Author: Semi

Zgjidhja e kontestit të emrit të Maqedonisë mundet të zgjidhet para mbajtjes së seancës së Këshillit të Evropës në qershor, kur liderët do ta rishikojnë rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kjo është intervistë speciale për “Horizont” e euro-deputeti dhe raportuesi në hije për Maqedoninë, Eduard Kukan, i cili është edhe një ndër themeluesit e procesit “Jean Monnet”.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mori pjesë në edicionin e nëntë të analizës Krahasuese- Raportet e Komisionit Evropian për Maqedoninë 2014-2018 nën organizimin e EUROTHINK – Qendra për strategji evropiane dhe Fondacionit shoqëri e hapur – Maqedoni (FSHHM). Para fillimit të konferencës, Zëvendëskryeministri kishte deklarata për media. “Njëra nga përfitimet më të rëndësishme nga ky rekomandim është se Raporti tregoi që Maqedonia iu kthye agjendës euro-atlantike, të rrugës euro-integruese” – theksoi Osmani, duke shtuar se kjo përshtypje mbështetet edhe deklaratave të euro- Komisionerit Han, gjatë dorëzimit të Raportit, si dhe vizitës dhe…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njofton se gjatë muajit mars janë regjistruar tetë raste të reja me HIV/SIDA. Të gjithë këto raste janë të gjinisë mashkullore, të moshave 20-29, 30-39 dhe 40-49, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas vendit të banimit, këta persona janë nga Shkupi, Negotina, Prilepi dhe Dellçeva. Të gjithë këta persona janë pjesë e MSM popullsisë (meshkuj seks me meshkuj). Përfshi rastet më të fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me HIV/SIDA në Maqedoni, në periudhën 1987-2018, është 370. Nga ky numër, 186 janë të prekur nga SIDA, ndërsa 184 nga HIV. 84 prej tyre deri tani kanë…

Lexo më Shumë

Kryesia e ngushtë e Forumit Rinor Shqiptarë ka përkrahur protestën e sotme të organizuar para Kuvendit të Maqedonisë të organizuar nga Këshilli Drejtësi për Almirin. Kryetari i FRSH-së, Ariton Rama në rrjetin social facebook ka shkruar se Forumi Rinor Shqiptar do të jetë gjithmonë ballë çdo tendencë për ta thyer sistemin korruptiv dhe kriminel gjyqësor në vendin tonë. Parimet esenciale të të drejtave të njeriut janë bazë e të drejtave ndërkombëtare dhe të kartës juridike të Bashkimi Evropian. Drejtësi për Almirin Protesta u organizua para Kuvendit me qëllim përçimin e mesazhit për drejtësi, drejt Znj- Frederica Mogherini e dhe Z.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka kallëzuar penalisht tre nxënëse të shkollës fillore “Goce Dellçev”, në Negotinë, për rrahje brutale të një nxënëseje të kësaj shkolle. Ky rast ishte inçizuar me telefon dhe është publikuar në rrjetet sociale, diçka që shkaktoi reagime të shumta, përfshi edhe atë të Avokatit të Popullit. Në lidhje me rastin e njëjtë, kallëzim penal është ngritur edhe ndaj R.A (31), për punë të pamatur në shërbim. Në ditën kritike, i kallëzuari, në cilësinë e sigurimit “SOS”, nuk e ka kryer detyrën e tij për të cilën është obliguar. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Lindita Nikolla, është takuar në Izmir të Turqisë me ministrin turk të Arsimit, İsmet Yılmaz, me të cilin po ashtu mori pjesë në ceremoninë e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe në një shkollë. Pas takimit në qytezën Kemalpasha të Izmirit, dy ministrat vizituan lagjen Halibeyli, i populluar kryesisht me shqiptarë dhe boshnjakë, ndërsa më pas morën pjesë në një ceremoni me rastin e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollën fillore të mesme Alija Izetbegoviç. Ministri turk Yılmaz shprehu urime për fillimin e orëve të gjuhës shqipe.…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e realizuan prezantimin e programit “Fulbright Scholar”. Përfaqësuesi i kësaj ambasade, Gazmend Ilazi, para studentëve dhe stafit akademik të UT-së, theksoi se ky program ofrohet për çdo student dhe profesor që ka dëshirë dhe vullnet të marrë pjesë në trajnime të ndryshme në SHBA, të cilat realizohen në kuadër të “Fulbright Scholar”.  Ai u bëri thirrje studentëve që të aplikojnë sa më shumë pasi që përzgjedhja e kandidatëve është shumë transparente dhe se kusht kryesor është njohja e gjuhës angleze, transmeton Medial.mk. “Për momentin ne sot para…

Lexo më Shumë

Gazetari kontrovers Zoran Bozinovski ne profilin e tij në Facebook ka shkruar: “Rasti Monstra është shumë më i thellë dhe me i ndërlikuar se sa paraqitet në mediat e paguara nga të involvuarit në këtë rast. Prokuroria Speciale është duke punuar nga themeli për ta sqaruar këtë rast. Fajtor më i madh është ish prokurori Marko Zvërlevski që gjithë rastin e drejtoi në kahje tjetër. Gjithashtu dhe gjykatësi Vladimir Tufekxhiç i cili shumë mirë i njeh vrasësit e vërtetë. Lereni Zoran Zaevin, krejt çfarë kishte për rastin Monstra i dorëzoi në Prokurorinë Speciale, duhet pasur vëmendje në rolin që kanë luajtur Trajko Veljanovski dhe…

Lexo më Shumë

Këshilli organizativ “Drejtësi për Almirin” nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë thirrje për protestë të re, informon Koha. “Të enjten, më 19 prill, do të tubohemi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ta përshëndesim Mogherini dhe Hahn, dhe t’i përkujtojmë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur. Për kohën e tubimit do të ketë informata plotësuese”, thuhet në thirrjen për protestë.

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov sot ka realizuar takim me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini, nga e cila mori raportin e fundit për përparimin e shtetit që u publikua nga Komisioni Evropian. Nga kabineti i Ivanovit thonë se në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, për procesin e eurointegrimeve, si dhe për rreziqet me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ivanov ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë, duke shtuar se zhbllokimi i procesit integrues, me caktimin e datës për fillimin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, prej sot deri më 21 prill do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Në kuadër të vizitës zyrtare Talat Xhaferi do të realizojë takime dypalëshe me kreun shtetëror të Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa gjithashtu janë paraparë takime edhe mes delegacioneve të bizneseve mes dy vendeve.

Lexo më Shumë

Pasionet e ulëta, fushatat e zeza, tallje me fatin e qytetarëve, pengim i drejtësinë dhe keqpërdorim i proceseve gjyqësore, ishin tipar i sundimit kriminal 11 vjeçar të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, reagojnë nga LSDM-ja, transmeton Gazeta Express “Sot, në një linjë të njëjtë vazhdon edhe pasardhësi i Gruevskit, Hristijan Mickosi, i cili me të njëjtin fjalor po përhap gënjeshtra dhe manipulime me intensitet të njëjtë, gjë që tregon se edhe ai është i burgosur i politikës së paraardhësit të tij.”, thonë nga kjo parti, duke shtuar se koha kur vendi kishte një kryeprokuror dhe një gjykatës, e që ky ishte…

Lexo më Shumë