Kandidati i PDSH-së për komunën e Studeniçanit Azem Sadiki, kërkoi edhe një mandat nga banorët e kësaj komune duke iu premtuar atyre kushte më të mira si në infrastrukturë ashtu dhe në lëmitë tjera. Sipas tij ndërtimi i rrugëve do jetë prioritet, ndërkaq premtoi se kjo komunë gjatë katër viteve të ardhshme do të ketë Shkollën e saj të mesme. “Do të vazhdojmë me ndërtimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave nëpër vendbanimet e komunës së Studenicnanit, ndërtimi i rrugëve në tokat bujqësore, Moranë Batincë dhe Studenican. Meremetimi i rrugës Pagarushë dhe Gabell. Ndërtimi i rrugës nga kolicani i poshtëm…
Author: Semi
-E ardhmja e rajonit, hapat të cilat duhet të ndërmerren për krijimin e vizionit pozitiv për atë të ardhme, përforcimi i bashkëpunimit mes organizatave të shoqërive civile të të dy vendeve, si dhe të institucioneve akademike, ishin pjesë e temave të sotme të shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, të mbajtur në margjina të takimit ministror katërpalësh në Selanik. Dimitrov, i cili sot u takua edhe me prefektin e Selanikut, Janis Butaris, theksoi se është biseduar edhe për bashkëpunimin tejkufitar, për rritje të bashkëpunimit në nivel të ministrive të jashtme, lajmëroi raportuesi i MIA-s.…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Cvetanka Ivanova, sot realizoi takim me Ken Vollak, kryetar i Institutit Nacional Demokratik Amerikan, me Robert Benxhamin, drejtor rajonal i INDsë nga SHBA për Evropë dhe me Kris Henshou, drejtor i NDI për Maqedoninë. Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, gjatë takimit u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga vëllimi i bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar të cilin e kanë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe IND, si edhe intenca e thellimit të tij të mëtutjeshëm. “Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi,…
Kandidati për kryetar komune të Gjorçe Petrov,Aleksander Naumovski,gjatë prezantimit të kampanjë politike,para elektoratit kërkoi votat e qytetarëve dhe premtoi se ai dhe këshilltarët e tij do të punojnë me përgjegjesi,energji për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë me dekada. Sigurojmë gazifikim deri në çdo shtëpi,shkurtime te harxhimeve për energji përmes se cilës do të ulim ndotjen e ajrit,do të rregullojmë kaosin me komunikacionin dhe ti ndalojmë kalimin e motorëve dhe automobilave, do të kërkojmë ndryshime të detajuara në planin urbanistik që ta pengojmë trafikun e lartë nëpër rrugët kryesore të komunës – tha Aleksander Naumovski,kandidat për kryetar komune te Gjorce Petrov.
Qytetarët nga Ballkani Perëndimor, që kërkojnë shërbime nga partitë politike kanë për gjashtë herë mundësi më të mëdha t’i ekspozohen presionit që votën e tyre ta zëvendësojnë për para/ shërbime në krahasim me ata që nuk kërkojnë ndihmë të tillë, tregon studimi rajonal i zbatuar në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor nga projekti INFORM, në të cilin nga Maqedonia merr pjesë Instituti për Demokraci “Societas Civilis” Shkup. Në pyetjen “Nëse ndonjëherë u janë ofruar para ose shërbime në këmbim të votës suaj në zgjedhje?” Po janë përgjigjur 23 për qind e të anketuarve në Mal të Zi, 21 për qind…
Një banor i Haraçinës është sulmuar fizikisht dhe plaçkitur në Malin e Gazibabës nga katër persona. Në Stacionin policor në Gazi Babë, B.N (26) nga Haraçina, ka denoncuar se më datë 3.10.2017, rreth orës 21:00, duke lëvizur në Malin e Gazi Babës është sulmuar nga katër persona, të cilët, përpos sulmit fizik nga ai kanë arritur të marrin 600 euro dhe 3000 denarë. Personat fillimisht e kanë ndaluar 26-vjeçarin, ndërsa njëri prej tyre me mjet të fortë e ka goditur në kokë. Ai është rrëzuar në tokë duke e humbur edhe vetëdijen. Më pas pasi që është zgjuar ka vërejtur…
