Ministri i shëndetësisë dhe kandidati për kryetar komune në Gostivar, Arben Taravari, demanton informacionet e paraqitura se gjoja kryetari i Aleancës, Zijadin Sela e ka quajtur “manipulant klasik”. “Ky është montim i BDI-së. Me kryetarin jemi skuadër qe funksionon pa asnjë problem. Kurrë ne funksionimin tonë disa vjeçar nuk kemi pasur probleme njëri me tjetrin”, thotë Tarvari, duke hedhur poshtë këto informacione.
Author: Semi
Vazhdon analizimi i të dhënave të cilat PPS me vendim gjyqësor i siguroi mbrëmë, të cilat janë të lidhura me procedurën parahetimore për keqpërdorim të sistemit në Gjykatën Penale për ndarje elektronike të lëndëve. Ekipi i Janevës me asistencë të policisë, dje bastisi zyret dhe shtëpitë e të tre të dyshuarve, mes të cilëve është edhe ish kryetari i gjykatës Vlladimir Pançevski.
Partia politike “E Majta” ka dorëzuar parashtresë kundër Ligjit për rrogë minimale në Gjykatën Kushtetuese duke konsideruar se këtij Ligji po i bëhen vrima dhe se kjo po i dëmton punëtorët, kurse në anën tjetër është në favor të punëdhënësve. Sipas Dimitar Apasiev, nëse mbetet kështu rregullativa si është, mund të manipulohen shumë lehtë punëtorët me rritje enorme të rregullave të cilat nuk do të realizohen, kurse ata nuk do ta marrin rrogën minimale që u është garantuar. “Konsiderojmë se me këtë, po shkelet e drejta e barabartë dhe e jo- sigurisë në sferën e marrëdhënieve afariste për shkak të…
Denoncova rastin në polici, por nuk kam njohuri kush mund të më kërcënojë me jetë. Parashtrova edhe një padi private dhe shpresoj se policia dhe Prokuroria Publike do të ngrenë aktakuzë dhe ta gjejnë kërcënuesin”, tha Bakiu për “Post.mk” Mariella Trajkovska Bashkim Bakiu, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Sarajit, ka marrë kërcënime për jetë. Bakiu, për “Post.mk” konfirmoi se një person i panjohur përmes një sms mesazhi është kërcënuar derisa ka qenë në mitingun partiak të BESËS në Saraj. Nga MPB-ja e konfirmuan rastin. “Denoncova rastin në polici, por nuk kam njohuri kush mund të më…
Nga: Premtim Dema Leter e hapur drejtuar z.Ali Ahmeti dhe udhëheqsisë së BDI-së Në kohën më të vështirë ua dhamë besimin edhe ishim ata që ndihmuam luften heroike te UÇK-së për një të ardhur më të mirë për Popullin Shqiptar në trojet Etnike Shqiptare të ish- Jugosllavise. Prej kur e keni marrë Ju përgjegjsinë që të udhëheqni me popullin Shqiptar kemi pasur deshtime te një pasnjëshme dhe me pasoja katastrofale dhe për pasojë kemi pasur përkeqsim permanent të gjendjes së Shqiptarëve në Republiken e Maqedonisë. Me zgjedhjet e kaluara situata ne vend ndryshoj,dhe ju z. Ahmeti jeni nënshkruesi i Platformes…
Pasi që Prokuroria publike në njëfarë mënyre po hamendet dhe kur më nuk qëndron me siguri prapa aktkauzës, sipas profesorit Gordan Kallajxhiev, tashmë nuk ka kurfarë dyshime se duhet të kthehet prapa sërish gjykimi për rastin “Monstra”. “Bindja ime është se tani, posaçërisht nëse Prokuroria publike në njëfarë mënyre ka dilema, e ajo në të vërtetë është ajo që e dëshmon dhe qëndron pas aktakuzës. Kur Prokuroria publike tashmë nuk qëndron me siguri prapa aktakuzës, gjykata aq më tepër më nuk ka as bazë morale. Unë sikur të isha gjykatës, nëse prokuroria ka dyshime, nuk do të mundja askend ta…
“Ndërtimin e poliklinikës, revitalizimin dhe vënien në funksion të liqenit Treska. Vlera investuese e këtij projekti do të jetë afër 300 milion euro, ndërsa do të sigurohen mbi 1 500 vende pune. Ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës, rifunksionalizimin e Qendrës rekreativo – sportive – Saraj… Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe lëvizjes së qytetarëve planifikojmë ndërtimin e unazës te ura e re, e cila lidh Sarajin me kryeqendrën”,- deklaroi kandidati për kryetar të Sarajit – BDI, Blerim Bexheti.
