Punën që bën mësuese Shpresa është në baza vullnetare dhe tregon se ky profesion, nuk ka qenë punë për të, por dashuri që e ka ushqyer çdo ditë e më shumë, që e ka mbajtur gjallë e vitale siç është edhe sot, shkruan Portalishkollor.al. Kjo mësuese mba mësim në oborrin e shtëpisë së vet me fëmijë të ndryshëm të lagjes të cilët nuk kanë kënd lojërash. Dhe krejt këtë e bën pa para për të na bindur neve se lumturia vërtetë qëndron të fëmijëria për të cilët është bërë njëfarë roje e dritës për ta. Elani i saj për punë…
Author: Semi
Në një intervistë për Almakos, aktivisti Bardhyl Marku tregon për kushtet e deponisë të qytetit të Dibrës. Deponia e Dibrës, të cilën Marku e quan një katrahurë, e cila shfrytëzohet për hudhjen e mbeturinave, jo vetëm nga komuna e Dibrës, por edhe nga komuna e Mavrovës dhe Rostushës, në bazë të një marrëveshje ndër komunale, njofton Almakos. Ai thotë se zjarret në deponi janë të sheshta, ndërsa fare pranë deponisë, ka objekte individuale në të cilat jetojnë dibranë. Vetëm para një jave pati një intervenim në deponinë e qytetit nga ndërmarrja komunale “Standard”, në koordinim me Kryetarin e Komunës,…
Komuna e vetme e Maqedonisë me shumicë të komunitetit rom nuk ka gjinekolog prej vitesh. Dikur aty ka punuar një i tillë me emrin Numan, por pas tij nuk erdhi më askush. Madje edhe pllaka kur tregohet se dikur ka pasur gjinekolog tani është e shkatërruar tërësisht. Ndërkohë, gratë e atyshme nuk preferojnë të shkojnë te gjinekologë të tjerë diku tjetër, edhe për arsye çmimi por dhe arsye etike. “Duhet uhet me intervenime të gjejmë një gjinekolog amë. Unë njëherë kam shkuar në Zhelezarë dhe pagova 1 mijë denarë. Më nuk kam shkuar. U bënë 6 vite që nuk kam…
Pronari i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari ka ironizuar me takimin e sotëm të partive politike, i thirrur nga kryetari i RDK-së, Vesel Memedi. “Pas Veselit, nesër në ora 14:00, Plaku i Llojanit i fton në konak liderët partiakë!”, ka shkruar Hajdari. “Kush nuk vjen është tradhtar?!”, ka vazhduar ai me stil ironik. Paraprakisht edhe gazetari Arben Zeqiri me ironi ka komentuar takimin e sotëm të partive shqiptare. “Një koalicionit nuk i ndejti besnik, ju ende shpresoni se platformes kombetare do ti rije besnik? S’ka faj Veseli, ka gjet po lun. Jo rastesisht u be ai deputet pa kokërr vote. Edhe…
Pas takimit të thirrur nga Vesel Memedi, kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), në një konferencë për media, ka shtuar se në këtë takim u diskutua rreth ligjit të përdorimit të gjuhëve, ku ka pasur materiale shtesë për të dhënë kontribut të gjithë pjesëmarrësit e tryezës së përbashkët. ”Kemi rënë dakord, që ligji për përdorimin e gjuhëve, të shkojë paralelisht edhe si vendim i Qeverisë, që do të jetë pjesë përbërëse edhe punimeve të Kuvendit të RM-së dhe paralelisht të dërgohet edhe në Komisionin e Venedikut’. Veseli ka shtuar se kjo është bërë në bashkëpunim të të gjithë partive pjesëmarrëse,…
Në një intervistë për Almakos, aktivisti Bardhyl Marku tregon për kushtet e deponisë të qytetit të Dibrës. Deponia e Dibrës, të cilën Marku e quan një katrahurë, e cila shfrytëzohet për hudhjen e mbeturinave, jo vetëm nga komuna e Dibrës, por edhe nga komuna e Mavrovës dhe Rostushës, në bazë të një marrëveshje ndër komunale, njofton Almakos. Ai thotë se zjarret në deponi janë të sheshta, ndërsa fare pranë deponisë, ka objekte individuale në të cilat jetojnë dibranë. Vetëm para një jave pati një intervenim në deponinë e qytetit nga ndërmarrja komunale “Standard”, në koordinim me Kryetarin e Komunës, por…
Zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së Mogerini dhe komisarin Han në Këshillin për stabilizim dhe asociim, pas një viti pausë që do të thotë rikthim të vendit përsëri në rrugën e integrimeve. “Dhash tre porosi kryesore se planin 3-6-9 do ta realizojmë, ligjin për gjuhën shqipe do ta miratojmë dhe se do adresojmë çështjet e hapura me fqinjët dhe se këto janë parakushtet kryesore për të debllokuar procesin e integrimet dhe qeveria është e përkushtuar në realizimin e detyrimeve tona”, ka thënë zv/kryeministri Osmani.
