Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti. Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Lloga ka potencuar shqetësimin e tij për mos…
Author: Semi
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e tij, Fatos Reka, në një intervistë ekskluzive për indeks.mk, midis tjerash ka folur edhe rreth “Frontit për Europë”, ide kjo e promovuar publikisht nga ana e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Siç njofton indeks.mk, Reka ka thënë se ideja e kreut të integristëve është ide e qëlluar dhe se qëllimi i saj është që të gjithë forcat politike të orientohen në drejtim të integrimit sa më të shpejtë të RMV-së në Bashkimin Evropian. Në intervistën e cila e plotë do të plasohet ditën e nesërme, ambasadori Reka ka thënë…
Nga 20 ministra që ka kabineti i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, 10 prej tyre janë shqiptarë. Po ashtu zëvendës/Kryeministri është shqiptar dhe kryetari i parlamentit të Maqedonisë është shqiptar. Si ka mundësi që gjuha shqipe të ketë probleme me zbatimin e saj? Vetë shqiptarët drejtojnë gishtin nga shqiptarët e politikës, që sipas tyre, kanë bërë kompromise për përfitime personale. “Në kohën që gjysma e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga shqiptarë janë të pakta ato ministri që komunikimin me qytetarët dhe pushtetin lokal e bëjnë në gjuhën shqipe, siç janë të obliguar në bazë të ligjit. Aplikimet për fonde të…
Pallati i kulturës në Tetovën me 80% shqiptarë, paradoksalisht mban emrin “Iljo Anteski”, një partizan, hero kombëtar i Maqedonisë së Veriut. Muzeu ndodhet në rrugën “Marshall Tito” në qendër të Tetovës. Nëse do ta kërkosh një pllakatë me emrin nuk e gjen dot, përveçse në Google Maps, pasi është hequr për shkak të pakënaqësisë mes shqiptarëve. Ndërsa ky është muzeu i Tetovës, i cili deri një vit më parë e kishte emrin vetëm në maqedonisht. Emri në shqip, megithëse sërish pas maqedonishtes, iu vendos pas një përplasje fizike të përfaqësuesve të ministrisë së kulturës. Roja flet vetëm maqedonisht dhe në…
Faqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut drejtohet nga shqiptarë flasin maqedonisht. Mirëpo, nëse doni të lexoni për rendin dhe sigurinë publike, analiza, statistika apo ligje, nuk ka asgjë në shqip. Në një vëzhgim të bërë web faqeve të ministrive që drejtohen nga shqiptarët shihet se asgjë nuk është në gjuhën shqipe. I njëjti fenomen ndodh edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga shqiptari Bujar Osmani. Nëse klikoni mbi seksionin dokumente, asgjë nuk është në gjuhën shqipe, megjithëse rifreskimi i fundit i faqes është bërë së afërmi. Nëse klikoni tek seksioni “çështja e emrit”…
Në komunën e Tetovës më shumë se 80% e popullsisë është shqiptare, por shqiptarët janë të diskriminuar. “Shqiptarët janë komuniteti më i madh i diskriminuar në vendet e Ballkanit, sepse këtu gjuha shqipe është zyrtare pjesërisht, por në realitet shumë pak institucione e përdorin gjuhën shqipe”, u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Për çfarë e ka fjalën kryetari i komunës, ku flitet thuajse vetëm shqip? Ligji detyron që çdo komunikim zyrtar të kryhet dygjuhësh dhe në çdo institucion duhet të ketë edhe një shqiptar në zyrat e pritjes së publikut që u përgjigjet atyre. Kjo do të…
