Debat shkencor për nevojën në praktikën vendore më shumë të mbahet llogari për prezumim të pafajësisë dhe mundësia për gabime dhe keqpërdorime në mbrojtje të individëve të cilët janë përfshirë me sistemin ndëshkimor juridik “Dyshimi në favor të të pandehurit – fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm”, u mbajt sot në Shkup në organizim të Shoqatës për të drejtë penale dhe kriminologji në Maqedoni dhe Misionit të OSBE-së në Shkup. Përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Gonzalo de Çezare, në hapje tha se diskutimi i sotëm është për një nga aspektet më të rëndësishme procedurale në të drejtën penale dhe…
Author: Semi
“Krimi ne Maqedoni po i jep “selamet” e fundit! BASHKIMI kunder krimit eshte VULA!”, ka shkruar në rrjetin social facebook, politologu, Xhenis Sulimani. Mbrëm kandidati i Lëvizjes Besa për kryekomunar të Sarajit, Bashkim Bakiu është kërcënuar me jetë.
Reagim ndaj kercenimeve ndaj Bashkim Bakiu: Edhe ne qytetaret kemi jetuar ne “burg” keto 25 vite te pamvaresise nga njerez si “ju” qe keni dhunuar fjalen e lire dhe kritike. Por nuk eshte larg koha kur qytetaret do t’ju fusin ne kapitullin e hareses per mos u shfaqur kurre me ne realitetin e ri. #me Bashkimin!!! ka shkruar Visar Ademi në rrjetin social facebook. Mbrëm kandidati i Lëvizjes Besa për kryekomunar të Sarajit, Bashkim Bakiu është kërcënuar me jetë.
Perkrahje per Bashkim Bakiun!!! Pavarsishte nga kush vijn kercnimet i nderuari Bashkim, ato do te bejn me te forte dhe te sigurt ne rrugetimin tuaj. Ata qe kercnojn tregojne dobesin dhe ligesin e tyre. Ata jane qyqar dhe frigacak. Bashkimi parasegjithash eshte njeri eshte prind vella dhe bashkeqytetar i yni. Pavarsishte bindjeve tona politika duhet ta kemi parasyshe se jeta vazhdon edhe pas fushates zgjedhore dhe pas zgjedhjeve te 15 tetorit, ka shkruar Zekiri në rrjetin social facebook.
MPB ka ngritur padi penale kundër T.N. (28) nga Struga, për kryerjen e veprës penale “lëndim të rëndë gjatë dhunës familjare”, sipas nenit 131 paragrafi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk, transmeton /ilirianews.mk/ “Më 5 gusht në shtëpinë familjare pas prishjes së marrëdhënieve familjare dhe mospastrimin e marrëdhënieve juridike me pronën, ka ardhur deri te përleshja verbale dhe fizike mes vëllezërve O.N. (31) dhe T.N., gjatë së cilës për një moment T.N. me thikë xhepi i ka shkaktuar lëndime në pjesën e barkut vëllait të tij, pas së cilës ka ikur nga vendi…
Investimet në arsim dhe theks në arsimin e mesëm janë një prej pikave kryesore që përmban Strategjia për zhvillimin e Çairit – Kontrata 2017-2021 që kandidati për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, do të realizojë në sferën e arsimit gjatë mandatit katërvjeçar. Në megaprojektin që përbëhet nga gjithsej 11 shtylla kryesore, Arsimi, që përfshin çerdhet, kopshtet e shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm, zë një vend të posaçëm në listën e prioritete për kandidatin Ganiu. Shkolla e mesme “Cvetan Dimov” është objekti i cili në të cilin investimet parashikohen të përfshijnë transformime në hapësirat e brendshme…
Numri i grave kandidate për kryetarë komunash në Maqedoni është mjerisht i ulët, vlerësojnë organizatat që merren me të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Në gjithsej 80 kumuna, më shumë se 7 parti së bashku kanë vetëm 15 kandidate të gjinisë femrore, njofton InfoShqip. Kjo sipas klubit të deputeteve femra në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është tregues se përse ka nevojë për të pasur kuotë të detyrueshme të pjesëmarrjes së femrave si kandidate, ashtu siç është rasti me listat për këshilltar komunal./InfoShqip.com Në fotot më poshtë ju sjellim të gjitha 15 kandidatet femra dhe një profil të shkurt…
Pesë persona midis të cilëve edhe një fëmijë dy vjeç janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në autostradën Gostivar – Tetovë në afërsi të stacionit pagesor të Tetovës. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski sot deklaroi se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14 kur një automjet i udhëtarëve “audi” me targa austriake ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke goditur në gardhin mbrojtës. “Nga dalja dhe goditja në gardhin mbrojtës lëndime trupore kanë marrë shoferi, tre bashkudhëtaret të moshës 22, 27 dhe 48 vjeç dhe një fëmijë dy vjeç. Me automjet tjetër ata janë dërguar…
Shkupi do të bëjë gjithçka që mundet që ta zgjidh çështjen e emrit të vendit me Greqinë, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për agjencinë shtetërore greke të lajmeve ANA MPA pas përfundimit të takimit dytë dyditor të ministrave të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë në Selanik. Siç njoftoi agjencia, duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të shihet një zgjidhje për problemin në të ardhmen e afërt, Dimitrov tha: “Sot dua të qëndroj në ‘fotografinë e madhe’. Me qëllim që ta zgjidhim çështjen e emrit dhe ne kuptohet do ta bëjmë më të mirën që…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në mitingun e mbrëmshëm në Qendër, tha se partia e tij ka kandidat i cili do të jetë kryetari i ardhshëm i komunës Qendër. Ai tha se edhe pse shumë persona Jovanovskit e njohin si basketbollist, ai është më tepër se aq, duke potencuar se nuk ka asnjë njollë të zezë në të kaluarën. “Për Koce Trajanovskin nuk kemi shumë çfarë të flasim. Atë qytetarët e Qendrës mundeshin ta shohin atë edhe si deputet, por edhe si kryetar i Shkupit në kohën kur në Qendër u investua shumë. U ndërtuan një numër i madh i…
Eco Guerilla e vlerëson si propagandë parazgjedhore deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se Jugohrom do të fillojë me kapacitet të plotë pune me vendosjen e filtrave në muajin mars. Tetova u rradhit si qyteti më i ndotur në Evropë. Me mbylljen e Jugohromit u vërtetua bindshëm që qyteti i Tetovës dhe rrethina janë 60% më pak të ndotur. Klasa politike e cila toleroi helmimin masiv të tetovarëve me vite duhet të mbajë përgjegjësinë më të madhe në histori. Siç është i njoftuar edhe vetë kryeministri, një kombinat aq i madh, për të punuar me kapacitet të plotë, vendosja e…
Policia mbrëmë ka ndaluar një qytetar i cili ka tentuar që të spërkatë me sprej Nikolla Gruevskin, derisa po mbante fjalim në tubimin para hotelit “Jadran” në qendër të Shkupit, shkruan portali sdk.mk. Sipas dëshmitarëve, derisa Gruevski po mbante fjalimin, qytetari ka tentuar që të ngjitet në skenë, por është parandaluar nga sigurimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së. Ai në këtë rast ka tentuar që të spërkasë me sprejë pjestarët e sigurimit, por është parandaluar. Policia ka ndërhyrë dhe e ka dërguar qytetarin e rebeluar në stacionin policor “Beko” në Shkup. Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe kandidati për qytetin…