Author: Semi

Kryeministri i Maqedonisë mbrëmë në Tetovë deklaroi se është sjellë vendim që të blejnë inkubatorë të rinj me 200.000 eurot e kursyera që janë bërë në bazë të shfuqizimit të marrëveshjes për reklama dhe fushata në CNN dhe heqjen e harxhimeve tjera që janë përdorur nga qeveria e mëparshme. “Së bashku kemi siguruar 200.000 euro. Kemi filluar procedurë para Byrosë për furnizime publike, do të na japin pajtueshmëri dhe me të gjithë këto para do të blejmë 20 inkubatorë të rinj”, tha Zaev.

Lexo më Shumë

Klubi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot organizon promovim të kandidateve për kryetarе të komunave. Në promovim janë ftuar kandidatet për kryetare të komunave, bartëset e listave për këshilltare, deputetët dhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, si dhe përfaqësues të Sektorit për mundësi të barabarta e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Lobi i grave të Maqedonisë, Këshilli kombëtar për barazi gjinore, organizata ndërkombëtare dhe përfaqësi diplomatike.

Lexo më Shumë

Roli i të ashtuquajturit “Kapitali njerëzor” në kuadër të nismës për zhvillim ekonomik ndërkombëtare “Një brez, një rrugë” do të jetë në fokus të Konferencës së tretë ndërkombëtare të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që sot dhe nesër do të mbahet në Ohër me pjesëmarrës të 15-të vendeve prej katër kontinenteve. Profesorët prej universiteteve të SHBA-së, Kinës, Maqedonisë, Australisë, Polonisë, Rumanisë, Indisë, Sllovenisë, Katarit, Hungarisë, Serbisë, Anglisë … do të debatojnë për përfitimet e nismës ndërsa do të prezantohen edhe hulumtimet për fushat: ekonomi, Evropa Qendrore dhe Lindore dhe Kina, si dhe gjuha e kultura. Në hapje është paralajmëruar fjalim i presidentit…

Lexo më Shumë

Shoqata për të drejtën penale dhe kriminologji e Maqedonisë dhe misioni i OSBE-së në Shkup do të organizojnë debat shkencor dhe profesional në temën “Dyshimi në favor të të pandehurit – fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm”. Në diskutimin shkencor do të marrin pjesë praktikues dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, të cilët kanë për synim të identifikojë shembuj të praktikave të mira dhe t’i diskutojnë rastet gjyqësore nga tema e diskutimit. Nga Shoqata informojnë se sapo të miratohen rekomandimet dhe konkluzionet nga diskutimi, organizatat kompetente do të përgatisin raport i cili do t’i përmbajë rezultatet e tij.

Lexo më Shumë

Një kamion me targa të Strumicës sot në mëngjes u përmbys në kodrën e Vallandovës, me ç’rast lëndime trupore ka marrë shoferi. Nga SPB Strumicë informojnë se aksidenti ka ndodhur në orën 6 e 45 minuta në rrugën nga fshati Kosturino drejt Vallandovës, në të cilin mori pjesë një automjet i tipit “Mercedes” me targa të Strumicës. Ekspertizë në vendin e aksidentit janë duke bërë ekipe të SPB Strumicë dhe institucionet kompetente që të konfirmohet shkaku i cili ka çuar drejt fatkeqësisë.

Lexo më Shumë

Partia VMRO-DPMNE dhe anëtarët e saj janë të njohur si anti-shqiptarët më të mëdhenj, përderisa në dorë kishin pushtetin, por është edhe partia që po shkakton problemin më të madh në Kuvendin e Maqedonisë, për ligjin e gjuhës shqipe. Tek situata para zgjedhjeve lokale duket se ka zbutur mllefin e kësaj partie ndaj gjuhës dhe popullatës shqiptare, nga vet fakti se në vendbanimet shqiptare VMRO-ja programet proklamuese i ka bërë në gjuhën shqipe, dhe postin e nënkryetarit të qytetit të Shkupit e ka vendosur që t’ia lë shqiptarëve.  Por, situata ndryshon kur bëjmë fjalë për VMRO-në në qytetet me shumicë…

Lexo më Shumë

“Z. Zaev, e kuptojmë misionin tuaj për të “ricikluar” politikanë të korruptuar të cilët deri dje i shpallnit bashkëpunëtorë të krimit. Por, të keni kujdes kur i drejtoheni Lëvizjes BESA sepse ne jemi Lëvizja që përfaqësojmë vullnetin e shqiptarëve për një jetë më të mirë, e nuk jemi e nuk do të bëhemi kurrë si ajo parti që është vetëm shërbëtore e partive maqedonase dhe herë me zell iu shërben juve, e herë VMRO DPMNEsë, por gjithnjë në dëm të interesave shqiptare. Me 15 Tetor, shqiptarët do t’ua japin përgjigjen meritore të gjithë mashtruesve si ju”, kjo ka qenë përgjigjja…

Lexo më Shumë

Nuk ka asnjë paralajmërim për rritje të mundshme të numrit të migrantëve ose për aktivizim të rrugës së Ballkanit Perëndimor, tha ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski pas përfundimit të takimit të dytë të Ministrave për punë të brendshme dhe atyre për punë të jashtme të Maqedonisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë që mbahet në Selanik, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në këtë takim diskutuam për tema të rëndësishme, për sigurinë, për sfidat globale të sigurisë, të rajonit dhe shteteve tona. Para së gjithash për krimin e organizuar, tregtinë me njerëz, me lëndë narkotike dhe krizën e refugjatëve. Është me rëndësi të…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Bogovinë, Minur Asani, së bashku me këshilltarët komunal, kanë realizuar tubimin qendror në Bogovinë. Kandidati për kryetar komune, Asani ndër të tjera në takime me qytetarët tha: “Sonte në mesin tonë ndodhen ata to rinj e të reja, të cilët nuk u bënë shërbëtor të këtij pushteti, që të marrin notë, ata kaluan studimet në mënyrë të ndershem, ata nuk u bënë peng dhe vasalë të këtyre njerëzve që i mbushën të rinjt tanë me diploma pa shpërndarë diturinë… Sonte, publikisht i themi stop të keqes, stop krimit, stop pengmarrjes së institucinoneve,…

Lexo më Shumë

Duke iu përgjigjur pyetjes se a ka deklaruar ministri i jashtëm grek Nikos Koxijas se Athina, përveç çështjes së emrit të Maqedonisë, konteston edhe gjuhën dhe kombin maqedonas, siç raportonin mediat greke, Koxijas u përgjigj se për problemin me emrin apo me gjithçka që ka të bëjë me të, nuk ka biseduar me askënd. Ai pranon se Greqia është sjellë në mënyrë arrogante ndaj vendeve të rajonit në vitet e ’90-ta, por shton se tani – Greqia ka nxjerrë mësim dhe i është rikthyer politikës së ndërtimit të mirëbesimit. Ai vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet vendeve të rajonit sot janë shumë…

Lexo më Shumë