Author: Semi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nga pikniku në Çair ka folur për zhvillimet politike si dhe marrëveshjet apo mosmarrëveshjet me partitë politike shqiptare për zgjedhjet lokale. Ai ka folur edhe për pozicionimin e tij karshi BDI-së dhe partive tjera në pushtet. “Nuk bëjmë koalicion me këta që janë në pushtet. Ka pas shpifje se këto janë me BDI, Alinë. Është e qartë se skemi marrëveshje dhe koalicionimi. Po pse ulemi me të. E para për të ulur konfliktin politik mes shqiptarëve. E dyta si parti më e vjetër dhe me më përvojë ekziston bindja në Shqipëri dhe Kosovë se ne…

Lexo më Shumë

Ish deputeti Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, eshte kthyer me ne fund ne shtepine e tij ne Shkup, pas shume vitesh arrati per shkak te nje fletarresti. Ai kthyer ne shtepi, e ka konfirmuar nepermjet facebook, ku shihet me isha bashkeluftarin e tij Bekim Dardhishta. Hoxha ka paralajmeruar se neser namazin e xhumasë do ta fal në xhaminë e Çairit. “Sapo u vendosem te familja ne shkup. Neser inshallaAllah do e falim Xhuman ne Xhamin e Qairit te imam SADUSHI. Un si ish komandant i UÇK-së dhe ish deputet i Parlamentit të Maqedonisë padrejtësisht kam qen i përndjekur më shum se 10…

Lexo më Shumë

Robert Elsie publikon së fundmi në faqen e tij një raport të August Schmidhuber, komandant i Divizionit SS të shqiptarëve të Kosovës, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari. Raporti vjen pra pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë dhe aty siç dihet tanimë, konsideratat gjermane për rekrutët dhe cilësinë e divizion “Scanderbeg” janë jo shumë të larta. Raporti ka rëndësi për historinë e afërt politike të shqiptarëve të Kosovës, pasi aty jepet një pamje e angazhimit të tyre në formacionet SS të nazistëve duke nisur nga shkurti 1944, përkundrejt qasjeve relativzuese të atyre historianëve…

Lexo më Shumë

UNIONI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË NË REPUBIKËN E MAQEDONISË  R E A G I M Unioni i Intelektualëve Shqiptarë në Repubikën e Maqedonisë (UISHRM), me shqetësim po i përcjell zhvillimet e fundit rreth Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dhe tendencave dashakeqe për politizim të këtij institucioni të mirëfilltë shkencor. Unioni reagon me indinjatë të thellë ndaj qëllimeve të këqija të partive të caktuara politike shqiptare, për ndërhyrje të dhunshme politike në Institut, në kohën kur në të janë bërë dhe po bëhen punë të mëdha në aspekt të ndriçimit të shumë aspekteve shkencore në sferën e…

Lexo më Shumë

Miratimi i Ligjit për gjuhën shqipe nga ana e qeverisë në Maqedoni, ka nxitur reagimin edhe të përfaqësuesve të Lëvizjes BESA, si partia më e madhe opozitare tek blloku politik shqiptarë. Sipas Adnan Azizit, anëtar i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA, ky ligj është dëshmi se LSDM së bashku me koalicionin qeveritar, shqiptarët nuk i shohin si shtetformues por si “përkatësi etnike mbi 20%”. Ai vlerëson se gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare në tërë territorin e shtetit dhe jo vetëm nivel lokal. “Shqiptarët në Maqedoni janë komb shtetformues dhe jo “përkatësi tjetër etnike mbi 20%”. Të gjitha arsyetimet janë…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani në faqen e tij zyrtare, ka treguar fjalët e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti të cilat ia kishte thënë për gjuhën shqipe. “Në Ohër, vendi më i pershtatshëm për ta prezentuar ligjin per përdorimin e gjuhëve së bashku me kryeministrin Zaev i cili pati guximin dhe vullnetin për të ecur përpara në drejtim të fuqizimit të marrëdhënieve ndëretnike, zv. kryeministrin Hazbi Lika i cili tregoi urtësi dhe palekundshmëri në miratimin e ketij projekti. E gjithe kjo u mundesua me iniciativën, largëpamsinë dhe liderizmin e kryetarit Ali Ahmeti i cili në çdo rast më…

