Pas vizitës së përfaqësues së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini dhe eurokomisionerin për zgjerim Johanes Hahn, Maqedoninë do ta viziton edhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ndërsa Maqedoninë do ta vizitoj në suaza të turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, njofton TV21. Nga 24 deri në 28 prill do të viziton Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, në kontekst të përgatitjeve për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj në Sofje.
Author: Semi
Nafie Selmani Tregtarët e Bit Pazarit janë njerëz të vyeshëm, punëtor dhe të zellshëm. Ata punojnë ndershëm dhe me djersë të pastër e pa hakun e askujt mbajnë familjet e tyre. Dhe, po sigurisht nuk janë si ti dhe lloji yt – hiena të pangopura. Ata, edhe më tej vazhdojnë të punojnë në kushte të tmerrshme, për fajin tënd dhe bashkëpunëtorëve tu. E ju vazhdoni t’i gënjeni më shumë se dhjetë vite në çdo cikël zgjedhor se do ta rregulloni hapësirën e Bit Pazarit! Shyqyr Zotit që tregtarët e Bit Pazarit nuk janë si ti!
Afaristi Samir Mane, që njihet si shqiptari më i pasur në Botë, ka paralajmëruar ndërtimin e një qyteze të vogël në Shkup. Ai planifikon që të investojë rreth 300 milionë euro në hapësirat e Panairit të Shkupit, pasi që kompania e tij e fitoi tenderin për rrënimin e Panairit dhe ndërtimin e një objekti të madh, përfshi hotele, qendër tregtare, banesa, etj. https://youtu.be/CcMxWyPkNEo Në emisionin “Xing me Ermalin”, në Klan Tv, Mane thotë se do të ndërtohet një qytezë me 1400 banesa, qendër të madhe tregtare dhe katër kulla me zyra, dhe quhet “Qyteti i mençur”
Në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup të Maqedonisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një drekë pune me Komisionerin e BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. I pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat që u diskutuan në këtë drekë pune, njofton Zyra e Kryeministrit. Në këtë takim u theksua që digjitalizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është parakusht elementar për integrimin në Bashkimin Evropian. Në mes tjerash, Kosova konfirmoi bashkërenditjen e saj me shtetet e BallkanitPerëndimor në heqjen e tarifave…
Qeveria aktuale edhe shumë punë, ndërsa shteti është robëruar nga partitë politike, thekson Surja Rashidi, deputeti nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas tij, për raportin kanë kontribuar qytetarët, por për këtë vonesë, siç tha ai përsëri fajtorë kryesor janë qeveria e kaluar në mes VMRO-DPMNE dhe BDI, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Askush nga politikanët deri më tani nuk ka qenë i dënuar për vjedhjen e parave të qytetarëve. Në raport shkruan se në vitin 2017, ekonomia ka pasur rritje për zero për qind. Reformat në gjyqësi nuk ka, pra ende ka vendime selektive. Sistemi zgjedhor ende nuk është i ndryshuar, ndërsa deri…
Këtë të shtunë (21 prill) në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup do të mbahet mitingu amator i Atletikës “Shkupi 2018”, shkruan Telegrafi Maqedoni. Siç thuhet nga organizatorët ky miting i atletikës është për të gjithë ato që duan të vrapojnë, që në mënyrë rekreative merren me vrapim dhe sport, për ato që bëjnë përgatitje për Maratonën e Shkupit, apo duan t’i provojnë mundësitë dhe shpejtësitë e tyre në ndonjë disciplinë. Në mitingun amator pjesëmarrësit do të mund të garojnë në disciplinat e 100 metra, 400, shtafeta 4 prej 400 (1.600 metra), 5.000, 10.000 metra dhe kërcim në largësi. Të gjithë të…
