Author: Semi

Në organizim të Instituti ballkanik për fe dhe kulturë, Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Institutit për Studime Protestante dhe Shqipte dhe Institutit për Historinë Kombëtare sot në Shkup do të mbahet “Konferencë Ballkanike e 500 vjetorit të reformacioni protestant 1517-2017”. Konferenca po mbahet nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi. Konferenca është mbledhje shkencore në të cilën rreth njëzet teologë, historianë, sociologë dhe politikologë prej pesëmbëdhjetë vendeve do t’i shfaqin hulumtimet e tyre mbi ndikimin e Reformacionit me fokus të veçantë në Ballkanin.

Lexo më Shumë

Më shumë se 80 studentë prej 35 vendeve të botës nesër dhe pasnesër në Shkup do të marrin pjesë në Kongresin ndërkombëtar studentor, i cili organizohet për të katërtën herë nga Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit. Kongresi fokusohet në “Krijimin e botës së re në erën e globalizuar” , ndërsa studentët do t’i analizojnë aspektet ligjore, politike, ekonomike, sociale, psikologjike, arsimore, artistike dhe inxhinierike. Në hapjen e Kongresit, siç është paralajmëruar,do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupa diplomatik, shoqëria civile, bota akademike dhe studentë.

Lexo më Shumë

Certifikatat nga evidenca amë do të dorëzohen në adresën e shtëpisë së qytetarëve, parasheh projekti i ri të cilin do ta promovojnë sot Drejtoria për udhëheqjen e librave të amzës dhe Posta e Maqedonisë sha Shkup. Detajet për projektin do t’i kumtojnë drejtorët e Drejtorisë për udhëheqjen e librave të amzës dhe Posta e Maqedonisë Shkup, Gjoko Kotevski dhe Faadis Rexhepi.

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës për shqiptarët për kryetar të Gostivarit, Arben taravari, në një intervistë për Almakos ka njoftuar se ekziston marrëveshje parimore bashkëpunimi me Lëvizjen Besa për raunin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Gostivarit. Taravarit thotë se Besa për Aleancën është parti më e afërt, ndërsa përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me PDSH e Menduh Thaçit, e cila sipas tij, është njësoj si BDI. Intervista e Plote  

Lexo më Shumë

Portali Almakos vazhdon intervistat me kandidatët e kryetarëve të komunave. I intervistuari i rradhës ishte piikërisht kandidati i Lëvizjes Besa për komunën e Gostivarit, Asaf Ademi. Në intervistë Ademi tregon arsyet të cilat e çuan të njejtin ta pranoj kandidaturën. Kandidati i Beseës për Gostivarin për Almakos tha se nëse ai do të vi në krye të komunës do të inicoj revidimin e planit general urbanisitik, dhe do të mundohet që qytetarëve të Gostivarit tua bëjë jetën më të lehtë me ndryshimet në të mirë të shoqërisë e jo ndryshime në të mirën e ndonjë personi ose klani. “Aryseja që…

Lexo më Shumë

Në vitin 2016 LSDM-ja ishte ajo që bënte bujë me deklarata kundër qeverisë VMRO-BDI. Kjo parti ishte ajo që thonte në çdo deklaratë që përveç VMRO-së nuk duhet votuar as BDI-ja, pasi që këto të fundit ishin bashkëpuntorë të krimit në Maqedoni. Por kësaj rradhe siç duket Zoran Zaev dhe LSDM-ja do të lobojnë për Teuta Arifin, kjo nga shaku që LSDM-ja do e luaj përsëri politikën e njejtë ashtu si VMRO-ja, për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Në 2016-tën në zgjedhjet e fundit LSDM doli me moton: ‘Të nderuar bashkëqytetarë të Tetovës, votoni kundër krimit të BDI-së…

