Author: Semi

Gabimet në tekstet shkollore do të mënjanohen nëpërmjet procesit të reformave në dikasterin e arsimit, në të cilin është kyçur edhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Drejtori i këtij Institucioni Rizvan Bela tha për Alsat M se grupet e punës punojnë në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Arsim fillor dhe atë të mesëm si dhe në ligjin për tekstet shkollore. Në grupet punuese janë të përfshirë mjaft persona nga Byroja e Arsimit. Në pjesën që e mbulon byroja për zhvillimin e Arsimit jam i bindur se nuk do të lejojmë që të kalojnë më tutje këto gabime, prandaj këtu…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të tolerojë asnjë incident gjatë procesit zgjedhor dhe i dënon ashpër të gjitha format e dhunës, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-, Toni Angelovski Ai informoi për incidentin e djeshëm në Shuto Orizare për të cilin deri tani janë identifikuar dhe marrë në pyetje nëntë persona të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen. Angelovski theksoi se çdo tentim për prishjen e procesit demokratik zgjedhor dhe kanosje e sigurisë së qytetarëve do të sanksionohet në mënyrë përkatëse. Siç sqarojnë nga MPB, për incidentin e djeshëm që ndodhi në rrugën “Gvadalahara” në lagjen Shuto Orizare në…

Lexo më Shumë

Tre kandidatët kryesorë për numrin një në Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta nga BDI, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe Asaf Ademi nga Lëvizja BESA, kanë polemizuar ashpër në debatin e zhvilluar nga Medial.mk, ku në sfond kanë qenë platformat e tyre parazgjedhore. Taravari dhe Ademi në rolin e opozitarëve kanë akuzuar punën dhe udhëheqjen e kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit Bejta, duke e konsideruar si jo transparencë dhe periudhë të lulëzimit të mafias urbane. Ndërsa, Nevzat Bejta, ka pohuar se kundër-kandidatët e tij në mungesë të projekteve dhe programeve, po drejtojnë akuza të pabaza dhe po mundohen…

Lexo më Shumë

Vazhdon presioni te antarsia e LSDM-së kundër bashkepunimit me BDI-në. Thënia e fundit që u paraqit është s’ja bëjmë asnjëherë hallall bile themi: Haram katran ju prisht Zaevit hajvari për bajram! Mariglen Demiri, në rrjetin social facebook ka kujtuar liderin e LSDM-së, njëherit edhe kryeministrine Maqedonisë Zoran Zaev për fjalët që kishte thënë në dhjetor të 2016 dhe fjalët që i thotë tash, shkruan Almakos. -Dhjetor 2016: Të dashur qytetarë të Tetovës, votoni kundër kriminelëve të BDI-së dhe VMRO-së, votoni për jetë. -Shtator 2017: Të dashur qytetarë të Tetovës, votoni për Teuta Arifin nga BDI-ja, për jetë në njësitin lokal.…

Lexo më Shumë

Me rrëzimimin e pushteti VMRO/DPMN-së do të ketë një qasje tjetër të politikës në Maqedoni, sepse qeveria e mëparshe tregoi mos interesim ndaj integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike, ku edhe synohet të shkojë, ky shtet. Për ish Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni Shaban Murati, por edhe për ish Ambasadorin Nano Ruzhin dhe politologun nga  Kosova, Sadri Ramabaja, rënia e Gruevskit,e dështoi edhe projektin rus. Ku Rusia ka vepruar hapur si në nismat e saj ballkanike, ashtu edhe në përdorimin e Serbisë si instrument i politikës ballkanike ruse. Por edhe ambiciet e tyre kanë qenë në Ballkan, shkruan Almakos. Me…

Lexo më Shumë

Afati për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip edhe zyrtarisht është vazhduar deri në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm me marrëveshjen e nënshkruar sot mes përfaqësuesve të Qeverisë së Maqedonisë dhe të kryesit të punëve ndërtimore, ndërmarrjes kineze “Sinohidro”. “Me këtë hap Qeveria e tregon përkushtimin e vet për përfundim të këtij projekti infrastrukturor, i cili do të jetë në dobi për qytetarët dhe ekonominë e Republikës së Maqedonisë”, vlerësuan zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, të cilët me u.d. drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, e nënshkruan ankes…