Në një intervistë për Almakos, Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata thotë se ky post kërkon përgjegjësi dhe duhet të përmbushen kërkesat e qytetarëve, të cilët e kanë sjellë në këtë detyrë, madje duke filluar nga ndryshimet sipas vizionit të tij, duke filluar nga thesari i historisë dibrane, nga arsimimi, shkolla, etj. Ku prej Mavrove deri në Likovë 200 dibranë kanë qenë mësues, thotë Ruzhdi Lata në një intervist per Almakos Lata është i mendimit se popullatës shqiptare në Maqedoni, shkrim – leximin ia ka mësuar dibrani. Ai tregon se gjimnazin Dibra e ka themeluar në vitin 1962, por…
ABDYLMENAF BEXHETI Për më shumë se 6 javë qeverijes, vazhdon avazi vjetër i kryeministrit Zaev me ,,ekipin ekonomik,, të qevrisë tijë!!! Krahas shumë takimeve të deritanishme të kryeministrit Zaev me Asociacionet ekonomike (Odat), takimit me afaristët më të mëdhej në vend (panairi i Shkupit),…Konferencave me tematikë ekonomike…dje ishte kulmi kur Zaev, sërish i shoqëruar vetëm nga ministrat ,,e tijë ekonomik,,-Angjushev dhe Sugarevski, takon përfaqësuesit më të lart të Bankës Botërore për regjionin dhe vendin! Në fokus të bisedës ka qenë pikërisht përkrahja e Maqedonisë për zhvillim ekonomik dhe pikërisht ministri i ekonomisë, sërish nuk është prezent? Nuk habitem se çka…
Getoja shqiptare në Shkup – dëshmi e vdekjes së “bashkim-vëllazërimit” multietnik midis popullit shqiptar dhe kolonizatorëve sllavo-maqedonas në shtetin artificial dhe kolonial “Maqedonia” Si jetojnë shqiptarët në Shkup në krahasim më sllavo-maqedonasit, të bën shumë përshtypje… Pjesa sllavo-maqedonase është e zhvilluar, e përparuar, kurse pjesa shqiptare ka mbetur fare e pazhvilluar, asgjë të investuar, rrugica të pa asfaltuara sa prishen gjithë makinat në to, s’ka ujë të rregullt… Pjësa shqiptare ka shtëpi të vogla, të ndërtuara më djersë të shqiptarëve që punojnë për të mbijetuar, kurse pjesa sllavo-maqedonase ka pallate të shtrenjta të ndërtuara prapë më djersën e popullit shqiptar,…
Brodeci ka pritur me lot dhe mall bashkëfshatarët e tyre që u liruan pasi vuajtën 10 vite burg. Ata sot e kësaj dite deklarohen të pafajshëm dhe thonë se kanë qenë viktima të një procesi të montuar politiko-gjyqësor. “Vetëm shpirti im e din si i kam kaluar këto vite pa djalin”, ka thënë për Art Channel nëna e njërit prej të arrestuarëve që u liruan dje. Pas dalje nga burgu ata nuk e dinë se si të vazhdojnë me jetën e tyre, sepse ndihen gati të pa aftë pa punë, përderisa patjetër duhet të përkujdesen për familjet.
HALKBANK AD Skopje është themeluar më 15.03.1993 si Shoqëri aksionare dhe bankë univerzale për kryerjen e të gjitha llojeve të punëve bankare në Republikën e Maqedonisë nën emrin Izvozna i Kreditna banka AD Skopje. HALKBANK AD Skopje është brend stabil rritës i cili vepron duke përmbushur vizionin e saj global përmes ofertës së produkteve inovative dhe shërbimeve që paralelisht ecin me rritjen e besimit nga ana e klientëve si tregues më i madh i suksesit. Brendi bankar turk Halkbank në Maqedoni është i pranishëm nga prilli i vitit 2011. Si tregues i përcaktimit të fortë për pranishmëri dhe strategji afatgjate…