Lexo më Shumë

Sot para portës së mbyllur të komunës së Karposhit qytetarët e kësaj komune mbajtën një protestë simbolike me qëllim të kthimit të vëmendjes kah ndotja e ajrit atmosferik që në komunën e Karposhit për një kohë më të gjatë po arrin në nivele alarmante. Organizatorët e kësaj proteste thonë se në vend se dikush ta dëgjoj zërin e tyre dhe t’i marrë parasysh ankesat e qytetarëve, ata për ankesat e tyre që i kanë bërë në mënyrën më të civilizuar, duke u drejtuar te institucionet përkatëse dhe duke kërkuar angazhim më të madh të organeve të komunës dhe vetë kryetarit…

Lexo më Shumë

Ueb faqja ndërkombëtare webometrics.com, në listën e fundit të renditjes së universiteteve në botë, Universitetin e Evropës Juglindore(UEJL), e ka renditur në vendin e dytë, në mesin e universiteteve shqiptare dhe në vendin e tretë, në mesin e universiteteve të Maqedonisë. Universiteti i Evropës Juglindore duke u bazuar në performancën akademike të mësimdhënies, punën kërkimore shkencore ka shënuar ngritje të ndjeshme në ranglistat botërore dhe rajonale, që bëjnë renditjen e universiteteve bazuar në performancën e tyre. Në ranglistën e fundit, të publikuar nga ueb faqja më e njohur ndërkombëtare e renditjes së universiteteve sipas performacës dhe aktiviteteve të uebit, Universiteti i…

Lexo më Shumë

Zeqirija IBRAHIMI Janë krahasime pa shije dhe pa lidhje interpretimet e disa jugosllavëve të vonuar se “për neve më i rëndësishëm është zhvillimi ekonomik sesa zyrtarizmi i gjuhës shqipe”. Ose edhe më keq: “Gjuha shqipe nuk na jep as bukë, as ujë e as punë”. Kjo i bie që ne shqiptarët nuk jemi edhe qenie politike dhe nuk duhet të kemi kërkesa që e shprehin identitetin tonë. Pra, ani se maqedonasit i shpenzojnë 1 miliard euro për projektin identitar “Shkupi 2014″. Ani se ata na mbajnë larg Europës për shkak te një elementi të identitetit të tyre. Ani se ata…

Lexo më Shumë

Pas lajmit te publikuar ne A1.on dhe Fokus per kandidim te mundshëm te Dushko Veskovskit per prefekt te komunës Karposh nga ana e LSDM-së,në redaksinë tone u lajmëruan banore te Nerezit-antarë te LSDM të shqetësuar nga kjo kandidaturë.Veskovski i cili eshte me prejardhje nga fshati Zllokuqan njihet me qëndrimet e tij etnocentrike dhe antishqiptare.Në pranverë të këtij viti me procedurë partiake u përcaktua si person që në nivel komunal eliminoi kandidaturën e Edmond Ademit për anëtar të Këshillit Qendror në LSDM.Përndryshe Ademi është një ndër ministrat më aktiv në qeverinë RM si minister përgjegjës për marredhënie me diasporën.Gjithashtu Ademi është…

Lexo më Shumë

Katarakti është një mjegullim i thjerrës së syrit, që jep një pamje të keqe, në të cilin rast, transparenca e thjerrës humbet dhe gradualisht dobëson funksionin e shikimit. Ekspertët rekomandojmë mos të pritet pjekja e kataraktit, siç ka qenë rast më parë. Katarakti operohet kur e zvogëlon cilësinë e jetës. Si manifestohet dhe sa është e rrezikshme? Lloji më i zakonshëm i kataraktit paraqitet gradualisht dhe kryesisht pas viteve të 50-ta të jetës. Karakteristike është se paraqitet gradualisht dhe prandaj ndodh që pacientët sidomos në fillim mos e perceptojnë paraqitjen e tij. Kur fillon katarakti e redukton transparencën e thjerrës…

Lexo më Shumë