Author: Semi

Sonte janë takuar kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi ku temë bisede kanë pasur ngjarjet aktuale politike në vend. “Sonte, kryetari i Lëvizjes BESA, Dr. Bilall Kasami, zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi. Temë e bisedës ishin ngjarjet aktuale politike sidomos ato në kampin politik shqiptar. Lëvizja BESA e udhëhequr nga kryetari Kasami gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e interesuar të gjejë mënyrë dhe mekanizma për të gjetur rrugën më të mirë për artikulimin e interesit të shqiptarëve në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga…

Lexo më Shumë

Bekim Fazliu nga PDSH ka thënë se ata e kanë lëshuar tryezën e bisedimeve për shkak qasjes jo konstruktive të partive që janë pjesë e Qeverisë. “Kemi dallime të mëdha sa i përket zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe. Ne vlerësojmë se propozimi i partive tjera për sa i përket zyrtarizimit të gjuhës shqipe është mashtrim, është I njëjti mashtrim që ka qenë në vitin 2008 dhe 2011”, tha Fazliu, duke shtuar se ata kanë dërguar propozimin e tyre për sa i përket zyrtarizimit të gjuhës shqipe./Almakos

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë i njoftoi anëtarët e Këshillit me aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që janë ndërmarrë në drejtim të realizimit të prioriteteve urgjente reformuese. Njëkohësisht, theksoi rolin e Këshillit për reforma si trup këshillëdhënës, detyra primare e të cilit është diskutimi për vendimet më të rëndësishme për çështjet juridike nga Strategjia për reforma të sektorit të gjyqësorit në proces nga draft versioni punues deri në miratimin e saj përfundimtar, si dhe për zgjidhjet ligjore që do të rrjedhin nga e njëjta. Ministri i Drejtësisë i tregoi pritjet e Ministrisë së Drejtësisë dhe potencoi mundësinë që vetë Këshilli…

Lexo më Shumë

Të gjithë e dimë se me vite të tëra, gjendja e mjerueshme e kësaj rruge ka malltretuar banorët e fshatit tonë. Rruga në foto, është rrugë e cila për 30 vite është në këtë gjendje, gjendet përreth shkollës së fshatit, po ashtu lidh fshatin me autostradën me një gjatësi prej 3 km (kilometrave), ndërsa tani pas gjumit të thellë plot 12 vite, organet e pushtetit lokal të udhëhequr nga BDI, “zgjohen” të bëjnë asfaltimin e vetëm 700 metrave. Fshati Gradec në veçanti, çmimi, vlera dhe dinjiteti i një komune siç është Komuna e Vrapçishtit në përgjithësi, nuk është vetëm 700…

Lexo më Shumë

Katarakti është një mjegullim i thjerrës së syrit, që jep një pamje të keqe, në të cilin rast, transparenca e thjerrës humbet dhe gradualisht dobëson funksionin e shikimit. Ekspertët rekomandojmë mos të pritet pjekja e kataraktit, siç ka qenë rast më parë. Katarakti operohet kur e zvogëlon cilësinë e jetës. Si manifestohet dhe sa është e rrezikshme? Lloji më i zakonshëm i kataraktit paraqitet gradualisht dhe kryesisht pas viteve të 50-ta të jetës. Karakteristike është se paraqitet gradualisht dhe prandaj ndodh që pacientët sidomos në fillim mos e perceptojnë paraqitjen e tij. Kur fillon katarakti e redukton transparencën e thjerrës…

Lexo më Shumë

Deklarimet e qeveritarëve se nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe por vetëm avancim të saj, kanë ngjallur reagime të ashpra të Lëvizjes BESA. I kontaktuar nga portali Sakte.net, deputeti dhe sekretari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka thënë se deklarime të tilla janë tërësisht të papranueshme dhe se ky subjekt politk në asnjë rrethanë dhe me asnjë kusht nuk do të lejojë zvarritjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe. Në këtë pikë, e cila është pjesë edhe e deklaratës se përbashkët të partive shqiptare, Lëvizja BESA është e pakompromis, ka deklaruar deputeti Afrim Gashi “Lëvizja BESA ka qenë e…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari në një intrevistë për “Zërin e Amerikës”, ka qartësuar se gjuha shqipe nuk do të bëhet gjuhë zyrëtare në Maqedoni, por do të ketë avancim të përdorimit të saj. “Ndryshimi kushtetues do të ishte zgjidhje e vetme e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe, por pasi që kemi një numër deputetësh që nuk lejojnë ndryshime kushtetutare, atëherë e pranuam të gjitha partitë shqiptare që të jetë avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe e cila do të ishte e kapshme për këtë periudhë kohore derisa të krijohen kushte për ndryshime kushtetutare”, ka thënë Travari.…