Lexo më Shumë

Përmirësim të kushteve për çiklistët dhe përdorim të biçikletës si mjet rekreativ dhe transportues është një nga prioritetet e VMRO-DPMNE-së dhe në lidhje me këtë çështje janë paraparë disa projekte në më shumë sfera të cilat janë të lidhura me këtë dukuri. Detajet për këtë projekt sot në konferencën për shtyp i publikoi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhë e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Koce Trajanovski. “Në periudhën e ardhme të programit tim zgjedhor ka disa projekte që kanë të bëjnë me përdorimin e biçikletave. Ndërtimi i stazave për biçikleta, Ruta 3 dhe…

Lexo më Shumë

Sipërmarrësit e rinj të cilët do të vendosin të fillojnë biznes personal, dy vite do të lirohen nga pagesa e taksës komunale ndaj Qytetit të Shkupit, tha sot nga Shuto Orizare kandidati për kryetar nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov, duke e prezantuar programin e tij parazgjedhor. Shilegov edhe një herë foli për sigurimin e një standardi më të mirë për të gjithë qytetarët. “Edhe këtu në Shuto Orizarë duhet të ndjehen masat, të ndjehet jeta për të gjithë banorët e kësaj komune. Programi ynë mundëson përkrahje të drejtpërdrejt për kompanitë vendore, ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme. Sigurojmë…

Lexo më Shumë

Person i panjohur ka demoluar shtabin zgjedhor të BDI-së në Shkupi-Veri. Sipas informatave të MPB-së, dje rreth orës 15:25, N.P. ka denoncuar se në rrugën Tale Hristov në Shkupi-Veri është kryer dëmtim i shtabit të BDI-së nga një person i panjohur. Ai ka denoncuar se janë të thyer dy xhama të dritareve dhe dera e shtabit.

Lexo më Shumë

Nëse Zoran Zaev, si kryetar i partisë në pushtet, LSDM-së, kërkon nga shqiptarët votën, në zgjedhjet lokale, që po afrohen, duke inkuadruar kuadër shqiptar në partinë, apo dëshiron që me konceptin e tij qytetar të zhduk partitë shqiptare, nga arena politike, duke pretenduar në fitore, ku edhe ka nxjerr përfaqësues në disa komuna me shumicë shqiptare, në këto zgjedhje. Për, këtë analisti Ismet Ramadani thotë se koncepti i tij, si parti politike, nuk është i rrezikshëm, por këtë rrezik e sheh te humbja e partive shqiptare, nëse ata nuk u përmbahen premtimet ndaj qytetarëve, shkruan Almakos. “Puna është e qartë,…

Lexo më Shumë

Ministria e arsimit dhe shkencës formoi grupe pune përfshirëse për ndryshime dhe plotësim të ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm në të cilët janë kyçur persona kompetent nga institucionet shtetërore, arsimtarë dhe profesorë, organizata qytetare dhe sindikata, kumtoi MASH si reagim ndaj konferencës për shtyp të Valentin Manasievskit nga OBRM-PDUKM. “Kuptojmë se procese të këtilla përfshirëse janë të pakapshme për OBRM-PDUKM-në, të cilët vendimet i sillnin me forcë dhe pa diskutime publike, duke e shtypur mendimin e lirë. Për këtë shkak, ata u përballën me protesta nga nxënësit e shkollave të mesme, studentët, arsimtarët dhe profesorët”, thonë nga MASH.…

Lexo më Shumë

‘Politikanët i nënçmojnë votuesit’, ky është vlerësimi gjeneral i ekspertëve sipas teknikës së prezantimit mirëpo është mënyrë se si kandidatët për kryetar komune ju prezantojnë qytetarëve projektet për të cilat ato kërkojnë përkrahje për zgjedhjet lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Të brengosur dhe në gjah pas votave, aktorët politik madje nuk janë munduar që të mësojnë në mendje dhe ta aktrojnë pjesën, e as më pak tentojnë të thonë pa përgatitje, kështu mendojnë ekspertët më të njohur të psikologjisë në bazë të fjalimeve të shumta që kanë dëgjuar. Edhe pse politikanët nuk e kanë me rëndësi se si prezantohen para votuesve…

Lexo më Shumë