Ministria e arsimit dhe shkencës formoi grupe pune përfshirëse për ndryshime dhe plotësim të ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm në të cilët janë kyçur persona kompetent nga institucionet shtetërore, arsimtarë dhe profesorë, organizata qytetare dhe sindikata, kumtoi MASH si reagim ndaj konferencës për shtyp të Valentin Manasievskit nga OBRM-PDUKM. “Kuptojmë se procese të këtilla përfshirëse janë të pakapshme për OBRM-PDUKM-në, të cilët vendimet i sillnin me forcë dhe pa diskutime publike, duke e shtypur mendimin e lirë. Për këtë shkak, ata u përballën me protesta nga nxënësit e shkollave të mesme, studentët, arsimtarët dhe profesorët”, thonë nga MASH.…
Author: Semi
‘Politikanët i nënçmojnë votuesit’, ky është vlerësimi gjeneral i ekspertëve sipas teknikës së prezantimit mirëpo është mënyrë se si kandidatët për kryetar komune ju prezantojnë qytetarëve projektet për të cilat ato kërkojnë përkrahje për zgjedhjet lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Të brengosur dhe në gjah pas votave, aktorët politik madje nuk janë munduar që të mësojnë në mendje dhe ta aktrojnë pjesën, e as më pak tentojnë të thonë pa përgatitje, kështu mendojnë ekspertët më të njohur të psikologjisë në bazë të fjalimeve të shumta që kanë dëgjuar. Edhe pse politikanët nuk e kanë me rëndësi se si prezantohen para votuesve…
Bariu Isnifariz Xhemaili, i dënuari në rastin “Vatha” në televizionin Telma tha se ka vuajtur burgim prej tre vjet e gjysmë për shkak se nuk ka dashur të bëhet dëshmitar i mbrojtur dhe të luaj me fatin e 18 gjykatësve. Ai thotë se ka qenë i kërcënuar për të qenë dëshmitar i mbrojtur kundër krerëve të LSDM-së ose në të kundërtën do të shkonte në burg. Ai thotë se kjo ofertë e pandershme i ka ardhur nga Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Mihajllo Manevski dhe për këtë shkak ka pasur shtypje të madhe për t’u bërë dëshmitar i mbrojtur, por…
Drejtoria për të ardhurat publike informon se do të ndërpresë dorëzimin e vendimeve për vërtetimin e taksës radiodifuzive, që kur në pajtim me ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, kjo taksë u largua. Me dorëzimin e vendimeve për shtatorin e vitit 2017, siç thuhet në kumtesë, DAP do të ndalë dorëzimin e vendimeve. Qytetarët dhe kompanitë kanë detyrim të bëjnë pagesën e të gjitha borxheve të mbetura për Vendime për TRD për periudhën nga janari 2011 deri në shtator 2017. Për të gjitha rastet specifike, me qëllim të mbylljes së rregullt të kartelave financiare të cilat DAP…
Në Maqedoni politika është bërë një zanat i lehtë, ku edhe inkuadrohet secili që do në një parti politike. Pastaj, me kontributin që jep, merr pozita të lakmueshme. Rrallë kemi kanditatë të pavarur, për kryetar. Por, kanditatët që përfaqësuan komunat e tyre, viteve të fundit, erdhën nga partitë politike. Nuk u mjaftuan me një mandat, ata konkurojnë sërish. Por, llogaria e punës së tyre ka qenë e padukshme, në ato plan programe, të cilat i harruan, ku edhe i kanë premtuar në fushatën zgjedhore, e nuk mbajnë dertin e përgjegjësisë. Njohësit e rrethanave politike për Almakos thonë se qytetarët janë…
