Author: Semi

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në një postim në Facebook ka reaguar për raportin e ri të progresit të Komisionit Evropian, në të cilin u rekomandua pa kusht që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gruevski shkruan se VMRO-DPMNE-ja për tetë vite me radhë, prej të cilëve gjashtë vite ka marrë rekomandim ka kusht, derisa sipas tij, LSDM-ja nuk krijoi krizën politike, njofton Telegrafi Maqedoni. “Kushti është larguar pasi VMRO-DPMNE-ja vendosi interesat shtetërore para atyre partiake dhe ndihmoi në procesin, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Interesat shtetërore para interesave partiake”, shkruan Gruevski. Përndryshe, gjatë ditës së djeshme…

Lexo më Shumë

Nikolla Vojminovskit, të akuzuarit për tentim-vrasjen e Zijadin Selës i ra të fikët në sallën e gjykatës, raporton Shenja. Të akuzuarit e tjerë vrapuan për ta kapur pasi po binte në tokë, ndërsa pas tij reaguan edhe policët dhe avokatët, shkruan TV Koha. Vojminovski nga seancat e kaluara e njoftoi gjykatën se merr insulinë shkaku i sëmundjes së diabetit. Shkaku i gjykimit që po zgjat nga ora 10 e mëngjesit dhe shkaku i ajrit të rënduar në sallën e gjykimit e cila është përplot, Vojminovski u përkeqësua. Menjëherë erdhën ekipe të ndohmës së shpejtë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev theksoi se nuk ka lëshime ligjore në rastin e Fejzi Azirit, që është i akuzuar për rastin “Monstra”. Aziri që po vuante dënimin për tregti të paligjshme me armë në Burgun e Shtipit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë më 28 shkurt ka marrë vendim për ndërprerjen e vuajtjes së dënimit për shkak të sëmundjes. Sipas Xholev, më 21 shkurt, Aziri ka bërë kërkesë për vazhdimin e ndërperjes së vuajtjes së dënimit, por deri në fund të muajit nuk ka pasur përgjigje ndaj kësaj kërkese, dhe se ai më 1 mars duhej të kthehej në burgun e Shtipit. Procesi…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini me ton pozitiv ka shpehur lëvdatë ndaj Qeverisë, duke thkesuar se duhet të vazhdoj në rrugën drejt implementimit të reformave. Mogerini në preskonferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev nuk zbuloi nëse do të merret vendim për të filluar bisedimet në muajin qershor. “Maqedonia duhet të vazhdojë me realizimin e reformave dhe të bëjë hapat e radhës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu them se keni bërë hapa impresionues me fqinjët e juaj, sidomos në marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë. Sot do të kem takim me gjith kryeministrat e rajonit dhe nëse keni menduar…

Lexo më Shumë

Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarve në rastin “Monstra” i është drejtuar publikisht ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas arrestimit të Fejzi Azirit, i cili është gjithashtu mes të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës. Ajdari në një postim në Facebook thotë se është e kuptueshme të thuhet se Fejzi Aziri ka qenë i ndjekur nga policia për shkak të sigurisë, por të thuhet se është arrestuar me urdhër të burgut të Shtipit është e pakuptueshme, pasi sipas Ajdarit, Aziri nuk ka qenë në arrati por është lëshuar në liri nga ana e organeve kompetente,…

Lexo më Shumë

Gjashtë zëdhënëset e Agim Nuhiut i cili i emëroi me 8 mars të këtij viti, siç duket më shumë pushojnë se sa punojnë. Edhe pse mediat shqiptare thurën lavde për policinë e Maqedonisë e cila flet shqip sië duket ishte vetëm një mashtrim nga MPB-ja dhe SPB-të ku janë këto zëdhënëse. Në SPB-në e Tetovës, zëdhënësi i fuqishim maqedonas Marjan Josifoski një ditë e dërgoi një raport në gjuhën shqipe dhe prej atë ditë nuk është parë asnjë informacion në gjuhën shqipe edhe pse këta zëdhënëse e kanë për detyrë që të informojnë publikin në gjuhën shqipe. Ende nuk dihet se çka bëjnë gjashtë zëdhënset…

Lexo më Shumë

Policia ka burgosur gjashtë valltare në një objekt hotelierik në fshatin Forinë të Gostivarit, shkruan Telegrafi Maqedoni. Siç theksojnë nga MPB, bëhet fjalë për një person nga Shqipëria dhe pesë nga Maqedonia. Burgosja është bërë mbrëmë nga ora 23:00 deri orën 24:00 pas kontrollimit të objektit, nën pronësi të personit me iniciale R.B nga Dobërdolli.