Muzeu i Alfabetit në Maqedoninë e Veriut nuk ka ende të zgjidhur çështjen e pronësisë. Në katin përdhe janë ende të dukshme reklamat e bizneseve. Kjo pasi kati përdhe dhe një pjesë e oborrit është në pronësi private. Ndonëse shtëpia ka qenë në pronësi të atdhetarit Fehim Zavalani, në kadastrën e Manastirit emri i tij nuk rezulton asgjëkundi. Regjistrimi i parë i kësaj prone në kadastër është bërë në vitin 1932. Çuditërisht shtëpia me sipërfaqe 266 m2 dhe 500 m2 oborr rezulton në pronësi të Jovanovic Kirkova Hrisulla, nga Manastiri. Më 1964, me vendim trashëgimie në kadastrën e Manastirit shkruhet…
Në pazarin e Manastirit nuk ka asnjë biznes shqiptar të reklamuar. Kamera e “Inside Story” e cila ka ndjekur nga afër situatën, ka vënë re se i vetmi biznes me pronar shqiptar që ndodhej aty, nuk kishte mbishkrim fare. Hristo Kirjazis është pasardhës i Qirjazëve të famshëm, që bënë aq shumë për gjuhën shqipe dhe shqiptarinë. Ai mban emrin e gjyshit të tij Kristo Qirjazi që udhëhoqi për një kohë të gjatë shtypshkronjën “Bashkimi i Kombit” në Manastir. Ai mbahet mend për punën e madhe në botimin e librave, teksteve dhe gazetave në gjuhën shqipe. Megjithëse mban ndër gjene një…
Prej më shumë se një shekulli, që kur u shkëput nga trungu shqiptar më 1913, shqiptarët e Manastirit u vunë nën thundrën e dhunës, shpërnguljeve masive dhe asimilimit. Gjurmët për të shtypur gjithçka shqiptare janë të qarta në objektin që tregon kamera e “Inside Story”. Duke nisur që nga pllakata në hyrje të muzeut, që më së pari flet maqedonisht dhe më pas vjen edhe shpjegimi në shqip. E njëjta strategji është përdorur edhe për emërtimin e portreteve të dijetarëve shqiptarë. Në mënyrë krejt absurde, emri i tyre është shkruar fillimisht me shkronjat cirilike të alfabetit maqedonas. Pas tyre vijnë…
Në shkollën 9-vjeçare shqipe “Goce Delçev” në Maqedoninë e Veriut, mësojnë shqip rreth 300 nxënës shqiptarë. Por krahas gjuhës shqipe, në klasën e dytë e kanë të detyrueshme të nisin edhe mësimin e gjuhës maqedonase. Problemi është se pasi mbarojnë shkollën 9-vjeçare në shqip, janë të detyruar të ndjekin një gjimnaz maqedonisht, pasi nuk ka gjimnaz në gjuhën shqipe. Çuditërisht emri i shkollës nuk është i shkruar asgjëkundi. Skandali është se në të vetmen shkollë shqipe të Manastirit, thuajse të gjitha njoftimet në korridoret apo sallën e mësuesve janë në maqedonisht. Nga disa filmime të fshehta të “Inside Story”, duket…
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përbëjnë afro gjysmën e popullsisë së Maqedonisë së Veriut por kanë vështirësi në përdorimin e gjuhës amë. VIDEO Në episodin e kësaj të mërkure Inside Story sjell një dokumentar të zgjeruar se si shqiptarët diskriminohen në trevat e tyre. Zbatimi i ligjit të gjuhës që ka nisur në vitin 2018, neglizhohet edhe nga institucionet që drejtohen nga shqiptarë. Njohësit e çështjes maqedonese thonë se kjo nuk është rastësi, por një vazhdimësi e politikave asimiluese të Shkupit, të nisura një shekull më parë. Si pasojë shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur duke u rrudhur në numra, ndërsa…
Zëvendëskryeministri i parë, nga BDI, Artan Grubi ka reaguar ndaj informacionit se tubimi i Grupit të zjarrit për disa sekonda ka kaluar në errësirë, shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike, transmeton TV21. Grubi thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, kjo falë politikave qeveritare. Por thotë se “drita e fortë t’i verbon sytë”. Më poshtë reagimi i plotë i Grubit: Fal politikave të suksesshme të Qeverisë, edhe përkundër krizës së madhe energjetike, nuk kishim asnjë sekond të restrikcioneve dhe të ndaljes së rrymës. Me keqardhje dëgjoj arsyetime dhe shpifje banale për “ndërprerje të rrymës” gjersa gjitha dritat…