Persona të panjohur mbrëmë i kanë vënë flakën një automjeti “BMW” pronësi e A.J. (30) nga Shkupi, i cili është djegur në pjesën e përparme. MPB informoi se mbrëmë në orën 02:23 D.J. ka denoncuar se në rr.”Adam Mickieviq” në Shkup, nga ana e disa personave të panjohur të cilët kanë qenë me maska në kokë, me shishe paraprakisht të ndezur, i është vënë flaka në pjesën e përparme automjetit “BMW” me targa të Shkupit, pronësi e birit të tij A.J. (30), i cili vetë ka arritur ta shuajë zjarrin, ndërsa personat e kanë braktisur vendin e ngjarjes. Po ndërmerren…
Me aktvendim të Gjykatës Administrative është vërtetuar se Darko Dimovski është kryetar legjitim i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Nga LSM sot njoftuan se me aktvendimin e Gjykatës Administrative të 13 shtatorit këtë vit u hodh poshtë padia e Zihvko Mitrevskit kundër vendimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale Nr. 08- 8191 / 14 të 4 gushtit të këtij viti, me të cilën kërkohej gjykata të sjell vendim me të cilin do t’i ndalohej Dimovskit që ta përfaqësojë si kryetar i LSM-së deri në përfundimin e kontestit administrativ. Gjykata Administrative, sqarojnë nga sindikata, vendosi se padia është e…
Një grup administratorësh shqiptarë, të punësuar në institucione shtetërore dhe komunale, kanë ardhur në redaksinë e Gazetës Lajm për të paraqitur një rast të jashtëzakonshëm të presionit. Ata thonë se janë të detyruar vazhdimisht nga shefat e tyre që të pëlqejnë dhe të shpërndajnë postimet, spotet publicitare dhe tekstet pozitive për kandidatët e partisë në pushtet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor. “Presioni është shtuar tani gjatë fushatës parazgjedhore. Prej nesh nuk kërkohet të bëjmë punë, por vetëm të pëlqejmë dhe të shpërndajmë tekste të portaleve që shkruajnë mirë për partinë në pushtet. Poashtu kemi presion…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se harmonizimi i legjislaturës së vendit me atë të Bashkimit Evropian dhe reformat në të gjitha sferat mund të bëhen vetëm përmes bashkëpunimit të të gjithë aktorëve politik. Duke elaboruar para studentëve të Universitetit FON, rolin vendimtar që ka institucioni që ai drejton, Xhaferi apeloi te të gjithë aktorët politik që të angazhohen në forcimin e rolit kontrollues dhe mbikqyrës të Kuvendit mbi institucionet tjera e në veçanti mbi Qeverinë. Do ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe publikisht do të apeloj deri te shumica parlamentare dhe opozita, deri te pushteti ekzekutues, opinioni akadaemik, sektori joqeveritar,…
Qëllimi i Qeverisë dhe i Sekretariatit për Çështje Evropiane është t’i sjellë vlerat evropiane në Maqedoni, në shoqërinë tonë, dhe jo vetëm anëtarësimin formal në BE. Vlerësojmë se është e nevojshme që sistemi i arsimit të adaptohet. Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani para hapjes së së Kongresit ndërkombëtar studentor që për herë të katërt e organizon Universitetit ndërkombëtar ballkanik. “Arsimi na përgatit për të ardhmen e cila është e paparashikueshme dhe prandaj fokusi duhet të vihet në stimulimin e kreativitetit tek të rinjtë. Kreativiteti është po aq i rëndësishëm sa edhe aftësia për…
U dëshmua se anëtarësimi në NATO dhe BE si spirancë e politikës sonë, janë shumë të rëndësishme edhe për sigurinë edhe për ekonominë e Maqedonisë. Maqedonia është shembull, ndërsa ky është mësimi nga kriza e viteve të kaluara, se shans i vetëm që shteti të jetë rezistues ndaj rreziqeve të sigurisë është qeverisja e denjë e së drejtës. Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën “Të rinjtë, paqja dhe siguria” në organizim të rrjetit rinor Y-PEER Maqedoni. “Në rastin e Maqedonisë u dëshmua se edhe siguria dhe stabiliteti i një shteti me të vërtetë varen…