Dyshoj se ky rast është i montuar, ashtu edhe kjo lëndë penale dhe atë në mënyrë klasike, konsideron Naser Raufi, avokat i të akuzuarve në rastin “Monstra”, pasi sot në Gjykatën supreme në Shkup u mbajt seanca e hapur lidhur me rastin për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë. Sipas Raufit, dëshmitari i mbrojtur me paraqitje të ndryshme e tregon dyshimin e tij. “Ka bërë gabime gjatë detajeve kur ka regjistruar të akuzuarit, ka përzier persona dhe nuk ka dhënë imazh të qartë. Nuk e flet të vërtetën dëshmitari, gjykata le ta shqyrtojë”, ka thënë Raufi. Para kësaj edhe avokati Gjorgji…
Author: Semi
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot u tkaua me ambasadorin e Republikës së Kubës, Pablo San Horhe Rodrigez, ku u potencuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe nevoja që të njejtat të përforcohen dhe të thellohen. Xhaferi, siç informojnë nga kabineti i tij, e ka informuar ambasadorin kubanez se në Kuvend është formuar Grupi parlamentar për bashkëpunim me vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve, dhe theksoi se do të japë kontributin e tij në përforcimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja palëve. Kryetari Xhaferi e theksoi bashkëpunimin e mirë multilateral, veçanërisht në kuadër të OKB-së, si…
Tre raste të reja me fruth nga e ashtuquajtura deponi Tregu i shumicës janë regjistruar javën e kaluar me çka numri i përgjithshëm është gjashtë persona të hospitalizuar, ndërsa nga muaji i kaluar e deri më tani numri i përgjithshëm i të sëmurëve paraqet 11, deklaroi sot dr. Zharko Karaxhovski nga Instituti për shëndet publik, anëtar i Komisionit për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Theksoi se të gjithë gjashtë personat janë izoluar në Klinikën infektive dhe janë larg mundësisë për bartje të kësaj sëmundje mes popullatës. “Pas njohurisë për të gjitha këto raste, ekipet nga Qendra për Shëndet Publik…
Kryetari aktual i Gostivarit në intervistën për Almakos ka folur për projektet më tl rëndësishme në komunëne tij, të cilët kanë ndikukar në mirëqenien e qytetarëve. Bejta krenohet me ndërtimin e urrës mbi Vardar, me të cilën ka shkarkuar trafikun në Gostivar, me ndërtimin e stacionit të filtrimit për ujin e pishëm dhe për ndërtimin e objketit të ri të një shkolle të mesme, për të cilin thotë se është më I bukur në Maqedoni. Ndini intervistës me Bejtën se çfarë premton për mandatin e ri nëse rizgjidhet në postin e kryetarit të komunës. VIDEO INTEVISTA E PLOTE
Artan Grubi ka komentuar debatin e para disa dite në emisionin e Jeta Xharrës që u trasmetua në televizionin Art Channel, dhe që sipas tij ofertë dhe program konkret për komunën e Çairit ka ofruar vetëm kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, njofton TetovaSot. “E ndoqa debatin e konkurentëve për komunën time, për Çairin. I vetmi kandidat që e respektoi qytetarin, votuesin, me ofertë konkrete për çdo temë, me program të detajizuar me afate dhe buxhet, ishte profesori Visar Ganiu. Të tjerët me duar në xhepa, vlerësime paushalle dhe vetëm me akuza, u shfaqën pa ide, pa vizion, pa program dhe…
Këshilli për vlerësimin e vendimeve të prokurorisë pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka refuzuar ankessën e mbrojtjes së të akuzuarit Gjoko Popovski në lëndën “300” (Trista) dhe pranoi tërësisht vendimin e PSP-së kundër tyre. “Këshilli për vlerësimin e vendimeve të prokurorisë, në përbërje të gjykatëses Verka Petkovska si kryetar dhe gjykatësit Goran Boshevski dhe Tatjana Mihajllova, duke vepruar në vlerësim të Prokurorisë Themelore për dënim të veprave penale që dalin nga përgjimet jolegale kundër GJ.P, ka sjellur vendim me të cilin ankesa e mbrojtjes refuzohet si e pabazë, ndërsa vendimi i prokurorisë pranohet në tërisi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.…