Revista Fokus në numrin e saj të fundit shkruan se është zbuluar se kush e ka porositur rastin “Monstra”, në të cilin gjashtë shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm, në periudhën kur në pushtet ishte qeveria VMRO-BDI. “Pas masakrën në prag të Kërshëndellave ka pasur edhe motive politike. porositësi i vrasjes së pesëfishtë në Smilkovë është zbuluar”, shkruan Fokus, transmeton Gazeta Lajm. “Gjashtë të akuzuarve me burg të përjetshëm në Smilkovë u është kthyer shpresa se do të dalin në liri, pasi që prokurorja kërkoi nga Gjykata Supreme ta kthejë rastin në fillim. Zyrtarisht, mbrojtja ka pasur të drejtë…
Së shpejti pritet publikimi i tre “bombave”, që do ta rrënojnë karrierën politike të Teuta Arifit, bashkë me të edhe të BDI-së, jo vetëm në Tetovë, por edhe më gjerë. Qytetari digjital i afërt me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi, në adresë të fol.mk ka deponuar tre materiale ekskluzive që kanë të bëjnë me afera të rënda korruptive dhe keqpërdorime të funskionit publik gjatë mandatit të saj. “Bomba” e parë e titulluar #T1 pritet të publikohet ditën e hënë në ora 12:00. “Bomba” e dytë e titulluar #T2 pritet të publikohet ditën e mërkurë në ora 12:00 “Superbomba” e…
Spanja me dëshpërim po tenton të ndalojë rrugën e Katalonjës drejt pavarësisë, e cila pret që të shtyjë Evropën në kaos. CNN ka analizuar pasojat e mundshme ekonomike në rast të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës. “Investitorët janë të vetëdijshëm për rrezikun: indeksi kryesor i aksioneve spanjolle ka rënë dje për 2,7 për qind; aksionet e bankave spanjolle me seli në Barcelonë kanë tregtuar me rënie prej madje 7 për qind, ndërsa janë dobësuar edhe letrat spanjolle me vlerë”, shkruan CNN.
Persona të panjohur mbrëmë kanë djegur një veturë të markës “BMV” pronë e 30 vjeçarit me iniciale A.J. nga Shkupi. Vetura është djegur në pjesën e përparme. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 2 e 23 minuta pas mesnate, kur D.J. ka njoftuar policinë se në rrugën “Adam Mickieviq” në Shkup, nga disa persona të panjohur që kanë pasur maska në kokë, me shishe të ndezur paraprakisht, e kanë ndezur veturën BMV me targa të Shkupit, pronë e djalit të tyre, i cili vetë ka arritur ta fikë zjarrin, kurse autorët kanë ikur. Policia po merr masa për…
Shtatëdhjetë e dy vjeçarja V.T.M. nga Amsterdami, Holandë, është gjetur e vdekur në një hotel në Ohër. Siç është theksuar në buletinin e policisë, dje në ora 10:05 në Ohër, është paraqitur se në rr. “Pitu Guli” në një dhomë hoteli është gjetur e vdekur V.T.M. (72) nga Amsterdami, Holandë. Një ekip i Ndihmës së shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekje pa gjurmë e dhunës, ndërsa me urdhër e prokurorit publik, trupi është dorëzuar në Mjekësinë ligjore- Manastir për autopsi. Ekspertizë ka kryer një ekip ekspert nga SPB-Ohër.