Lexo më Shumë

Në afërsi të lagjes Vizbeg mbeturinat e banorëve të komunës Shuto Orizare të Shkupit digjen nën qiellin e hapur duke ndotur ambientin jetësorë. Ndërmarrja publike “Higjiena Komunale” dhe komuna e Shuto Orizares fajin për trajtimin joadekuat të mbeturinave ia hedhin fajin njëra tjetrës. Kryetarja e Këshillit të Shuto Orizares, Fatime Osmanovska thotë se zanafilla e probemit me mbeturinat është nga koha kur është ndërprerë bartja e tyre në deponinë “ Drislla”. Osmanovska shton se ndërmarrja publike i ka premtuar komunës se problemi i trajtimit të mbeturinave do të zgjidhet brenda një afati shumë të shkurtë. “Komuna dhe kryetari kanë njohuri…

Lexo më Shumë

Partitë në pushtet – LSDM dhe BDI kanë insistuar të pritet njëherë çfarë do të thuhet për KSHZ-në në Raportin e progresit dhe më pas të përkrahin VMRO për kthimin e përbërjes së vjetër prej shtatë anëtarëve si zgjidhej e përkohshme, pa përfaqësimin e ekspertëve siç ka qenë këto dy vite Në funksion të marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian, pozita dhe opozita kanë intensifikuar bashkëpunimet për ligjet reformuese, së fundmi me miratimin e disa ligjeve në sferën e gjyqësorit, shkruan gazeta KOHA. Por në grupet punuese mes LSDM-së dhe VMRO-së jo gjithçka ka shkuar mirë sa i…

Lexo më Shumë

Në Shkup po mbahet Samiti i parë digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor në të cilin përfaqësuesit e qeverive, të organizatave joqeveritare dhe të sektorit të biznesit po debatojnë për përparësitë e transformimit digjital të shoqërisë, shkruan REL. Komisionierja Evropiane për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Marija Ivanova Gabriel, theksoi se Unioni në mënyrë intensive punon në përgatitjen e agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor, që është pjesë e strategjisë së të BE-së për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor. Por, ajo tha se ky proces nuk do të jetë i lehtë, dhe se pikat kryesore për këtë nismë do të jenë sigurimi i…

Lexo më Shumë

Njohësit e çështjeve evropiane vlerësojnë se raporti progresit i Komisionit Evropian për Maqedoninë konstaton në mënyrë reale arritjet e vendit në zbatimin e reformave dhe përpjekjeve që bën për të kapërcyer mangësitë e shumta që ka shkaktuar pushteti i kaluar. Sipas tyre vendi duhet të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar të zbatojë reformat me qëllim që Maqedonia të mund të fillojë shumë shpejtë bisedimet për anëtarësim në BE. https://youtu.be/ErdhqNHyRYQ

Lexo më Shumë

Përmirësimi i bashkëpunimit dypalësh ekzistues në fushën e trajnimit dhe edukimit ushtarak, duke shqyrtuar mundësitë për forma të reja bashkëpunimi nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, si dhe duke shkëmbyer përvojat dhe duke përdorur aftësitë ushtarale çka posedojnë të dyja vendet, shkruan Telegrafi Maqedoni. Këto ishin temat që u diskutuan sot nga shefat e Shtabit të Përgjithshëm të forcave ushtarake të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Gjeneral-major Metodija Veliçkovski dhe Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Veliçkovski në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri zhvillojn takime të nivelit më të lartë në Shtabin Gjeneral të forcave të armatosura të dhe Ministrisë…

Lexo më Shumë