#ClickPlus, sonte 21:00 në TV21! Edhe sa kohë duhet të presin Haraçinasit për ujë dhe kanalizim? Çka premtuan kandidatet para banorëve? Kush e ka përkrahjen e popullit e kush të partisë? Përgjigjet i mësoni të martën në ora 21:00 në #TV21
Author: Semi
Rrallë herë është parë të flasë për televizionet kosovare, por ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, tash si lider i opozitës vendosi të shprehet për Klan Kosovën. Ai në një intervistë ekskluzive ndër të tjera tregoi pse nuk ka qenë asnjëherë në vizitë zyrtare në Kosovë. Më tutje Gruevski tregoi edhe për majin e 2015-tës në Kumanovë, dhe se si intervenoi vet si kryeministër i atëhershëm. https://www.youtube.com/watch?v=-ocfN3ABkDc
Zotri Kryetar, Zotri Shef i Shtabit Qëndror Zonja e zotërinj, kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë të kuvendeve tona komunale, Vëllezër e motra të familjes së madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim! Të dashur qytetarë! Jam këtu para jush, për të përçuar mesazhin e fuqishëm se ne jemi edhe për këtë garë zgjedhjesh, thellësisht të bindur se kemi për të dalë fitues, se kemi për të vazhduar varganin e fitoreve të deritanishme. Zoti Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti! E kam të vështirë të flas në emër të 18 kandidatëve për kryetarë komunash, për shkak se çdo komunë, nga…
“Besa nuk i pëlqen as VRMO DMPNE’së e as LSDM ngaqë nuk ka politikanë të korruptuar, për dallim nga BDI e cila bashkëqeverisi gjatë tërë kohën me partinë e Nikola Gruevskin, ndërsa sot është e preferuar e LSDM’së ngaqë partive maqedonase iu pëlqejnë politikanë shqiptarë të korruptuar Kjo është frikë e BDI- së ngaqë BESA e përgjysmoi dhe tash e kanë frikën se nuk do ta fitojnë asnjë komunë në zgjedhjet lokale dhe kjo është arsyeja e shpifjeve nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët në adresë të Lëvizjes BESA, ka thënë Emad Mehmeti./Sakte.net
I ftuar në Tv Art, anëtari i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA, Emad Mehmeti ka deklasuar kundërshtarët politik me argumentet që ka përdorur lidhur me zgjedhjet lokale “Clirimi nga mafia urbane që e ka instaluar BDI do të jetë një prej prioriteteve kryesore. Është tragjike të flasim në shekullin 21 të flasim për ajër të pastër, që është rezultat i qeverisjes së BDI – së. Kur nuk ka as kushte elementare për një jetë dinjitoze. Nuk e di se sa me fytyrë BDI vazhdon të kërkojë vota nga shqiptarët kur nuk ka përmbushur thuajse asnjë premtim”, ka thënë Emad Mehmeti.…
LSDM i do shqiptarët e korruptuar sepse i zhvatë më lehtë; në këtë mënyrë e stimulon krimin dhe korrupsionin te shqiptarët dhe shqiptarët janë liga e dytë dhe të parëndësishëm, mjafton të jenë vota që Zaevi të ketë pushtet. Ndërsa ligji për gjuhën shqipe është një mashtrim në prag të zgjedhjeve lokale. Kështu shprehet Zeqirija Ibrahimi, nënkryetar i Lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar të Çairit. Ibrahimi thotë se kur bëhet fjalë për shqiptarët, LSDM-ja dhe VMRO-ja janë njësoj dhe, sipas tij, kryeministri Zaev nuk i ka parë asnjëherë shqiptarët si qytetarë të vendit të tij. Për kryeministrin shqiptarët janë…