Lexo më Shumë

Drita Abazi, nga Kumanova (fshati Sllupçan), brenda një viti ka arritur të mësojë gjuhën gjermane dhe me rezultate të shkëlqyeshme ka arritur t’i kalojë lëndët mësimore dhe si rezultat i është dhënë mundësia që të regjistrohet në shkollën e mesme të mjekësisë. Kjo ka qenë befasi e këndshme për familjarët por edhe gjermanët, sepse Drita Abazi deri para një viti nuk ka ditur asnjë fjalë në gjuhën gjermane. Në ceremoninë e semimaturës, drejtori i shkollës gjatë aktit të shpërndarjes së diplomave Drita Abazit i është drejtuar me “mjekja Drita”. Drejtori i shkollës ka folur fjalë miradije për Dritën dhe familjen…

Lexo më Shumë

“Kumanova” mund të futet në ciklin e teorive të konspiracionit, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e ngjarjes. E përditshmja kosovare “Koha Ditore” disa muaj më parë ka publikuar dëshmi të reja mbi personat e përfshirë në rastin e Kumanovës. Sipas kësaj gazete, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, si drejtues të një grupi prej 44 personash, para se të ndodhte rasti i Kumanovës, kishin planifikuar të sulmonin Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës. Plani ishte të lironin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë, të burgosurit me inicialet B.K. dhe B.B. të…

Lexo më Shumë

SHKRUAN: Minur Asani -Je kundër librit shqip. -Kundër literaturës Islame. -Kundër librave shkollorë. – Kundër lektyrave për fëmijë. -Kundër konvikteve për nxënës dhe studentë. -Kundër edukimit të mijëra nxënësve dhe studentëve. -Kundër kurseve për gjuhë të huaja. -Kundër edukimit të femrës shqiptare. -Kundër bursave për nxënës dhe studentë. -Kundër studimit të qindra studentëve shqiptarë në vende të ndryshme. -Kundër ndihmave të mijëra jetimëve. -Kundër qendrave të civilizimit, kulturës, shkencës. -Kundër televizionit nacional shqiptar. -Kundër revistave nacionale shqiptare. -Kundër ngritjes dhe vetëdijes së kulturës shqiptare. -Kundër ndërtimit të shkollave, xhamive, spitaleve, univerziteteve të cilat janë ndërtuar me ndërmjetësimin e Adnan Ismailit…

Lexo më Shumë

  Ditëve të fundit në Komunën e Haraçinës në mënyrë intensive disa rrugë janë asfaltuar. Derisa kryetari i Komunës Brahim Ajvazi po mburret për punën që po e bën, një banor u ankua se për rrugën e asfaltuar në lagjen e tyre kanë paguar nga xhepi i tyre. Xhelal Arifi tha se disa herë kishte shkuar tek komuna për të kërkuar që edhe rruga e tyre të asfaltohet por përgjigjen të cilën e ka marrë ka qenë “S’ka Buxhet”. “Kam paguar 5100 euro kjo rrugë është 126 metra dhe përfshin diku 510 metra katrorë. Këtu jemi 4 shtëpi që jetojmë…

Lexo më Shumë

Ish-zv/kryeministri dhe njeriu më me ndikim i kësaj partie, Musa Xhaferi synon që në garën për komunën e Kërçovës ta nxjerrë një kandidat të afërt të tij. Ndër emrat e përmendur është edhe Avzi Sulejmani, një aktivist dhe afarist i suksesshëm, që u përmend këtyre ditëve nga disa portale. Por asgjë nuk është bërë zyrtare nga kjo parti dhe se për këtë kanë heshtur edhe kreu i kësaj partie Ali Ahmeti. Ndërkohë, Fatmir Dehari, kryetari aktual i komunës ka bërë të qartë se del edhe për një mandat në mejdanin politik zgjedhor për komunën e Kërçovës. Ai prej tani ka…

Lexo më Shumë