Author: Semi

Retorika e ashpërsuar e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në këto 10 ditë të fushatës parazgjedhore duket se shqetësuar faktorin ndërkombëtar. Sulmet e pandërprera ndaj dy partnerëve të koalicionit qeverisës – BDI dhe LSDM kanë detyruar ambasadorët e vendeve mike në Maqedoni të analizojnë se çfarë po kërkon Sela dhe sa realisht mund të dëmtojë Qeverinë që, me aq investim të madh, ndërkombëtarët po mundohen të ec përpara Qeveria e Zoran Zaevit. Burime diplomatike thonë se Sela, duke e vlerësuar më shumë se sa duhet fuqinë e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, tani po tregon shenja nervozizmi, sidomos…

Lexo më Shumë

Nuk ka raste të reja të të prekurve nga fruthi, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Nga Komisioni për sëmundje infektive thonë se gjendja e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive është stabile, por alarmi për paraqitje të epidemisë vazhdon të jetë i ndezur. Sipas autoriteteve shëndetësore përhapja e këtij infeksioni vjen edhe si rezultat i kontakteve me njerëz nga vendet fqinje, të cilat po përballen me këtë epidemi. “Në bazë të kontakteve tona me shërbimet e Klinikës për sëmundje infektive, nuk ka raste të reja të të infektuarve nga fruthi. Gjendja e pacientëve të shtrirë është jashtë çdo rreziku…

Lexo më Shumë

Duke u thirr në burime të afërta me hetuesinë, Makfax jozyrtarisht merr vesh se disa deputetë, ministra – kandidatë aktualë për kryetarë komunash, por edhe një gazetar kanë dëshmuar kundër Igor Jug dhe thonë se ai ka arritur të fusë armë në Parlament. Një funksionar i lartë i LSDM-së, tani ministër aktual, para prokurorit në PSP ka deklaruar se Igor Jug ia ka vendosur revolen në kokë dhe se ai është nën rrezik nga Igor Jug, transmeton Gazeta Lajm. Sipas informacioneve të Makfaksit, kundër Igor Jugut kanë dëshmuar deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski dhe ministri i punëve të brendshme, Oliver…

Lexo më Shumë

Prokuroria speciale Katica Janeva së bashku me prokuroren Lençe Ristoska dhe një hetues, janë në hapësirat e Gjykatës Themelore Shkupi 1 në procedurën parahetimore kundër ish-kryetarit të Gjykatës Vlladimir Pançevski, njofton Portalb.mk. Sipas burimeve të Gjykatës, bëhet fjalë për dyshim për dhënie të sekretit zyrtar nga ana e Pançevskit dhe dy personave tjerë nga Gjykata Penale, që nuk janë gjykatës. Nga PSP-ja nuk zbulojnë se për çfarë bëhet fjalë saktë. Nga Gjykata konfirmojë se Janeva dhe ekipi i sajë kanë biseduar me Pançevskin dhe me dy të punësuar tjerë. Për momentin janë te kryetari Stojçe Ribarev.

Lexo më Shumë

Kryetari i degës së ASH-së në Haraçinë, Driton Nebiu nëpërmjet profilit të tij social ka akuzuar policinë se po i bën presion aktivistëve të ASH-së, transmeton Express. Nebiu në profilin e tij ka shkruar : “Kisha një lutje deri tek gjith ata që mendojn se mund ta kërcnojn ndonjë aktivist me an të policis siç ekemi rastin sod aktivistit ton te dalluar z Fuad Halimi ika ardh ftes per ne stacionin policor auto komanda kjo ndodh nga friga qe do humbin me dallim të thell edhe pse skan baz për ta paraqitur Fuadin ne stacion ështê djal i ndershem punon…

Lexo më Shumë

Fuad Halimi nga Haraçina është thirrë sot në polici. Kandidati për kryetar komune i Aleancës për Shqiptarët, Isen Ramadani, thotë se Halimi është aktivist i ASH-së dhe akuzon LSDM-në. “Sot njëri nga themeluesit dhe aktivistët e dalluar të Aleancës për Shqiptarët nga Haraçina Fuad Halimi të thirret në polici me qëllim të realizimit të porosis nga disa funksionar të LSDM-së, me arsyetime të pabaza dhe të pavërteta! Mos harroni se këto kërcënime me shërbime të tilla: -nuk ju sjellin fitore dhe -aspak nuk i frigojnë aktivistët dhe votuesit e Aleancës për Shqiptarët. Anëtarë dhe simpatizant të Aleancës për Shqiptarët ju…

