Author: Semi

Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se përmendorja e parë e projektit “Shkupi 2014” e cila do të dislokohet pas revizionit profesional në Ministrin e kulturës, do të jetë përmendorja e Andon Janev- Qoseto e vendosur para pallatit ë gjykatës, transmeton gazeta LAJM. Në mitingun e djeshëm në Qendër, Zaev tha se raporti i ekspertëve tani më është gati. “Nëse LSDM-ja merr qeverisjen e Qyteti të Shkupit, qeverisja qendrore do të bashkëpunojë me lokalen për tu rishikuar të gjitha marrëveshjet e lidhura në kuadër të projektit kontrovers urbanistik”. “Në mënyrë shumë të hollësishme do të sqarojmë situatën se çfarë është ndërtuar, si…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) në bazë të raportit nga monitorimi raportimit të mediave gjatë procesit zgjedhor, ka vërejtur shkelje të procedurave nga TV Nova, Alsat-M dhe TV24, për shkak të tejkalimit të kufirit për program të paguar politik. “Monitorimi mbi Alsat-M tregon se në 26 dhe 28 shtatori në një orë emitim, është ndarë më shumë kohë nga se që lejohet me ligj për partitë politike në Kuvend, që nuk kanë grupe të deputetëve. Në mbikëqyrjen e TV Nova, prej 28 shtator deri 1 tetor, në një orë ka emituar program të paguar politik nga partitë…

Lexo më Shumë

Sot, në zyrat e Lëvizjes BESA në Shkup, u realizua pres – konferenca për mediat, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Çair, Zeqirija Ibrahimi, tha: Meqë mbrëmë në TV Alsat-M në debatin me kandidatin e koalicionit LSDM-BDI për Komunën e Çairit, Visar Ganiu, na mbeti i papërfunduar diskutimi se sa është borxhi saktë i Komunës së Çairit, ndërsa unë i premtova se do t’ia siguroj të dhënat edhe nga Ministria e Financave, që të mos i mbetem edhe unë borxh atij, siç janë borxhet e mëdha të Komunës, këtu po i prezantoj të dhënat nga ueb-faqja e Ministrisë…

Lexo më Shumë

Janë të kota përpjekjet dëshpëruese të VMRO-DPMNE-së që përmes lajmeve të rrejshme të shkaktojë shqetësim në opinion. Qytetarët që moti e kanë kuptuar manipulimin e VMRO-DPMNE-së dhe tërë opinioni tallet me numrat e rrejshme për shpërnguljen e refugjatëve që çdo ditë i përhap partia opozitare, e përballur me disfatë zgjedhore. Si deri tani edhe në të ardhmen Maqedonia do të jetë vendi për transit të refugjatëve dhe secili e ka të qartë se kampet për refugjatë dhe banesat për emigrantë ekzistojnë vetëm në propagandën e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-s. thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lexo më Shumë

Në pres konferencën e sotme, shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, Fatmir Besimi, vlerësoi se fushata parazgjedhore në dhjetë ditët e para ka rrjedhur në një frymë të qetë dhe demokratike. “Vlerësojmë së fushata zgjedhore kryesisht po vijon në frymë demokratike dhe në përputhje me frymën e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Atmosfera në teren është shumë pozitive dhe në përputhje të plotë me rezultatet e anketave të agjencive me renome si IRI dhe NDI, bashkë me anketat tona të brendshme, që na bën të besojmë se qytetarët do të përcaktohen për ofertën më të mirë, me projekte konkrete,…

Lexo më Shumë

Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) ka reaguar pas informacioneve të djeshme të MPB-së me rastin e 22 vjetorit të atentatit ndaj Kiro Gligorovit ende po punohet për zbardhjen e rastit. Nga LPM thonë se MPB përmes telegramit ka njoftuar të gjitha njësitet organizative të policisë sekrete dhe kriminalistike se shtabi i aksionit operativ “Makina”, në selinë e MPB-së nuk ekziston. “Do të thotë se atentati ndaj Gligorovit nuk është më lëndë në punën sistematike dhe organizative të MPB-së, pasi hetimet policore janë mbyllur me shfuqizimin e aksionit operativ me emrin “Makina”, në të cilin është dashur të zbardhen të gjitha…

