Qëllimi i Qeverisë dhe i Sekretariatit për Çështje Evropiane është t’i sjellë vlerat evropiane në Maqedoni, në shoqërinë tonë, dhe jo vetëm anëtarësimin formal në BE. Vlerësojmë se është e nevojshme që sistemi i arsimit të adaptohet. Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani para hapjes së së Kongresit ndërkombëtar studentor që për herë të katërt e organizon Universitetit ndërkombëtar ballkanik. “Arsimi na përgatit për të ardhmen e cila është e paparashikueshme dhe prandaj fokusi duhet të vihet në stimulimin e kreativitetit tek të rinjtë. Kreativiteti është po aq i rëndësishëm sa edhe aftësia për…
Author: Semi
U dëshmua se anëtarësimi në NATO dhe BE si spirancë e politikës sonë, janë shumë të rëndësishme edhe për sigurinë edhe për ekonominë e Maqedonisë. Maqedonia është shembull, ndërsa ky është mësimi nga kriza e viteve të kaluara, se shans i vetëm që shteti të jetë rezistues ndaj rreziqeve të sigurisë është qeverisja e denjë e së drejtës. Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën “Të rinjtë, paqja dhe siguria” në organizim të rrjetit rinor Y-PEER Maqedoni. “Në rastin e Maqedonisë u dëshmua se edhe siguria dhe stabiliteti i një shteti me të vërtetë varen…
Deputetë e VMRO-DPMNE e përkrahin vendosmërinë e nënave në gjithë Maqedoninë të cilët siç kanë informuar më herët kanë mbledhur 11 mijë nënshkrime për vazhdimin e pushimit të lindjes. Ju kujtojmë se si deputet edhe më herët e kemi përkrahur këtë nismë qytetare e cila ishte refuzuar nga deputetë e LSDM dhe në të njëjtën kohë si mbështetje parashtruam Ligj i cili i kishte të njëjtat kërkesa nga nisma e grave. Kuptohet deputetë e shumicës parlamentare si dhe nisma jonë ishte refuzuar dhe me këtë nuk u miratua ligji për vazhdimin e pushimit të lindjes. Konsiderojmë se 11 mijë nënshkrimet…
Pas shtatë viteve rikonstruim, të dielën më 8 tetor do të shenjtërohet kisha në kompleksin manastirial “Sveti Grigorij Pobedonosec” në Reçicë të Vogël në Tetovë, transmeton gazeta Lajm. Kisha është djegur në vitin 2001. gjatë ndërtimit të saj është ndërtuar edhe objekt ndihmës ku gjenden kuzhina, si dhe është rregulluar oborri. Në fshatin Reçicë të Vogël gjendet edhe selia e Bashkimi Demokratik për Integrim
Shtabi komunal i kandidadit të pavarur Enver Pajaziti është mobilizuar për zgjedhjet e 15 tetorit, duke theksuar se do të shkojnë drejt fitores. Kandidati Enver Pajaziti ka shpalosur ditëve të fundit në mënyrë aktive ofertën e tij për Bërvenicën për mandatin e ardhshëm, ku janë paraparë projekte të ndryshme në infrastrukturë, arsim, sociale dhe sfera tjera. Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë janë caktuar edhe takimet e radhës me qytetarët. Shtabi komunal njoftoi se “takimi i radhës me qytetarët e Gurgunicës nga ana e Enver Pajaziti të mbahet sot në ora 17:00 në shkollën fillore në fshatin Gurgurnicë dhe ditët në…
Para Gjykatës së rrethit në Winterthur të Zvicrës ka përfunduar një proces i ndërlikuar gjyqësor, në të cilin një shtetas maqedonas ishte akuzuar për dhunë seksuale. Bashkëshortja e tij e akuzonte se e ka dhunuar, ndërsa ngjarjen me nënën e saj e ka shpifur. Megjithatë, ai ka këmbëngulur se ka qenë viktimë e vjehrrës, e cila ka tentuar ta joshë. Para gjykatëses ka qëndruar një burrë 30-vjeçar maqedonas, i cili e ka rrëfyer versionin e vet të ngjarjes, e cila e kishte sjellë pasditen e së martës në Gjykatën e rrethit në Winterthur. Ngjarja kishte filluar gjatë një mbrëmje kur…
Tema e takimit janë ballafaqimi me sfidat e sigurisë siç janë radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi. Në takim shqyrtohen çështjet që kanë rëndësi të madhe për gjithë rajonin: ballafaqimi me sfidat e sigurisë sikurse janë radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi, si dhe ndikimi i krizës së emigrantëve. Tema e takimit janë edhe projektet e përbashkëta të cilët do ta vendosin bazën e qasjes më gjithëpërfshirëse, të udhëhequra nga parimi i kulturës politike evropiane, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe stabile, elementet thelbësore për konsolidim në rrunë kah Evropa, të gjithë rajonit.
Ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1, Stojançe Ribarev ka konfirmuar se janë arrestuar disa persona, të cilët për momentin gjenden në gjykatë. Ai nuk ka konfirmuar zyrtarisht, por mediumet kanë shkruar se bëhet fjalë për dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare gjaët ndarjes së subvencioneve bujqësore. Sipas Ribarev, arrestimet kanë filluar ora 9 të mëngjesit, duke shtuar se nuk e din se sa është numri i saktë i personave të arrestuar dhe deri kur do të ketë arrestime, transmeton Gazeta Lajm. Sipas informatave të fundit të “sudstvo.mk”, numri më i madh i të arrestuarve janë…
Strategjia kombëtare për kulturë është përgatitur si draft-version dhe do të duhet kohë e gjatë që ajo të realizohet, deklaroi ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Ajo shtoi se strategjia kombëtare nuk përfshinë gjuhën maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Lexojeni strategjinë kombëtare dhe saktësisht mund të shihni në çfarë drejtimi shkon shteti. Gjuha maqedonase, si më e rëndësishmja, nuk ekziston në atë strategji”, tha Kançeska Milevska. Ajo gjithashtu tha se nëse bëhet retrospektivë dhe analizë del se LSDM nuk ka ndjenja përkatësie në fushën e kulturës dhe përfshirje në zhvillimin kulturor.
Kandidati për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, i shoqëruar nga bartësit e listës për këshillin e Çairit, Dr. Fikri Abdullai, Dr. Lulzime Hoxha, Mr. Zahir Bekteshi dhe bartësi i listës për këshillin e Qytetit të Shkupit, Besnik Ajeti, ka bërë prezantimin e radhës të Kontratës 2017-2021 për zhvillimin e Çairit gjatë katër viteve të ardhshme. Takimi me banorët e zonës është zhvilluar në lagjen Kulla e Sahatit, në vendin ku edhe planifikohet të ndërtohet një prej katër garazheve në kate. Strategjia për zhvillimin e Çairit e hartuar prej tij, parashikon ndërtimin e garazhit në Sahat Kullë me një…
Meqë në TV Alsat-M në debatin me kandidatin e koalicionit LSDM-BDI për Komunën e Çairit, Visar Ganiu, na mbeti i papërfunduar diskutimi se sa është borxhi saktë i Komunës së Çairit, ndërsa unë i premtova se do t’ia siguroj të dhënat edhe nga Ministria e Financave, që të mos i mbetem edhe unë borxh atij, siç janë borxhet e mëdha të Komunës, këtu po i prezantoj të dhënat nga ueb-faqja e Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë. Në fakt, në raportin që është bërë në maj të këtij viti del se Komuna e Çairit i ka borxh 143 milionë…
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot me tubime dhe takime me qytetarët në shumë qytete dhe vendbanime, i prezantojnë programet zgjedhore për zgjedhjet lokale më 15-të tetor të këtij viti. Bashkimi Demokratik për Integrim do të realizojë takim me qytetarët në Kumanovë dhe Likovë. Lëvizja BESA sot organizon tubim me banorët në Tearcës. Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takim me qytetarët e Tearcës, Bervenicës dhe Jegunovcës, ndërsa në mbrëmje tubim në Tetovë. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja në takime me qytetarët në Çuçer Sandevëdhe, ndërsa mitingje do…