Author: Semi

Kryeministrat e Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë deri në fund të vitit do të kenë takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore për gjetjen e modelit financiar për ndërtimin e Korridorit 8, paralajmëroi sot kryetari i Qeverisë bullgare, Bojko Borisov. “Në dhjetor dakorduam takim me Bankën Botërore për ndërtimin e Korridorit 8 në të cilin do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Zora Zaev dhe Edi Rama”, deklaroi Borisov në konferencën për shtyp në Varnë. Sipas Borisovit, në takim do të kërkohet modeli për financimin e lidhjes rrugore dhe hekurudhore, që duhet t’i lidh tre shtetet.

Lexo më Shumë

Shqyrtimi i gjendjeve me hulumtimet e mendimit publik dhe ndryshimi i tyre, si dhe ngritja e vetëdijes për nevojën nga hulumtime të këtilla ka për qëllim tryeza e rrumbullakët “Në kërkim të mendimit të humbur publik: problemet dhe sfidat hulumtuese” që do të mbahet sot në Shkup. Në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike (IHSPJ) pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, do të prezantohen edhe rezultatet nga hulumtimi i cili ka përfshirë një numër të madh të institucioneve shtetërore dhe lokale. Në temën në kuadër të tryezës së rrumbullakët do të ketë…

Lexo më Shumë

Me filmin e shpërblyer gjerman “Çik” të regjisorit gjerman Fatih Akin, sonte në kinemanë “Milenium” do të hapet Edicioni i 13-të i Festivalit të filmit të ri gjerman në të cilin do të shfaqen edhe dhjetë tituj filmik bashkëkohor nga kinematografia gjermane. Pas hapjes së sotme, në të cilën fjalim do të ketë ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni Tomas Gerberij, festivali nga nesër, 5 tetor, e deri në përfundim më 9 tetor do të mbahet në kinemanë “Frosina” në Qendrën kulturore për të rinj. Në programin e festivalit janë: filmi komiko-satirik “Ai është sërish këtu” në regji të David Vnent,…

Lexo më Shumë

Në Qendrën tregtare “Kapitol Moll” sot në mesditë do të promovohet online lojë për fëmijë “Loja e gjelbër” (Green game). Bëhet fjalë për koncept të ri, edukim kreativ për selektim të mbeturinave, përmes lojës dhe argëtimit fëmijët e vegjël të mësojnë në mënyrë të drejtë t’i selektojnë mbeturinat, me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor. Loja mund të shkarkohet në linqet: www.nulaotpad.com.mk dhe www.pakomak.com.mk dhe të instalohet në celular, tabletë ose kompjuter. Për vizitorët, janë planifikuar shumë shpërblime dhe surpriza të mundësuara nga Zero mbeturina dhe Pakomak për atë që do ta mësojnë me këtë lojë. Në ngjarje do të…

Lexo më Shumë

Gjatë emisionit 200 në Alsat-M, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Çair, Zeqirija Ibrahimi, tha se shkaku i korrupsionit, e ka bërë që Komuna e Çairit të ketë borxh rreth 2,3 milion euro. Ndaj këtyre pohimeve, reagoi kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, i cili tha se iu është drejtuar organeve të komunës dhe i ka pyetur rreth borxhit të komunës, ndërsa përgjigjja që e ka marrë, ka qenë se komuna nuk ka fare borxhe. Megjithatë, Ganiu nuk ofroi ndonjë dëshmi se komuna është pa borxhe. Ndaj kësaj, ka reaguar Zeqirija Ibrahimi i BESËS, duke thënë se këto të…

Lexo më Shumë

Arben Taravari, kandidat i Alencës për shqiptarët për kryetar të Gostivarit, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të kundërkandidatit të tij nga radhët e BDI, Nevzat Bejta, i cili në këto zgjedhje lokale rikandidon për një mandat të tretë. Taravari si nxënës i gjimnazit të Gostivarit është krenuar me profesorin e tij Bejta, por tani thotë se ai ka dështuar keq sepse nuk ka përmbushur premtimet. Ai akuzon Bejtën se ka shëndruar komunën e Gostivarit në çerdhe të krimit dhe korrupsionit si dhe ka partizuar komunën dhe ndërmarrjet e saj. VIDEO E PLOTE  