Lexo më Shumë

Këto zgjedhje për fat të keq i shënon një vrasje makabre. Bartësi i listës së këshilltarëve në Kërçovë, Alit Abazi iu është nënshtruar lëndimeve në këmbimzjarrin që ndodhi javën e kaluar. Kjo vrasje po ndodh kur fushata politike është në ritmin e plotë. Kështu theksoi sot Hristijan Mickovski, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së me rastin e vdekjes së Abazit, i cili ishte i kyçur dhe zhvillonte fushatë politike. “Ka një njollë të madhe të zezë. Kjo është vrasja e parë në Maqedoni e një njeriu që është në mënyrë aktive në fushatën zgjedhore dhe njeriu, i cili është listën e…

Lexo më Shumë

“Garda e vjetër” e VMRO-DPMNE-së njoftoi do të kyçet aktivisht në gjitha aktivitetet e reformatorëve. Ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së Gjulistana Markovska, theksoi se ndryshimet janë fenomen natyror dhe gjithçka që fillon duhet të përfundojë. “Është mirë që VMRO-DPMNE për një periudhë të jetë në opozitë, për ta kuptuar faktin se ku ka gabuar dhe të përmirësojë ato gabime. Ne nuk kërkojmë që VMRO-DPMNE-ja të ndahet, vetëm kërkojmë reforma të brendshme në parti, gjegjësisht dorëheqje të kryetarit Nikolla Gruevski dhe të disa personave jerë në krye të partisë”, tha Markovska. Ndërsa Mihail Panovski njëri nga anëtarët e parë të partisë, tha se…

Lexo më Shumë

Një nga të burgosurit e rastit Kumanova, Muhamet Krasniqi i njohur si Komandnat Malisheva ka porositur shqiptarët e Haraçinës që të mos merren me thathetheme por ta votojnë kandidaten e LSDM-së Melikije Halimi. Komandant Malisheva ka bërë këtë apel: Përshendetjet më të sinqerta për të gjithë bashkëkombasit e sonte ne veçanti për Haraçinen : kam nji porosi së pari dua të më kuptoni drejtë , te gjithë më njihni dikush me emer dikush edhe personalisht kontributin tim per lirin e juaj nuk mund ta mohoj kurkush duke fillu nga viti 2001 e deri tash qe jam ne burgë bile po…

Lexo më Shumë

në emisionin Argument të TVM 2 kanë qenë të ftuar përfaqësues prej të gjitha partive politke shqiptare. Ndërkohë, është zhvilluar një debat i ashpër mes Emad Mehmetit të Lëvizjes BESA, dhe Valdet Xhaferit ish – ministër i Drejtësisë nga radhët e BDI-së. Me këtë rast, Mehmeti i BESËS ka thënë: “Fushata në përgjithësi po zhvillohet e qetë, falë vullnetit të mirë të qytetarëve edhe pse po vërehen tendenca të disa subjekteve që të bëjnë provokime, siç ishte rasti i thyerjes së shtabit të Lëvizjes BESA në Butel. Vërehet qartë se dhuna dhe incidentet janë bë pjesë e kodit gjenetik të…

Lexo më Shumë

Dy minorenë nga shtëpia për përkujdesje të fëmijëve pa prindër “25 Maji” në Shkup pardje janë larguar në drejtim të panjohur. MPB informoi se në Stacionin policor – Çair, një e punësuar në Shtëpinë për përkujdesje të fëmijëve pa prindër “25 Maji” në Shkup, ka denoncuar se në datën 3 të këtij muaji në periudhën nga ora 12:30 deri në 13:30, nga shtëpia në drejtim të panjohur janë larguar dy fëmijë të moshës 15 dhe 12 vjeçare. Ndërmerren masa për gjetjen e fëmijëve.

Lexo më Shumë