Author: Semi

Deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski, ka akuzuar se ish kryeministri dhe deputeti i tanishëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, akoma e përdor telefonin e kryeministrit, faturën e të cilit e paguan shteti. “Më ka arritur fatura e telefonit të Gruevskit, gjegjësisht e telefonit zyrtar të kryeministrit,  me të cilin prej në mars deri në prill të 2017-tës, ka bërë 184 mijë denarë për roaming. Kjo do të thotë se shteti i paguan koordinimet e Gruevskit prej Maltës për cirkun që e kanë bërë këtu”, tha Bogoevski. Ai tregoi se “deputetët e VMRO-DPMNE-së me bllokimin e Kuvendit e mbulojnë krimin, atë që…

Lexo më Shumë

Prokuroja speciale, Lençe Ristovska, ka deklaruar se ekzistojnë disa variante të cilat po shqyrtohen sa u përket materialeve të cilat nuk arrijnë të zgjidhen deri në përfundimin e afatit të punës së Prokurorisë Speciale. “Kemi disa variante që po i shqyrtojmë por ende nuk kemi një vendim përfundimtar si institucion. Mundem të them se ato materiale nuk do të përfundojnë në fundin e një dollapi, qytetarët do e marrin vesh se çfarë përmbajte kanë ato – tha prokurorja Lençe Ristovska në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma. Kjo mund të interpretohet si paralajmërim se PSP do të publikojë përmbajtjet e…

Lexo më Shumë

Burime nga kryesia partiake e BDI-së kanë thënë për gazetën Dnevnik se deputetët e kësaj partie që  përkrahnin koalicionin me VMRO-DPMNE-në, respektivisht që negocionin me partinë e Gruevskit, tani e kanë kthyer goditjen ndaj treshit të nënkryetarëve – Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta, duke i akuzuar se ata dhe ministrat e BDI-së kanë mbetur nëkoalicion me VMRO-DPMNE-në edhe pse ka vendim partiak për koalicionim me LSDM-në. Arifi, Mexhiti dhe Bejta nuk kanë komentuar ndaj këtyre vërejtjeve, e as nuk kanë dhënë ndonjë ide se si të tejkalohet bllokada e Kuvendit dhe si të zgjedhet qeveria e re. Ahmeti…

Lexo më Shumë

Luan Kadriu dhe Llokman Sadiku, që të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, janë dy të rinjtë që sot pasdite kanë hequr flamurin shtetëror të Maqedonisë ndërsa kanë vënë flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës, shkruan gazeta KOHA. Dy të rinjtë tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa po hetohen shkaqet që detyruan dy të rinjtë të vendosin flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës. Shokët e Luanit dhe Llokmanit thonë se qëllimi i vendosjes së flamurit nuk ka qenë provokimi, por “kurioziteti” i dy të rinjve për të parë reagimin e institucioneve lokale. (koha.mk). Llokman Sadiku Luan Kadriu

Lexo më Shumë

Ismail SINANI Nëse ish kryeministri Nikolla Gruevski quhet sot kriminel, atëherë çfarë mund të jetë aleati i tij shqiptar?! A mund të jetë ai i ndershëm? A ka gjasa ai të mos ketë bërë krime? A ka gjasa ai të ketë menduar vetëm për popull apo… apo ndoshta firma e tij gjendet gjithkund ku është vendosur firma e “shefit”?! Megjithatë, kriminelët nuk kanë as etni, as parti, e as fe. Dhe, krimi nuk mund të luftohet me kriminelë. Në gjithë këtë situatë, vendi gjendet para një kaosi… politik. Qasja e dy krerëve politikë maqedonas, si e Gruevskit, ashtu edhe Zaevit,…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Tetovës çdo ditë përballen me shumë vështirësi se si ta nxjerin bukën e gojës gjatë gjith muajit, tani si është hapur koha ka dalë dielli kanë filluar të dalë edhe ekipi i inspekcionit nëpër Tetovë, njofton Televizioni Koha. Shumica e Tetovarëve posedojnë shitore të thjeshta të cilët mbajnë familje nga po ato biznese të vogla që i kanë, por inspekcioni nuk i len rehat duke ju kërkuar shum gjëra si kasë fiskale, firmë, puntorët e punësuar, thuajnë për Televizionin Koha shitësit e dyqaneve. Disa qytetarë Tetovarë të revoltuar për Televizionin Koha u shprehën se pse inspekcioni nuk vrapon…

