Author: Semi

Familjarëve të shqiptarëve të dënuar në rastin “Monstra” nuk podhemb aq shumë vendimi i Katica Janevës që të mos hapë lëndë për këtë rast, sa ju dhemb heshtja e prokurorëve shqiptarë në PSP. Ata për Gazetën Lajm thonë se kanë pritur së paku prononcim të prokurores Fatiem Fetai, e cila mori aq shumë përkrahje nga shqiptarët kur filloi me punë PSP-ja, por që dal ngadalë dëshpëroi pritjet e tyre. “Fatime Fetai duhej t’i thotë dy-tri fjalë për rastin tonë. Aq shumë foli për rastet e maqedonve dhe është turp që të heshtë për Monstrën”, thotë një familjar. Gjata paraqitjes së…

Lexo më Shumë

Kryetari i forumit rinor të  BDI-së, Bekim Memeti pas deklaratave të Manjallovskit për homoseksualët ka thënë se BDi duhet edhe ta largoj Branko Manjollovskin. “Në emrin tim personal dhe si Kryetar i FRBDI-së Tetovë, distancohem nga deklarata e Deputetit Branko Majnallovskit i cili në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Kuvend përkrahë martesat e gjinisë të njëjtë dhe të drejtat e LGBT-së . Mendojë se deklaratat e tilla janë personale dhe të përshpejtuara dhe nuk paraqesin qëndrimin zyrtarë të subjektit të cilit ne i takojmë. Andaj kërkojmë nga Organet kompetente të Partisë që të thirin…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela i cili me votat e tetovarëve u bë deputet ndërsa në Qeveri dërgoi menxi një zv.ministër ndërsa kryeshefin e Policisë në Tetovë dëshiron të sjell nga Gostivari tani ka goditur përsëri Tetovën. Sipas burimeve të portalit Shqipmedia dje është zhvilluar mbledhje e kryesisë qendrore të LR-PDSH në të cilën janë përjashtuar 2 anëtarët e kryesisë nga Tetova dhe atë Besa Kadriu dhe Faton Murseli. Nuk e dijmë se pse ka ndodhur ky veprim i kryetarit të LR-PDSH-së dhe ku qëndron problemi i tij me Tetovën dhe tetovarët mirëpo një gjë dihet se mënyra e veprimit nuk dallon nga…

Lexo më Shumë

Gazetari strugan Lindim Etemi e ka quajtur mashtrues liderin e LSDM dhe kryeministrin Zoran Zaev, i cili mori një numër të madh të votave shqiptare në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke luajtur në kartën e përfitimit të elektoratit shqiptar “Njëri mashtrues.. tjetri i  akuzuar për krime!, Kush është më i rrezikshëm”, ka qenë pyetja që ka parashtruar Lindimi, në faqen e tij në facebook, duke etiketuar Zaevin si mashtrues, ndërsa Nikolla Gruevski të akuzuar për krime. Kjo pyetje e parashtruar ka shtruar shumë debate.

Lexo më Shumë

Edhe avokati mbrojtës në rastin Monstra, Naser Raufi në rrjetin social Facebook është përfshirë nga mllefi si gjithë shqiptarët për shkak se Prokuroria Speciale Publike nuk hapi rast hetimor lidhu me Monstrën. Raufi ka komentuar me ironi nfaj Janevës, duke e quajtur “fallxhore” sepse pa e kërkuar fare rastin Monstra nga Prokuroria Publike, e ka ditur që nuk do ta japin. “Katica Janeva qenka bërë fallxhore: prej përparae paska ditur se lënda “Monstra” nuk do t’i jepet, prandaj fare nuk r paska kërkuar”, ka komentuar me mllef dhe ironi avokati Raufi.

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim edhe për dy zyrtarë të BDI-së, Ejup Halimin, koordinator i grupit parlamentare të BDI-së dhe Ismet Gurin, funksionar i partisë së Ahmetit të cilëët akuzohen për veprën penale parregullsitë zgjedhore, “shkatërrim të materialit zgjedhor” në rastin “Titanik”. Përveç anëtarëve të BDI-së, Specialja kërkon masa të kujdesit në rastin e njëjtë edhe për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe anëtarin e KSHZ-së nga kjo parti, Bedredin Ibraimi. Janeva paralajmëroi se për rastin “Tabela” për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Zajaz, hetimi do të zgjerohet edhe me funksionarë tjerë. Prokurorja Janeva u përgjigj në pyetjen nëse…