Profesori universitar Arbër Çeliku, ka bë një krahasim mes gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë, që përbëjnë mbi 30 për qind të popullatës dhe katalonasve të cilët janë nën 20 për qind në Spanjë. Çeliku nënvizon faktin se edhe pse shqiptarët janë mbi 30 për qind, nuk gëzojnë as të drejtat elementare në Maqedoni. “Katalonja numëron rreth 7,5 milionë banorë, kurse Spanja rreth 46 milionë banorë, që i bie më pak se 20% e mbarë popullësisë së Spanjës, ndan, pak a shumë, të njëjtin korpus vlerash me popullin spanjoll si: gjuhën, përkatësinë fetare, doket, zakonet, traditat dhe mëton pavarësinë e plotë.…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dërgoi shembuj nga Kodi i gazetarëve të Maqedonisë deri te gjitha mediat të regjistruara në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA). “Kodi etik i SHGM-së u miratua në vitin 2001 dhe për herë të parë u distribuua deri te të gjitha mediat në shtetin tonë. Shkaku i ngjarjeve të fundit dhe zgjedhjet lokale në vijim, u paraqit nevoja për ta prezantuar atë edhe një herë. Si në profesionet tjera, ashtu edhe në gazetari, parimet etike bazohen në vlerat themelore të profesionit dhe standardeve që i përmbush çdo profesionist. Me respektimin e këtyre…
Sot në mengjes policia e Kumanoves me urdher te inspektoriatit të Komunës ka marrë një aksion për prishjen e një shtëpie në lagjen e Trimave në Kumanovë. Ky gjest ka prapavijë të dyshimtë dhe se ka revoltuar banorët e shumte, të cilët kanë tentuar te ndalojnë policinë. “Asnjëherë më pare gjatë fushates zgjedhore nuk ka ndodh një gjë e tillë, kjo bëhet sipas gjitha gjasave për të krijuar frigë dhe presion ndaj votuesve shqiptare. Shtrohet pyetja a eshte kjo LSDM e bashkejeteses, a mundohet tju siguroje jete banoreve te Kumanoves duke tentuar te lë pa prag te shtëpise dhe pa…
Kompania “Xhonson Meti” është kompania e vetme nga Maqedonia e cila është radhitur në mesin e 100 kompanive me të ardhura totale më të mëdha për vitin 2016 në Evropën Juglindore. Në edicionin e sivjetme të “Top 100 prej Evropës Juglindore” që e përpunon “SiNjuz” provajderi i informacioneve afariste, thuhet se kompania i ka përmirësuar performancat e veta, duke u ngjitur në pozitën e 24-t në vitin 2016 në pozitën 17-të sivjet, me 12 për qind të të ardhurave të përgjithshme. Në mesin e 100 bankave më të mëdha në EJL janë pesë kreditorë të Maqedonisë, prej të cilëve Banka…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski sot ndodhet për vizitë pune në Bruksel, ku është një nga folësit në ngjarjen me temë: “Reformat në administratën publike dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian – perspektivat e shoqërisë qytetare në Ballkan”, organizuar nga Qendra për politika evropiane. “Qeveria është e vendosur dhe e hapur për ikuadrim të sektorit qytetar në krijimin e politikave. Hapim diskutime publike në të gjitha temat më të rëndësishme dhe sektori qytetar është partner kyç në atë proces. Ky është rasti edhe me reformat në administratën publike. Një nga punët më të rëndësishme të MSHIA-s është finalizimi…
Teuta Arifi-in gjithmonë e kam llogaritur një intelektuale e vërtetë edhe pse asnjëherë s’ka qenë e formuar si kuadër i BDI-së. Zanafillën e ka diku tjetër… Por debatin që pashë në lidhje me Tetovën ishte debakël i vërtetë për Teutën! / Kështu shkruan në rrjetin social facebook, aktori Ylber Murtezi.