Lexo më Shumë

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn ju ka dërguar një pyetësor gjitha qeverive të Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe të Maqedonisë, në të cilin duhet të përgjigjen para se të nënshkruhet raporti i progresit nga Komisioni Evropian. Pyetjet kanë të bëjnë me përparimin e çdo ministria nga agjenda e vërtetuar evropiane, ndërsa Qeveria e Maqedonisë dje detyroi të gjitha ministritë të përgjigjen në pyetjet dhe të dërgohen sa më parë në Bruksel. Këtë pyetësor, Maqedonia por edhe vendet tjera të rajonit për herë të fundit e kanë marrë para 13 viteve. Shpejtësia e kërkuar për përgjigjet…

Lexo më Shumë

S’kanë faj këta të mjerë, janë tërbuar ashtu si njerëzit, duan të sistemohen… Luftë për ekzistencë, njerëzit e qentë! Janë më të organizuar se njerëzit, s’i përçajnë partitë, por kështu të organizuar të përbijnë, ashtu si dhe e hëngrën fëmijën nga Kërçova. Platformës së kandidatëve ju mungon kjo pjesë, n’fakt pjesa esenciale, PREMTIMI PËR SISTEMIM TË QENVE ENDACAKË. Të nderuar kandidatë komunash sistemoni qentë endacakë, juve s’ju kafshojnë sepse keni shofera dhe vetura, por neve dhe femijët tanë po, ndaj sistemoni! (Gjyla Çeliku)

Lexo më Shumë

Në Shkup sot do të hapet pompa e parë e benzinës e brendit amerikan “Galf oil”.  Në përurimin e pompës së benzinës në bul. “Boris Trajkovski” fjalim do të ketë drejtori i përgjithshëm i “Supertrejd” Vlladimir Stajiq dhe një përfaqësues i kompanisë “Galf oil”

Lexo më Shumë

Një person i panjohur ka thyer dy dritare të xhamit dhe një derë poashtu xham në shtabin e partisë politike të BDI-së në rrugën Tale Hristov Shkup-Veri, transmeton Express. Rasti është paraqitur në polici dje rreth orës 15:25. MPB-ja njoftoi se është duke punuar për zbardhjen e rastit dhe se ka ndërmarrë masa për gjetjen e kryerësit të veprës. Ju rikujtojmë se ditë më parë ishin thyer edhe shtabet e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

Lexo më Shumë

Gjendja në të cilën gjendet shkolla fillore Rajko Zhivsifof ose me emrin e ri të vendosur nga Komuna e Çairit, “Ismail Qemali”, më së miri e tregojnë fotografitë të cilat në redaksinë e Almakos kanë ardhur nga një lexues i rregullt i cili njeherit ka shperthyer në revolt për gjendjen në të cilën autoritetet lokale e kanë lënë shkollën në fjalë në të cilën nxënësit shqiptarë mësojnë mësë paku në dy ndërrime. Ashtu edhe siç po shihet, autoritetet komunale dhe ato më të larta nuk janë kujdesur aspak për të njejtën./Almakos

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme i ka informuar të gjithë ministrat se më 28 shtator ka mbërritur letër nga Komisioni Evropian në të cilën kërkohet që secila ministri të bëjë mini pyetësor që duhet të shërbejë për përgatitjen e raportit më të ri të KE-së për progresin e vendit. “Ministrat janë informuar se ka mbërritur letër me rekomandime për të vepruar lidhur me mini pyetësorin për secilën ministri në veçanti që duhet të shërbejë si material informativ për formim të raportit më të ri të Komisionit Evropian për progresin e vendit në procesin e realizimit të qëllimit, kthimin e rekomandimit…

Lexo më Shumë