Mungesa e ujt të pijshëm vazhdon të ngelet problem kyç i shumë vendbanimeve shqiptare. Fshati Sllupçan i Komunës së Likovës, është edhe një fshat tjetër që nuk e ka të instaluar ujësjellësin, duke i detyruar banorët të shërbehen vetëm me anë të bunareve që i kanë nëpër shtëpitë e tyre. Kështu çdo vit kur vjen sezona e verës dhe rriten temperaturat, puset shterren dhe banorët ngelin pa ujë të pijshëm dhe për nevojat shtëpiake. QYTETARË: “Për shkak të temperaturave shumë të larta, janë shterrur shumë puse, pasojat janë sepse ujësjellësin e kanë sjellur në fshatin Shllupçan, por ende rrjetin nuk…
Author: Semi
Për shkak të politikës dyftyrëshe të LR-PDSH-së, kryeministri Zoran Zaev ia ka treguar derën e qeverisë Zijadin Selës, duke i thënë se më nuk është i dëshirueshëm në koalicion dhe se mund të dalë kur të dojë, thonë burime partiake në Qeveri. Zaev është nevrikosur nga patriotizmi i rrejshëm i Zijadin Selës në njërën anë dhe bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në në anën tjetër, prandaj ka vendosur që ta përjashtojë LR-PDSH-në nga Qeveria, theksojnë këto zëra. Mirëpo Pas këtij vendimi të Zaevit, Sela ka filluar ta lutë Zaevin që të mos e përjashtojë nga qeveria, duke i thënë se patriotizmin e ka…
Nuk kanë kaluar 10 ditë që kur Serbia zgjodhi lesbiken Ana Brbatiq për kryeministre, deputeti i BDI-së Branko Manojllovski doli me propozim për legalizim të martesave homoseksuale. Për njohësit e rrethanave politike në rajon kjo nuk është rastësi, por tregon se selia partiake në Reçicë është në koordinim të plotë me Beogradin, përmes ambasadës serbe në Shkup. Në BDI pritet që në këtë periudhë të aktrojnë se qëndrimi i Manojllovskit nuk është qëndrim partiak, por njohësit e rrethanave në këtë parti, madje edhe vetë përfaqësues të BDI-së, thonë se Manojlovski ka dalë me qëndrimin e tij për homoseksualët në koordinim…
Kështu janë mbrëmjet në familjen Pavlevski. E vetmja dritë gjatë natës është drita e hënës. Në pamundësi për të paguar rrymën elektrike, më shumë se tre vite kjo familje jeton në errësirë. Stojçe Pavlevski, thotë se dëshira më e madhe e tij është që djali i tij 15 vjecar të kthehet në shtëpi. Ai është larguar nga shtëpia ë kur është ç ‘kyçur rryma. Stojçe thotë se është i gatshëm ta shes edhe veshkën e tij për të paguar rrymën dhe për të kthyer djalin e tij. “Dhe për këtë erdha në përfundim që unë të shes njërën veshkë, se…
Me rishikimin e Buxhetit për këtë vit, i cili të premten u miratua nga Qeveria dhe që së shpejti do të gjendet për shqyrtim para deputetëve në Parlament, aspak asnjë qindarkë nuk parashihet për autostradën Shkup-Bllacë. Edhe pse Kosova në pjesën e saj e ka afruar lidhjen me Maqedoninë pothuajse deri në kufi, te ne vazhdon përralla e njëjtë, edhe pse në programin qeveritar të LSDM-së si prioritet gjendet pikërisht kjo rrugë. Njëjtë ishte gjatë tetë viteve të kaluara. Askush nga ministrat e BDI-së, nuk ka informacion se pse rruga Shkup-Bllacë nuk parashihet me rishikimin e buxhetit. As nga zëvendësministrja…
Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i cili u shkëput nga struktura e Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) të udhëhequr nga Vesel Memedi, ka bërë fajtor pikërisht Vesel Memedin, për mosbashkimin e partive politike shqiptare opozitare për të dalë së bashku në zgjedhje e parakohshme parlamentare të dhjetorit të vitit 2016. Sipas tij, Vesel Memedi e pengoi këtë bashkim e opozitës, me ndihmë të BDI-së. ”Ka vetëm një fajtor i cili mbanë përgjegjësi të plotë pse nuk erdh deri te unifikimi i opozitës shqiptare për zgjedhjet e vitit 2016, dhe ky emër identifikohet me Vesel Memedi. Ky është personi më përgjegjës…
Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti e ka quajtur kryetradhëtar liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Seka vetëm pse ai e ka përmendur emrin e tij. Dauti thotë se vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj interesave të popullit shqiptar të Maqedonisë. “Kryetradhëtari Ziadin Sela, po mundohet me përly emrin tim. Vazhdoj të jem i përkushtuar ndaj interesave të popullit shqiptar në Maqedoni, për platformën dhe programin e PDSH-së nën udhëheqje të liderit të kësaj platforme Z. Menduh Thaçi. Ndërsa tradhëtarëve, jo vetëm historia por edhe e tanishmja ua tregon vendin ku e kanë” ka shkruar Dauti
Reportazh nga Almakos Këto janë banjat e Tetovës. Është një pikë turistike që nuk përmendet shpesh edhe pse ka natyrë të mrekullueshme dhe më e veçanta, ujë mineral që del nga toka e për të cilin thuhet se kuron disa sëmundje. Ndër vite këtë vend e kanë vizituar turistë nga shtete të ndryshme, pasi të njejtin jua ka rekomanduar mjeku si kurë për sëmundjen nga e cila kanë vuajtur. Për ta parë se si është sot, e vendosëm veten në rolit e turistit dhe vendosëm ta vizitojmë këtë vend, i cili ndodhet rreth 4 km nga qyteti i Tetovës. Këtë…
Shkruan Vesel Memedi: Edhe ju Latif Arifi, por edhe soji yt, sikur të lehnit edhe 365 ditë gjatë tërë vitit, edhe ate nga 10 herë në ditë, si kjo lehja juaj publike ndaj meje dhe ministrit të RDK, nuk do të leni asnjë përshtypje. Lehjet e qenve endacak, që lëvizin herë këndej dhe herë andej, nuk mund të kenë asnjë ndikim te unë dhe ministri i RDK-së. Keni të drejtë kur thoni se nuk më njihni as mua dhe as ministrin, sepse ne kurrë nuk kemi patur punë me qenë endacak si puna juaj. Mburemi me faktin që nuk na…
Lideri i RDK-së më vulë tregon një rast interesant se edhe bashkëshorja e tij i ka thënë se nuk duhet të meret me çështjet shqiptare “Kur u nisëm për në Danimarkë, gruja mtha, po rej be çe ktue a tej tka mbet tmiresh me çështje kombëtare shqiptare” ka deklaruar Vesel Memedi në Danimarkë video që ka publikuar Latif Arifi i LR-PDSH-së. Ndryshe kjo zënkë mes Aleancës ka nisur që nga dita kur Vesel Memedi nuk pranoi të emërohet ministër i pushtetit lokal ku dërgoi një anëtarë të RDK-së dhe mbeti vet deputet.
LR-PDSH përmes një komunikate i është përgjigjur kryetarit të VMRO-DPMNE-së, duke ia kumtuar lajmin se veten do ta gjejë në Shutkë. “Personi që realizoi skenarin e dhunshëm të 27 Prillit, tani prej opozite po mundohet të gjoja të prish punë dhe të provokojë politikisht kryetarin e Lëvizjes për Reforma. Po ia bëjmë të qartë këtij personi, se qëndrimin e Lëvizjes për Reforma dhe Ziadin Selës në qeveri nuk mund as ta diktojë e as ta vendosë ai. Ndërsa e kundërta ishte me të. Ishte Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët, ata që e larguan Gruevskin dhe partinë e tij nga…
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, mori pjesë në konferencën vjetore të Unionit të Forcave Rinore të OBRM-PDUKM-së, moto e së cilës ishte ”Lëvizim”. Para të pranishmive, Gruevski ka deklaruar se ky union është njëra nga shtyllat kyçe të partisë që ai drejton, duke shtuar se rinia e partisë ka dëshmuar se Maqedonia ka të ardhme, ka forcë, energji. Gruevski shfrytëzoi rastin që t’i replikojë edhe me Ziadin Selën e LR-PDSH-së, për deklaratat e këtij të fundit se do të dalin nga Qeveria nëse nuk votohet ligji për gjuhën shqipe, shkruan Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, Ziadin Sela nuk ka aspak guxim që të…