Author: Semi

Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër shqiptar për Integrime Evropiane në Maqedoni, njëherësh zëdhënës i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kumtesat për media i lëshon në gjuhën maqedone. Osmani njihet si një përkrahës i zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Mirëpo, siç duket vet ai nuk po e respekton mjaftueshëm gjuhën shqipe, sepse siç mund ta shihni komunikatat dërguar medieve ai ka vendosur t’i shkruaj në gjuhën maqedone. Protestat që u mbajtën në Maqedoni kundër këtij zyrtarizmi, ai i kishte vlerësuar si “të orkestruara që të sjellin dhunë ndëretnike”, shkruan gazetametro.net. Foto: Komunikata dërguar mediave nga zyra për marrëdhënie me publikun e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka pranuar një dekoratë nga drejtori i gazetës Zaman në Shkup, medium që është në pronë të organizatave të afërta me Organizatën terroriste FETO. Supozohet se kjo dekoratë i është ndarë Xhaferit me urdhër të udhëheqësit të FETO-s, Fetulla Gylen dhe në këtë mënyrë ai ka pranuar të bëhet anëtarë i kësaj organizate, e cila te shqiptarët kryesisht regruton ish pjesëtarë të Ushtrisë dhe policisë jugosllave, si dhe bashkëpunëtorë të UDB-së, thonë burime nga policia për disa mediume maqedonase.

Lexo më Shumë

BDI i ka ngushtë punët me kandidaturën për kryetar komune në Strugë. Ramiz Merko paralajmëroi rikandidimin për këtë post, por njëkohësisht ai mori edhe miratimin e shumicës së nëndegëve. Deri tani nuk dihet nga kjo parti se a do të rikandidojë Merkon, të cilin e ka deleguar si ministër pa resor, apo do të shkojë me kombinatorika të tjera, duke nxjerrë ndonjë figurë tjetër. Nga selia e BDI-së në Tetovë theksojnë se po shqyrtohen të gjitha opsionet se me cilët kandidatura do të shkohet në zgjedhje dhe se për këtë do të zhvillohet debat i brendshëm partiak. (INA)

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, vazhdon t’i befasojë për keq 70 mijë votuesit shqiptarë që thuhet se ia dhanë votën partisë së tij. Deri tani si shpërblim për këto vota shqiptarët nga Zaevi kanë fituar vetëm dy deputetë (70 mijë vota sjellin së paku 8 deputetë) dhe një ministër kukull (pa resor). Kjo ka revoltuar përkrahësit shqiptarë të LSDM-së, raporton Almakos. “LR-PDSH edhe RDK me nga një autobus votues morën ministra edhe shumë pozita në qeveri, kurse LSDM me 70 mijë vota shqiptare asnjë zv/ministër apo sekretar shtetëror shqiptar. Kjo është paradoks që shqiptarët nuk do të ja falin Zaevit”,…

Lexo më Shumë

Visar Ademi: E shoh/ndegjoj Bujar Osmani te Nazimidhe nuk me besohet ate qe e ndegjoj. Si duket Bujari si dhe partija e tij akoma nuk e kane mare mesazhin nga zgjedhjet e kaluara. Ata akoma vazhdojne te sqarojne fenomenet sipas “metodologjise” se tyre. Bujari dhe funksionar te tjere si ai, kane kthyer mbrapsht vlerat e kesaj shoqerie. Ata me angazhimin tyre politik, vetem shfrytezojne poziten e tyre ne politike per te “fituar” punesim ne profesionin qe ato kane (pa mos permendur perfitimet monetare) ne institucione qe ata i kontrollojne. Ata shfrytezojne beneficionet e pushtetit per perfitime personale. Ne fakt duhet…

