Personi i cili më 27 prill, në protestat e dhunshme tërhoqi për floke deputeten e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, për TV 21, thotë se nuk i vjen keq për atë çfarë bëri, ‘Pse t’i marrë falje, pse e hoqa nga turma?’, tha sulmuesi i Sheqerinskës. Ai poashtu tha se nuk ka fëmijë, në pyetjen nëse është e vërtetë se djali i tij ka vdekur në Vicë, në konfliktin e 2001. https://www.youtube.com/watch?v=qZCd6cMRXsI
Author: Semi
Shkrimtari Kim Mehmeti ka kritikuar tendencën e vazhdueshme të partive maqedonse për t’i glorifikuar politikanët shqiptarë që janë të përshtatshëm për ta, shkruan Gazeta Lajm. “Ne shqiptarët e Maqedonisë gjithmonë kemi pasur pushtetarë, por jo edhe shtet! Dhe sa më i ulët ka qenë morali dhe njerëzorja e politikanit shqiptar, aq më i lartë ka qenë posti shtetëror që i është ndarë atij! Si do qoftë, le të jemi të vëmendshëm, ngaqë edhe tani, kur BDI’ja do bëhet pjesë e qeverisë së LSDM’së, askush dhe me asgjë nuk do mund ta prish ‘koalicionin e krimit dhe hajnisë’ mes VMRO-DPMNE’së dhe…
Proceset demokratike do të vazhdojnë me formimin e Qeverisë së re. Kështu ka deklaruar për Dojçe Vele, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai tha se proceset demokratike do të vazhdojnë dhe se shumica do ta realizojë obligimin para qytetarëve për zgjedhjen e Qeverisë së Re. Zaev ka potencuar se Nikolla Gruevski të gjithë këtë po e bën për të pasur mundësi që të bëjë pazar për amnisti. “Po, Gruevski këtë që e bën, e bën që të bëjë pazar për amnisti, por amnisti nuk do të ketë. Pas gjithçkaje që ka dëgjuar opinioni, për gjithçka që ka bërë – Gruevski …
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me qëndrim lidhur me zhvillimet në Maqedoni, që nuk përket me karakterin e kësaj Lëvizjes. Në reagimin e tyre për ngjarjet e këtushme akuzohet vetëm Gruevski dhe Ivanovi, thuajse ata nuk kanë bashkëpunëtorë shqiptar. Kjo i vjen njësoj sikurse shqiptarët e Maqedonisë të dalin me vlerësime se për zhvillimet negative në Kosovë fajet i ka vetëm Lista Sërpska, e jo Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Ja reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje! Në lidhje me ngjarjet dhe situatën e krijuar në Maqedoni, Lëvizja Vetëvendosje! mbajti një konferencë për media, ku folën deputetët Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Nënpërfaqësimi…
Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari, ka deklaruar ekzksluzivisht për Gazetën Lajm se i kanë emrat e sulmuesve të kryetarit të kësaj partie, Zijadin Sela. “I kemi emrat, kemi informacione. Tani për tani nuk do t’i përmendim. Jemi duke i verifikuar edhe zyrtarisht, me qëllim që të mos dalim me supozime dhe pastaj përmes avokatit do të ngrisim edhe pasi kundër tyre”, deklaroi Taravari për Gazetën Lajm. Ai ka treguar edhe ditën kur pritet që lideri i LR-PDSH-së të dalë nga spitali. “Përmirësimi i Selës po shkon mirë, nuk ka asnjë komplikim. Presim që të shtunën ose të dielën…
Për ndodhitë e fundit në Maqedoni ka shkruar edhe media konservatore gjermane “Die Welt”, sipas së cilës Europa për dallim nga SHBA është e pafuqishme për të ndërhyrë në vendin e vogël ballkanik. “Vizita e Hoyt Lee në Maqedoni ishte në vazhdën e gjetjes së zgjidhjes politike në Maqedoni dhe mos përsëritjen e ngjarjeve të 2001,” shkruan fillimisht Die Welt. “Pas Luftës së Kosovës shqiptarët e armatosur kërkuan më shumë të drejta në Maqedoni. Në fund u gjet një kompromis, por jo një zgjidhje e vërtetë.” Raportet e Maqedonisë me fqinjët Maqedonia është e vogël, e dobët edhe e kufizuar…
Një qytetare e punësuar në administratën qeveritare ka alarmuar se po përgatiten protesta masive dhe se anëtarët e VMRO-DPMNE janë mobilizuar për këtë. Një nga më të zëshmit është deputeti i kësaj partie, Johan Tarçullovski, i cili i ka dërguar porosi shefave dhe drejtorëve të disa institucioneve që të bëhen gati për protesta dhe të sjellin sa më shumë njerëz.
Sonte në #ClickPlus në TV21: Talat Xhaferi rrëfen për zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë! Si shpëtoi nga trazirat e 27 prillit kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë? A ka pengesa Talat Xhaferi për ta ushtruar funksionin si kryeparlamentar? U ndoqën në përpikëri apo jo procedurat për votimin e kryetarit të Kuvendit, dhe a mund të kontestohet zgjedhja e tij? Kur do t’i drejtohet kryeparlamentari Talat Xhaferi presidentit Gjorgje Ivanov për t’i kërkuar dhënien e mandatit Zoran Zaev që të formojë qeverinë e re? Shkruani në koment pyetjet tuaja! Disa prej tyre do t’i parashtrohen mysafirit! Ndiqeni…
Publicisti Kim Mehmeti thotë se BDI-ja që me besnikëri i shërbeu VMRO-DPMNE-së, është e gatshme të shkelë edhe mbi kufomat tona vetëm, që ajo të mbetet në pushtet! Publicisti Mehmeti gjithashtu thotë se gjithmonë do del ndonjë parti maqedonase që do i bëjë burrështetas edhe drejtuesit e BDI’së, për t’i përçarë shqiptarët. Për më tepër, lexoni postimin e tij të plotë: “BDI-ja e djeshme, që me besnikëri i shërbeu VMRO-DPMNE-së, i përçau dhe i armiqësoi shqiptarët e Maqedonisë deri në ato përmasa, sa nga grindja mes veti, ata nuk ia dilnin të shihnin se si përfaqësuesit e kësaj partie, ishin…
Mefail ISMAILI Me vjen keq që një deputet shqiptar (Ziadin Sela) u lëndua, më rënd nga të tjerët. Më vjen keq që kolegët e mij gazetar u ngujuan dhe qëndruan në stres me orë të tëra. (Sepse me 24 dhjetor 2014 un kam përjetuar dëbimin me dhunë nga ai objekt). Por nuk e kuptoj, ama hiç, si ka mundësi që “komandanti” që “shkatërroi” Jugosllavinë sot nuk ishte në front!? Si ka mundësi që “ushtarët” në Kuvend të këtij “komandanti” mos jenë cak i huliganëve, edhe pse disa ishin mes turmës (normal që nuk ja dëshitoj askujt të keqen dhe shyqyr…
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ka reaguar përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ambasadës në median sociale ndaj ngjarjeve që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, duke theksuar se janë të shqetësuar në lidhje me zhvillimet, raporton Anadolu Agency (AA). Në mesazhin e saj, Kara është shprehur se kanë ndjekur nga afër zhvillimet në Maqedoni që nga nga zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit dhe se e shohin me pikëllim mosformimin e qeverisë dhe faktin që vendi prej një kohe të gjatë gjendet në krizë politike. “Jemi thellësisht të…