Kandidati për kryetar komune në Shuto Orizare, Elvis Bajram, ka marrë akuzë kundërvajtje në lidhje me rrahjen që ndodhi pardje. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, informoi se rasti që ndodhi para dy ditëve në Shuto Orizare është zbardhur, në të cilin më shumë pësoi kandidati për kryetar në këtë komunë Elvis Bajram, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kundër tetë personave janë ngritur akuza për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike, me inicialet SH.D, F.F, J.S, H.A, H.M, H.I, E.B dhe A.M”, deklaroi Spasovski. Ai paralajmëroi dënime për çdo njërin që do të tentojë ta keqpërdorë policinë për qëllime…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me keqpërdorimet politike që po bëhen me rastin “Monstra” pas rikthimit për rigjykim të procesit gjyqësor. Ja reagimi i plotë: Meqenë se ndodhemi në mes mes të fushatës elektorale të zgjedhjeve Lokale 2017, nuk e pamë të arsyeshme të mbajmë konferencë për shtyp duke qenë të kujdeshëm për ndjesinë e procesit si dhe ti japim pikëpamjet tona dhe argumentin politik të kontributit tonë rreth zgjidhjes së rasteve te montuara politike posaçërisht rasti Mostra! Vendimi i Prokurorisë së përgjithshme duke kërkuar shfuqizim të vendimit për rastin Mostra nga Gjykatë së Shkallës së parë dhe vendimin…
Një ushtar i lidhur në kokë dhe dy kolegë të tij që e mbajnë për krahu. Këto janë pamjet që janë regjistruar dje në kazermën “Ilinden” në Shkup dhe poligonin “Krivollak”, ku nuk ka ndodhur sulm i vërtetë, por njësiti special i ushtrisë “Renxherët” e ARM-së, me sukses realizuan stërvitje në kuadër të cilës eliminuan luftë armiqësore, çaktivizuan dhe u ballafaquan me mjete shpërthyese dhe u ndihmuan ushtarëve të plagosur nga sulmi i cili ndodhi në kuadër të aktiviteteve të stërvitjes “Shkëlqimi i Maqedonisë 13”, në të cilin u realizua rivlerësim i grupit të mesëm të batalionit këmbësorik dhe çetës…
Lëndën “300” të Prokurorisë Speciale do ta gjykojë gjykatësja Lidija Petrovska, njoftoi Gjykata Themelore Shkupi 1. Lidija Petrovska është nga Departamenti për ndjekje të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa diskutimin kryesor për lëndën “300” e ka caktuar për më 15 nëntor 2017 në orën 10:00, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lidija Petrovska lëndën e ka marrë me përzgjedhje automatike përmes sitemit kompjuterik për ndarjen e lëndëve gjyqësore (AKMIS), për të cilin në raportin e Priebes u hetuan dyshime për kurdisje të lëndëve. Në rastin “300” i akuzuar është ish-ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, i cili ngarkohet keqpërdorime në blerjen e 300…
Profesioni më i paguar në pesë vitet e fundit në Maqedoni është ai i përmbaruesit. Të gjithë përmbaruesit që e ushtrojnë këtë profesion nga viti 2007, kur dhe hyri në fuqi Ligji për përmbarim e që janë rreth 100 përmbarues, pesë vitet e fundit kanë realizuar të hyra të përgjithshme prej 60 milionë euro, ndërsa kanë përfituar 23 milionë euro. Listën si përmbarues që kanë realizuar më shumë të hyra për 5 vitet e fundit e kryeson ish-kryetari i Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë, Gordan Stankoviq, më të hyra të përgjithshme prej 3 milionë euro apo realizim fitimi prej 1.3…
Një tërmet prej 3.7 ballë sipas Rihterit është regjistruar sot në orën 14:50 minuta në Shkup nuk ka informacione për të lënduar apo ndonjë dëm material.
Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se përmendorja e parë e projektit “Shkupi 2014” e cila do të dislokohet pas revizionit profesional në Ministrin e kulturës, do të jetë përmendorja e Andon Janev- Qoseto e vendosur para pallatit ë gjykatës, transmeton gazeta LAJM. Në mitingun e djeshëm në Qendër, Zaev tha se raporti i ekspertëve tani më është gati. “Nëse LSDM-ja merr qeverisjen e Qyteti të Shkupit, qeverisja qendrore do të bashkëpunojë me lokalen për tu rishikuar të gjitha marrëveshjet e lidhura në kuadër të projektit kontrovers urbanistik”. “Në mënyrë shumë të hollësishme do të sqarojmë situatën se çfarë është ndërtuar, si…