Lexo më Shumë

Duke marë parasyshë faktin se problemi me pikën për ngarkim – shkarkimit që ishte një brengë shumëvjeçare e banorëve ashtu edhe e NPK “TETOVA” Tetovë, ndërmarrja punoi intensivisht së bashku me Komunën e Tetovës në zgjidhjen e problemit. “Sot ju informојmë se në javën e ardhshme do të lëshohet në përdorim kjo pikë e re e ngarkim – shkarkimit. Kjo pikë funksionon përmes kontejnerëve të mëdhenj në formë të mbyllur, nga ku do të bëhet shkarkimi dhe ngarkimi i mbeturinave për në deponi. Gjithashtu ju informojmë opinionin publik se së shpejti do të kryhet pastrimi i shpejtë i lokacionit ekzistues…

Lexo më Shumë

Në hotelin Aleksandar Palace në Shkup dje pasdite është mbajtur tryeza e liderëve e thirrur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Deri në mbyllje të këtij edicioni të gazetës takimi ende nuk kishte përfunduar. Takimi sërish u bojkotua nga partia më e madhe opozitare, Lëvizja Besa, kurse për herë të parë mori pjesë PDSH e Menduh Thaçit, përmes përfaqësuesit të lartë, Luan Tresi. Njohësit e rrethanave politike, thonë që është mirë që ka takime, por, këto takime duhet të shfrytëzohen për të mirën, për interesat e popullit e jo vet politikanëve. Sipas tyre , tryezave të tilla u ka humbur…

Lexo më Shumë

Militantët e LR PDSH-së dhe Arben Taravarit kërcënojnë gazetarin Hamdi Nuhiju Militantët e LR PDSH-së kanë kërcënuar dhe sharë gazetarin Hamdi Nuhiju pse ky i fundit ka kërkuar nga ministri i shëndetësisë Arben Taravari që të kujdeset për uljen e çmimeve me qëllim që qytetarët të mos kanë nevojë të blenë barna në Luginë të Preshevës. Pas statuseve të gazetarit Nuhiu në adresën e tij në Facebook kanë ardhur qindra sharje e kërcënime prej militantëve të LR PDSH-së. Në vijim po ua përcjellim këto sharje dhe ofendime.

Lexo më Shumë

Diplomati Arsim Zekolli ka goditur ashpër Lëvizjen BESA për qëndrimet e saj të fundit politike. “Nese punet nuk kryhen neper hotele, as kerkesat e vonuara e ster-vonuara per “Monstren” nuk kryhen me pres konferenca sa per sy e faqe. Dhe dy dite para se te skadon afati i Katices e Fatimes. Besa kishte boll raste ne Kuvend e ne takime me Zaev dhe Bejli te ngrite ceshtjen. Me pres konferenca tallava nuk kamuflohet dot papergjegjesia dhe tinzaria populliste.”, ka theksuar analisti dhe diplomati Zekolli. Ky reagim i tij vjen pasi që BESA nuk shkoi në takimin e liderëve të partive…

Lexo më Shumë

Njëri ndër më të afërmit e Ali Ahmetit dhe Fazli Veliut, Fatmir Limani kritikon ashpër ministrat e rij shqiptarë në Qeveri. Ai në postimin e tijë në Facebook shkruan: “Ministrat shqiptarë në mbëledhjen e Qeverisë kan miratuar kërkesën e Aleksandar Obradoviqit për të marrë nënshtetësinë e këtijë vendi!!! Ndërkohë që shqiptarët e mjerë presin me dekada të marrin nënshtetësi ! Le të pyeten, për çfarë e përgatisin këtë njeri?!!!” – ka shkruar në profilin e tij Limani. Ndryshe, Fatmir Limani deri më tani ka qenë zv.drejtor i kompanisë shtetërore për elektranat e Maqedonisë ELEM, dhe përderisa ka shijuar rrogën e majme…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka theksuar arsyet se përse nuk marrin pjesë në takimin e liderëve shqiptarë të ftuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Gashi ka theksuar se institucionet, sidomos Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohen dhe hapen çështjet e rëndësishme dhe jo hotelet. “Vlerësimi dhe perceptimi ynë është se ky takim nuk do jetë i dobishëm, por vetëm për fotografim. Pasi që çështjet e rëndësishme nuk zgjidhjen nëpër hotele, por në institucione”, theksoi Gashi. Sipas tij, partitë duhet të hapin çështjet e rëndësishme në Kuvend dhe të formohet grupe të punës.

Lexo më Shumë