Destinacioni ekzotik i njohur si parajsa e tatimeve është shteti ishull ku ka arritur hetimi i Prokurorisë Speciale, duke ndjekur paratë e paguara për rrugët e Maqedonisë që po ndërtohen me kredi kineze, thuhet në emisionin e ri të “Kod”./Lajmpress.com/ Nga kjo prokurori nuk komentojnë ngase bëhet fjale për procedurë parahetimore. Kjo procedurë heton se si janë lëvizur pjesë nga paratë e kredisë kineze që kapte shumën prej 784 milion dollarë amerikane. Kredia është parashikuar për rrugët Kërçovë- Ohër për të cilin janë marrë gjysme miliardë dollarë dhe për rrugën Shtip-Miladinovci. Hetimi, sipas informacioneve të ‘Kod’ ka arritur deri në…
Për kryetarin e Komisionit për çështje evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, ujdia për emrin nuk do të thotë edhe zgjidhje të të gjitha çështjeve. Në intervistën e tij për Deutsche Welle (DW), ai shprehet me shumë shpresë se është e mundshme që të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në lidhje me udhëzimin e Komisionit Evropian (KE) për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, Krichbaum thotë se kjo do të thotë që Bashkimi Evropian (BE) nuk e ka harruar Maqedoninë, dhe se nga ky vend varet se sa shpejtë do të bashkohet me BE-në. Krichbaum thotë se pas…
Për Nikos Kotzias, shef i diplomacisë greke, nuk ka kohë deri në qershor që Maqedonia të anëtarësohet në aleancën e NATO-së. Në intervistën e tij për radion greke “247”, Kotzias shprehet se marrëveshja mes të dy shteteve duhet të ratifikohet në forma të ndryshme, duke shtuar se referendumi i paralajmëruar do të merr dy muaj dhe vjen qershori. Pas referendumit vjen Kuvendi që merr sërish kohë tjetër, e pas kësaj vijnë ndryshimet kushtetuese. Kotzias është i vendosur në kërkesën greke se duhet të ketë ndryshime kushtetuese për të arritur marrëveshje, duke shtuar se identiteti është çështje e vetëvendosjes, por aspekti…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë përsëriti se raporti i Komisionit Evropian është pozitiv, ndërsa theksoi se në të nuk ka vërejtje. Sipas tij, kështu raporti shumë pak shtete kanë marr, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ky është një fillim i mirë për agjendën evropiane. Në radhë është kthimi në paketë reformuese. Presim datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, theksoi Xhaferi, i cili tha se nga natyra është optimist, ndërsa për hyrje në BE vlerëson se duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet. Xhaferi theksoi se Kuvendi në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me dialogun politik, ndërsa në…
Siç informojnë nga MPB, fatkeqësia ka ndodhur në tunelin e parë të rrugës. Shkupjani me iniciale N.T. (69) ka drejtuar automjetin “Citroen Berlingo” dhe në një momnet ka humbur kontrollën mbi veturën i cili ka dalë jashtë rrugës dhe ka rënë rënë humnerë. Pas kësaj, nga lëndimet e mara vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime të rënda ka marr bashkëudhëtari i tij M.I (66) nga Shkupi të cilin me veturën e ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Hetim në vendin e ngjarjes kanë…
Babai i Aleksandar Nakevskit, njërit prej djemve të vrarë në Liqenin e Smillkovës, akuzon zyrtarë të BDI-së për lidhje me rastin “Monstra”. Goran Nakevski mori fjalë në gjykatë dhe tha se kryeministri Zoran Zaev u ka treguar transkripte nga biseda të përgjuara në të cilat bisedojnë gjashtë zyrtarë të BDI-së. Nakevski tregoi se Zaevi ua ka treguar vetëm bisedën mes Nevzat Bejtës dhe të akuzuarit Fejzi Aziri, ndërsa identitetin e funksionarëve të tjerë nuk ua ka treguar. GORAN NAKEVSKI, BABAI I ALEKSANDAR NAKEVSKIT TË VRARË “Kur shkuam tek Zaevi na tha se do të na japë gjashtë biseda të funksionarëve të…