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë në qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, Arben Taravari, I cili në zgjedhjet lokale të tetorit është edhe kandidat për kryetar të Gostivarit, ka akuzuar partin e kryeministit Zoran Zaev për lojra politike në favor të Bashkimit demokratik për integrim dhe kandidatit të saj, Nevzat Bejta. Taravari thotë se LSDM i ka bërë shërbim BDI që nuk kandidojë për kryetar të komunës, por beson se qyetarët nuk do ndjekin imponimet partiake se cilin kandidat për kryetar ta votojnë. Sipas tij, sondazheve të opinionit publik flasin se shumica e qytetarëve të Gostivarit nga etni të ndryshme bindshëm do të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e saj të 30-të, me të cilën udhëhoqi zv.kryeministrja dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ju rekomandoi të gjitha ministrive që deri në fund të kësaj jave të bëjnë azhurnimin e obligimeve të tyre dhe dinamikën e plotësimit të aktiviteteve të parapara në Planin 3-6-9. Të njejtat duhet të realizohen në një periudhë gjashtë mujore nga fillimi i këtij procesi reformator për plotësimin e obligimeve dhe kritereve për vazhdimin e proceseve euro-atlantike. Në këtë seancë të Qeverisë, ministrat janë informuar se gjatë ditës së sotme, nga Sekreatariati për çështje evropiane do të pranojnë…

Lexo më Shumë

Lideri i Lidhjes së Romëve Amdi Bajram, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se ekziston tentim që të mbulohet incidenti i djeshëm në komunën Shuto Orizarë, ku ishte lënduar i biri i tij dhe kandidat për kryetar Elvis Bajram dhe një anëtar i partisë, sepse nuk bëhen të ditur të gjitha hollësitë për rrahjen, ndërsa nuk është informuar as Prokurori publik, edhe pse ajo është obligim ligjor. Sipas tij, të dy janë sulmuar gjatë kryerjes së aktiviteteve të rregullta për vizitë të shtabeve zgjedhore të partisë nga ana e personave të cilët, siç thotë të njohur për policinë dhe…

Lexo më Shumë

Derisa në opinion thurren legjenda urbane se si kryetari i Alenacës për shqiptarët, Zijadin Sela, e ka detyruar ministrin e shëndetësisë, Arben Taravari të kandidoj për kryetar të Gostivarit, për ta djegur politikisht në këto zgjedhje lokale, vetë Taravari në një intervistë ekskluzive për Almakos, sqaron të vërtetën, se si në momentin e fundit e kishte habitur Selen kur kishte paraqitur ambicjen për të sfiduar kandidatin e BDI, Nevzat Bejta. “E them me plotë përgjegjësi se asnjë gjysëm fjale nuk ka thënë Ziadin Sela. Brenda disa orëve morra disa sondazhe i analizova dhe brenda pak orëve mora vendimin edhe Sela…

Lexo më Shumë

Derisa në opinion thurren legjenda urbane se si kryetari i Alenacës për shqiptarët, Zijadin Sela, e ka detyruar ministrin e shëndetësisë, Arben Taravari të kandidoj për kryetar të Gostivarit, për ta djegur politikisht në këto zgjedhje lokale, vetë Taravari në një intervistë ekskluzive për Almakos, sqaron të vërtetën, se si në momentin e fundit e kishte habitur Selen kur kishte paraqitur ambicjen për të sfiduar kandidatin e BDI, Nevzat Bejta. Ndiqni detajet interesante se si Taravari mori vendimin befasisht për t’u kandiduar në Gostivar dhe tregon se kush e detyroi të kandidojë në këto zgjedhje. Njëkohë krenohej me profesorin e…

Lexo më Shumë

Gabimet në tekstet shkollore do të mënjanohen nëpërmjet procesit të reformave në dikasterin e arsimit, në të cilin është kyçur edhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Drejtori i këtij Institucioni Rizvan Bela tha për Alsat M se grupet e punës punojnë në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Arsim fillor dhe atë të mesëm si dhe në ligjin për tekstet shkollore. Në grupet punuese janë të përfshirë mjaft persona nga Byroja e Arsimit. Në pjesën që e mbulon byroja për zhvillimin e Arsimit jam i bindur se nuk do të lejojmë që të kalojnë më tutje këto gabime, prandaj këtu…

Lexo më Shumë