Lexo më Shumë

Instituti për të Drejtat e Njeriut organizon debat të hapur në temën “Këshilli gjyqësor i RM-së garanci e pavarësisë gjyqësore”, në të cilin u prezantuan  raporti i tretë tremujor nga monitorimi i punës së Këshillit gjyqësor të RM-së për periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti, njohton Almakos. Sipas Panelistëve Këshilli Gjyqësor,është  larg syve të publikut, dha gjykimeve mbi punën e kryesisë të gjykatave. Faqja e internetit të Këshillit Gjyqësor ka vetëm biografitë e kandidatëve të zgjedhur, si kryetarët e gjykatave, por jo të kandidatëve të tjerë, të rinj. Raporti, ku ky institucion do të paraqiste në mars,…

Lexo më Shumë

Ju vendas te mi te f.Opaj,mendohuni mirë,para s’e të vendosni te shkoni ne kete takim. Mos harroni, t’ua perkujtoj sot u dha një vendim i duhur për rastin “Monstra”, një Monstër tjetër kemi nga fshati jonë. Solidarizohuni me Rexhail Opaja me burg të perjetshëm. Opaja është më shume se Ali Ahmeti. Opaja në 2001 ishte fshat i djegur përdhe. Opaja falë sakrificës individuale u zgjua në kembe. Opaja prapë din t’ia tregon vendin djallit – “shejtanit”. Aliu ska ç’ka kërkon më votën në Opajë. /Y.Murtezi banor i fshatit Opajë

Lexo më Shumë

Zhvillimi ekonomik, social, infrastrukturor, por edhe deponitë ilegale, mungesa e ujit për pije dhe rrjetit të kanalizimit, që janë disa nga mangësit, për shumë komuna,  janë pjesë e platformave  të kandidatëve për kryetar komune. Por, ajo që është më me peshë për qytetarët  janë krijimi i vendeve të reja të punës dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe plotësimi i nevojave elementare. Nëse do të përmbushin premtimet kandidatët që do të fitojnë, kjo mbetet të shihet pas zgjedhjeve lokale.  Por, për analistët këto premtime vetëmse thuhen me fjalë dhe pak janë të realizueshme, shkruan Almakos. Publicisti Iljasa Saliu veçon se…

Lexo më Shumë

Është e dukshme atmosfera më e relaksuar ndërmjet qytetarëve në Maqedoni, vazhdoni me politikat që sigurojnë perspektiva, e porositi sot komisari i lartë i OSBE-së për pakica kombëtare Lamberto Zanier kryeministrin Zaev. Në takimin në Qeveri ku mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, Zanier vlerësoi se integrimet e Maqedonisë janë të rëndësishme për stabilitetin e shtetit dhe se Maqedonia po lëviz në drejtim të mirë. Zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërkaq, bashkërisht kanë konstatuar bashkëbiseduesit, janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm demokratik të Maqedonisë. “U përcaktuam për konceptin një shoqëri për të gjithë, që u tregua…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare vazhdoi prezantimin e fushatës parazgjedhore në Kumanovë. Të pranishmëve në këtë tubim iu drejtua kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, i cili mes tjerash tha se “fjalori ynë është fjalor i së vërtetës dhe vetëm me realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve zgjidhen edhe çështjet tjera jetike. Votimi i partisë së vërtetë opozitare, PDSh jep një mesazh të fortë bashkësisë ndërkombëtare, miqve tanë, që të jenë më kontribuues dhe të mundemi të ecim përpara”,- theksoi Thaçi. Ai më tej shtoi se dhënia e vullnetit politik opozitës së vërtetë shqiptare në vete mbart një mesazh shumë të madh…

Lexo më Shumë

Kandidati I BDI-së në Saraj Blerim Bexheti, gjatënje debati televizic ka elaboruar programin e tij zgjedhorë në detaje, ku rëndësi më të madhe I dha zhvillimi ekonomik lokal. Ai në këtë debat, ju tha kundërshtarëve të tij se në këtë shesh që po zhvillohet debate është një vepër kapitale e BDI-së, duke përmendur Shkollën e Mesme në Saraj, Çerdhen dhe Objektin e Komunës. “Me marrjen e mandatit si kryetar komune, që në mbledhjen e parë të Këshillit komunalë, do të përgjysmojmë taksat për komunalit, në sferën e ndërtimit. Një kërkesë të tillë e kemi inkorporuar në program zgjedhore, në bashkëbisedim…

Lexo më Shumë