Lexo më Shumë

Përpjekjet e para për rikthimin e dialogut për çështjen e emrit po kalojnë pa angazhimin e partive shqiptare, edhe pse kërkesa që blloku shqiptar politik të përfshihet në procesin e bisedimeve është pjesë edhe e Deklaratës së Përbashkët. Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, bëjnë të ditur se në delegacionin që nesër do të udhëtoj për Athinë, nuk do të ketë asnjë përfaqësues shqiptar. Shefi i diplomacisë do të shoqërohet nga ekipi i tij, dhe ambasadori e Maqedonisë në Greqi, Darko Angelov.  Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në disa raste ka përsëritur se për partinë e tij, integrimi në…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i atëhershëm, Fatmir Besimi kishte rol më aktiv në bisedimet me palën greke. Ai pati zhvilluar disa takime me Ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, por pa rezultat. Korpusi politik shqiptar, përfshirë BDI-ja, Rilindja me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët, në deklaratën e përbashkët vunë nënshkrimet që shqiptarët të mos jenë më “vëzhgues” të proceseve të mëdha, por partner aktiv. Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat evropiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare – Miratimi i një rezolute të përbashkët dhe detyruese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Almakos mëson se, pas ezaurimit të debatit mbi propozimet për emra në kabinetet ministrore, LR-PDSH ka dalë me këto tre propozime për zëvendës-ministra edhe atë: Remzi Memedi – zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve Elmi Aziri – zv/ministër i Punës dhe Politikës Sociale Arta Toci – zv/ministre e Punëve të Jashtme Këto propozime verifikohen dhe aprovohen nga Kuvendi. Burime partiake thonë se asnjëri prej tyre nuk ka pyetur se çka u bë me platformën shqiptare, po një zëri kanë pranuar postet e ofruara.

Lexo më Shumë

Ambasadori dhe analisti politik Arsim Zekolli, në kolumnën e tij të fundit në Dojçe Vele, numëron disa çështje, që sipas tij duhet t’i ketë parasysh eksperti gjerman Rajnhard Pribe, gjatë vizitës së paralajmëruar në Maqedoni. Në mesin e këtyre çështjeve, Zekolli përmend edhe ndikimin ende të madh të shërbimeve sekrete, e posaçërisht fenomenin e afërsisë së Gruevskit me Mijallkovin, Zaevit me Verushevskin, si dhe afërsinë e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti edhe me Sasho Mijallkovin edhe me Zoran Verushevskin. “Problemi i dominimit të shërbimeve të pareformuara sekrete mbijeton pa kurrfarë ndryshimi, sikurse edhe për shkak të dy pikave paraprake, poashtu…

Lexo më Shumë

Pas përcaktimit të resorëve dhe emrave nga partnerët e koalicionit sytë e opinionit janë kthyer ka LSDM për të gjetur se sa dhe cilët funksionarë nga radhët e tyre do jenë shqiptarë shkruan Almakos.Duke marrë parasysh numrin e votave shqiptare për LSDM-në në zgjedhjet e  fundit pritet që më së paku çdo i dhjeti funksionar nga LSDM të jetë shqiptarë. Ky raport si duket u mbajt me rastin e caktimit të eshalonit të parë ku ministër nga radhët e LSDM-së u bë edhe z. Edmond Ademi. Por, ngase Ministria me të cilën do udhëheq z.Ademi është ministri pa resor mbetet…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA përmes kryetarit të Degës së saj në Çair, Bekim Saliu, ka thumbuar Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për takimin e tyre të përbashkët në Tetovë. Saliu në këtë mënyrë ka komentuar këtë takim, ja postimi: “Menduh dhe Ali , së paku një milion herë shqiptarët ju kanë ndegjuar duke shkëmbyer epitete të ndërsjellta njëri tjetrit të llojeve; spiun i UDBËS, spiun i këtij shërbimi, atij shërbimi… A mund të na e spjegoni çfarë keni të përbashkët ?!”

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare nuk përjashton një takim mes kryetarit të tyre Menduh Thaçi me atë të BDI-së, Ali Ahmeti gjatë ditëve në vazhdim dhe thonë se kjo do të ishte në kuadët të takimeve të rëndomta mes pushtetit dhe opozitës. Nënkryetari dhe deputeti i kësaj partie, Bardhyl Dauti, thotë për televizionin Shenja se përfundimisht PDSH mbetet në opozitë dhe nuk do të pranojë të jetë pjesë e koalicionit qeveritar nëse mer ndonjë ofertë të tillë. “Nuk ka asgjë konkrete, por një takim i tillë mes kryetarit dhe zotit Ahmeti mund të zhvillohet në kuadër të takimeve të rëndomta që zhvillojnë…

Lexo më Shumë