“Ku ishin sonte Nevzat Bejta dhe Arben Taravari ? Bejta përkujton dëshmorin e kombit, Avni Elmazi. Taravari me Visar Vishkën në Pub.Dallimin e beni vet Ju te respektuar Gostivaras”, është ky një koment nga qytetari i Gostivarit që u postua në faqen Korrektori mbrëmë në Fejsbuk. Këto fotografi janë publikuar mbrëmë në rrjetet sociale. Fotografitë nga Akademia Përkujtimore dedikuar 25 vjetorit të vdekjës së veprimtarit Avni Elmazi i postoi mbrëmë Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. “Vepra e dëshmorëve udhërrëfim i përjetshëm. Lavdi Avni Elmazi”, shkruan Bejta në Fejsbuk, duke postuar fotografi nga Akademia Përkujtimore. Ndërsa fotografitë ku Taravari…
Oferta jonë për bashkëpunim OJQ-ve dhe partive politike garuese në Çair, që identifikohej me Projektin për ndërtimin e Çairit, të pagëzuar “Çairi: Shkupi i Vjetër – Shkupi i Ri”, u është dërguar të gjitha partive politike garuese, përveç lidershipit aktual të VMRO-DPMNE-së. Me këtë rast, dua të falenderoj publikisht të gjithë ata politikanë nga të gjitha partitë garuese në Çair, duke nisur nga Aleanca për Shqiptarët, BDI, BESA, PDSH dhe disa anëtarë të LSDM-së, që e mbështetnin projektin tonë ndërtimor për Çairin, por që ndikimi i tyre në kryesitë e tyre, e sidomos kundrejt grupeve të caktuara të interesit,…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në mes tjerash në emisionin e hapur në Tv Telma në mes tjerash ka folur edhe për Arben Taravarin dhe zgjedhjen e tij që të garojë për kryetar të Komunës së Gostivarit. ”Tek ky njeri shoh ministër me kualitete. Kërkoj që t’i lëmë njerëzit të sjellin vendime personale. Veprimet e mija si shef i kësaj qeverie kanë kufinj demokratik. Të mos kalojmë në diktaturë. Nuk do doja që ta humb si njeri me kualitete” tha Zaev në emision. Zaev gjithashtu ka thënë se me BDI-në kanë bërë koalicion shkaku i numrave, edhe pse gjatë përdorimit…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, e cila njoftoi tërheqjen e tij nga detyra e ministrit dhe kandidaturën e tij për kryetar të Gostivarit, po vendos familjarë të tij në bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike. Megjithëse ai njoftoi se do të largohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të kandidojë për kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, si duket nuk po largohet plotësisht. Dora e tij e zgjatur në Shëndetësi do të jetë kushëriri i tij i parë, Genc Taravari, i cili është edhe anëtar i Bordit të Institutit Publik për rehabilitimin e dëgjim, të folurit dhe zërit. Vendimin…
Kontradiktat e ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari nuk kanë të ndaluar. Është bërë praktikë e qasjes së tij në kontakt me publikun. Si ministër, në fillim kundërshtoi sistemin elektronik “Termini im” dhe paralajmëroi heqjen nga përdorimi të së njejtës, që pastaj të korrigjon veten dhe të thotë se sistemi është shumë i mire dhe i njëjti nuk do të largohen nga përdorimi. Ashtu ndodhi edhe me drejtorët ekonomik nëpër spitale kur tha që të njëjtit do të hiqet si funksione në institucionet shëndetësore. Kjo nuk ndodhi, sepse, pastaj ndërroi qëndrimin. Paqëndrueshmëria dhe jokonzistenca e tij u shpreh edhe me kandidaturën…
“E dua (zemrën)❤️time! “Urime dhe na priftë e mbara! Prej sot në Çair ia filloi jehona e fitores. Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë dhe do të jetë krejt ndryshe. Të gjithë prej sot e kanë vetëm një refren – Çairi është me BESË!”, ka shkruar në rrjetin e tij social kryetari i degës së Çairit, Bekim Sali, njofton portali Sakte.net duke mobilizuar strukturat e Lëizjes BESA për fitoren e kandidatit nga radhët e kësaj Lëvizjes, Zeqirija Ibrahimi./Sakte.net