Lexo më Shumë

Gazetari kontroverz Draga Pavloviq-Llatas ka thënë në emisionin ”Jadi Burek” se votat që i ka marr LSDM-ja janë nga qytetarët e varfër dhe të njejtat janë paguar nga dilerët e drogës. ”Biznesmenët e pakënaqur nga Ali Ahmeti janë kthyer kah LSDM-ja duke ju dhënë para për fushatë për të blerë vota nga qytetarë të varfër.” tha Llatas. Ai gjithashtu foli për rolin e protestuesve të ”Për Maqedoni të përbashkët” ”Unë jetoj në komunën qendër në Shkup dhe ata njerëz që protestojnë unë i njoh. Janë njerëz të denjë për të cilët them se mbi 80% të tyre nuk janë anëtarë…

Lexo më Shumë

Ish-deputetja, tani me profesion notere publike, Ermira Mehmeti, në profilin e saj në Facebook ka shkruar në lidhje me Sorosin dhe ndikimin pozitiv në Maqedoni. Mehmeti ndër të tjera ka shkruar se përveç dobive personale që ka pasur nga Fondacioni ‘Shoqeri e Hapur’ dhe përvojat e mira, ajo ka shkruar se Soros ka qenë mbështetës edhe për mijëra të rinj në Maqedoni, madje sipas Mehmeti, nga Soros kanë fituar edhe militant partiak të partisë së Gruvskit, ku tani njihen edhe si kritikues të ashpër ndaj çdo gjëje sorosoide. Lëvizja ”Stop Operacioni Soros” para disa muajve ka marrë iniciativën për të…

Lexo më Shumë

Projekti për modernizimin e Bit Pazarit vazhdon të ngelet një projekt në letër. Prezantimi  i këtij projekti është bërë  në vitin 2013, por asnjë iniciativë nuk është marrë për fillimin e të njëjtit, ndërsa tregtarët që punojnë aty vazhdimisht ankohen për kushtet që mbizotërojnë dhe për stërzgjatjen e këtij projekti që asesi nuk shohin realizimi e tij. “Kushtet i kemi të vështira siç e shihni edhe vet, premtime 3 vite me radhë na japin, papastërti e madhe, nëpër shi, nëpër borë, nxehtë kemi sa të duash, malli prishet. Premtimet vetëm janë të dhëna, premtime kote janë ato…U bënë shumë vite,…

Lexo më Shumë

Ti sqarojmë gjërat. BESA nuk tërhoqi propozimin e vetë për kandidat për kryetar të Parlamentit, por ishte refuzuar pikërisht nga LSDM-ja. Pra, nuk është vendimi me vullnet dhe vetiniciativë, por pasojë e aktiit të kryer para të cilit janë vënë, me fajin e vetë. Është hipokrizi tipike: “A la BDI”, që dështimin të na i shesin si suksese, parim dhe akt dinjiteti! E dyta, ‘dyshi’ të cilin e morën nga LSDM-ja në favor të BDI-së, tani eskalon në pakurrizori të BESA-s, e cila kinse demonstron rebelin para LSDM-së me pretekst: “nuk na pranuan kryekuvendarin”(!), por në fakt, ende qëndron si…

Lexo më Shumë

Sevdail Miftari ka dëshmuar se si 3 inspektor policor e kanë kërcënuar dhe i kanë dhënë sugjerime se si duhet të dëshmojë, kundër disa të akuzuarve tjerë. Miftari nuk ka dhënë emra të disa personave dhe të një inspektori policor që i ka vizituar në fshatin Hotël të Kumanovës. Tre inspektor policor kërcënojnë dëshmitarin “Pasi më kanë arrestuar, pas 1-2 javëve në burgun e Shutkës, 3 inspektor të policisë më marrin në pyetje. Deklaratën që e kam dhënë dua që ta shohin edhe shokët këtu. Njëri prej tyre më ka thënë që nëse dua ta shohë prap familjen time, duhet…

Lexo më Shumë

Tensionet në Maqedoni mund të eskalojnë, paralajmëron gazeta “Die Zeit”, duke akuzuar për këtë ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe refuzimin e tij për t’u larguar nga pushteti. “Kriza në Maqedoni, nacionalizmi në Kosovë, 180 ministrat në Bosnjë. Evropa ka kthyer kokën në këtë rajon dhe ka lëshuar Rusinë”, shkruan gazetari i njohur dhe kryeredaktori i gazetës “Die Zeit”, Teo Zomer.: “Evropa para dy dekadave tentoi të evropianozojë Ballkanin. Por ndodhi e kundërta: Evropa tani ndodhet në gjendje të ballkanizimit. Dhe e ktheu përsëri kokën dhe Ballkanin ia lëshoi armiqëve të tyre historik”, shkruan Teo Zomer. Ai gjithashtu për Nikolla Gruevskin…

Lexo më Shumë