Robert Sllavevski Sot kujtojmë përvjetorin e atentatit ndaj ish presidentit Kiro Gligorov, e jo përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Megjithatë edhe ky përvjetor është rast i mirë që përveç presidentit Gligorov, të theksojmë edhe peshën e politikanit që zëvendësoi Kiro Gligorovin, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Maqedonia dhe maqedonasit patën fat që zbrazëtira e krijuar pas largimit të presidentit Gligorov nga skena politike, u plotësua nga një figurë e re dhe e mençur si Ali Ahmeti. Ai u bëri ballë të gjitha presioneve të ekstremistëve shqiptarë që herë kërkonin federalizim e herë ndarje të Maqedonisë. Ahmeti me mençuri…
Author: Semi
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot u takua me Lamberto Zanier, komisarin e lartë për pakica kombëtare të OSBE-së, i cili mori pjesë në Takimin vjetor të shefave të misioneve operative të terrenit të OSBE-së në Evropën Juglindore, që këtë vit mbahet në Shkup. Në takim, informojnë nga MPJ, ministri Dimitrov shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe OSBE-së, duke shfaqur gatishmëri të vazhdojë në të ardhmen, me fokus të integrimit dhe kohezionit në shoqërinë e Maqedonisë. “Shefi i diplomacisë së Maqedonisë informoi për hapat më të ri të vendit në muajt e kaluar dhe vendosshmërinë e…
Janë 68% e të anketuarve me arsim të lartë në Maqedoni, që do ta lëshonin vendin nëse ju ofrohet vend pune jashtë, ndërsa 20% e të anketuarve veçse kanë ndërmarrë aktivitete për lëshimin e vendit. Këtë sot e deklaroi Misho Dokmanoviq nga Fakulteti Juridik në Shkup, i cili prezantoi anketën e Institutit për Hlumtime Strategjike dhe Edukim – ISIE, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” dhe Qendra Zviceriane për Ekspertizë në Shkencat Shoqërore nga Lozana. Ai shtio se të anketuarit kanë qenë me arsim të lartë, profesorë universitarë, hetues, asistentë, shumica prej të cilëve prej 45 deri 60…
Dje në Dolnen, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune, Ismet Qamili, së bashku me këshilltarët komunal, kanë realizuar tubimin qendror me banorët e këtyre zonave. Kandidati për kryetar komune, Qamili ndër të tjera në takimet me qytetarët tha: “Të ndëruar bashkëvendasit e mi, të ndëruar vëllezër dhe motra, dhe ju përfaqësues të lëvizjes Besa. Ju shpreh faleminderimet e mia të përzemërta për uratat dhe mbështetjet e sinqerta që më jepni. Edhe sot e kësaj dite banorët e Dollnenit kanë mungesë të nevojave elementare. Banorë të Cërnilishtës duke e parë nevojën që të përmirësohet ky vendbanim sa më shpejtë mora…
Rrahja e kandidatit për kryetar të Shuto Orizares, Elvis Bajram është njëri nga incidentet më serioze në periudhën parazgjedhore, shkruan REL në gjuhën maqedonase. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thotë se po punon për zbardhjen e rastit, kurse VMRO-DPMNE numëron 11 shkelje të procesit zgjedhor, njofton Portalb.mk. Thyerje të shtabeve partiake, rrahje të politikanëve dhe një kandidat për këshilltar i sulmuar janë rastet që e karakterizojnë fushatën për zgjedhje lokale 2017. Analisti politik dhe gazetari Xhelal Neziri vlerësoi se të gjitha këto raste janë incidente të izoluara dhe se MPB nuk është agjile në parandalimin e këtyre incidenteve. “Nuk…
Pas disa incidenteve në fushatë për zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë, që ka rezultuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj kryetarit aktual të Shuto Orizares dhe kandidatit për mandat të ri, Elvis Bajrami, sot me reagim doli edhe Komisioni Evropian. Siç njofton korrespondenti e MIA-s nga Brukseli, zëdhënësja e Eurokomisionit, Maja Kocijançiq kërkoi nga Qeveria aktuale e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet që të sigurojnë kushte për zgjedhje të lira. “Para zgjedhjeve lokale në vend, ne i inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit e partive politike që të veprojnë me përgjegjësi. Gjithashtu, i ftojmë të gjitha institucionet që të sigurojnë kushte për…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot gjatë vizitës njëditore të punës në Republikën e Kosovës, realizoi takim me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli. Në takim, siç transmeton Kosovapress, u diskutua mbi temat që Republika e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës të mbajnë mbledhje të përbashkët në mes të dyja qeverive, ku do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit ndërmjet dy shteteve. Po ashtu gjatë kësaj mbledhje do të synohen projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikohet mundësia e krijimit të pikave të…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot gjatë vizitës njëditore të punës në Republikën e Kosovës, realizoi takim me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli. Në takim, siç transmeton Kosovapress, u diskutua mbi temat që Republika e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës të mbajnë mbledhje të përbashkët në mes të dyja qeverive, ku do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit ndërmjet dy shteteve. Po ashtu gjatë kësaj mbledhje do të synohen projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikohet mundësia e krijimit të pikave të…
Në Gjykatën Supreme sot mbahet seancë publike për rastin “Monstra” në të cilën shqyrtohen ankesat për dënimet e përjetshme me burg, të cilat të gjykuarve ua shqiptoi Gjykata Supreme, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Të gjykuarit për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, të cilët edhe gjatë procedurës para Gjykatës Themelore edhe para Gjykatës së Apelit pohuan se janë të pafajshëm, në seancën e sotme publike në Gjykatën Supreme sërish i hodhën poshtë akuzat. Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, me burgim të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Ezim dhe…
Çka premtuan kandidatet për Dibrën ? Cilat janë projektet prioritare? Ku shkuan dhe ku do të shkojnë në të ardhmen paratë e qytetarëve? Përgjigjet i mësoni të marten në ora 21:00 në #TV21
Dyshoj se ky rast është i montuar, ashtu edhe kjo lëndë penale dhe atë në mënyrë klasike, konsideron Naser Raufi, avokat i të akuzuarve në rastin “Monstra”, pasi sot në Gjykatën supreme në Shkup u mbajt seanca e hapur lidhur me rastin për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë. Sipas Raufit, dëshmitari i mbrojtur me paraqitje të ndryshme e tregon dyshimin e tij. “Ka bërë gabime gjatë detajeve kur ka regjistruar të akuzuarit, ka përzier persona dhe nuk ka dhënë imazh të qartë. Nuk e flet të vërtetën dëshmitari, gjykata le ta shqyrtojë”, ka thënë Raufi. Para kësaj edhe avokati Gjorgji…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot u tkaua me ambasadorin e Republikës së Kubës, Pablo San Horhe Rodrigez, ku u potencuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe nevoja që të njejtat të përforcohen dhe të thellohen. Xhaferi, siç informojnë nga kabineti i tij, e ka informuar ambasadorin kubanez se në Kuvend është formuar Grupi parlamentar për bashkëpunim me vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve, dhe theksoi se do të japë kontributin e tij në përforcimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja palëve. Kryetari Xhaferi e theksoi bashkëpunimin e mirë multilateral, veçanërisht në kuadër të OKB-së, si…