Author: Semi

Lëvizja BESA, e ka intensifikuar fushatën zgjedhore duke qëndruar në çdo vendbanim dhe lokalitet të banuar me shqiptarë. Uragani i Besës, mbrëmë tubim qendror ka mbajtur në Tearcë ku edhe kanë vulosur fitoren kanë bërë të ditur drejtuesit e partisë. Kandidat për kryetar Amir Elezi, tha se së bashku me bartësin e listës të këshilltarëve, z.Amet Imerin dhamë Besën se do të jemi zëri i fuqishëm kundër korrupsionit, kundër uzurpimit të pronave publike dhe se do të punojmë me përkushtimin më të madh që të risim, hapësirat e gjelbërta, ndërtimin e kopshteve për fëmijë e shumë gjëra të tjera ,…

Lexo më Shumë

Ka edhe më shumë situata absurde dhe vite më parë, “për shkak të qasjes së papërgjegjshme në ndërmarrjet nën timonin e shtetit, ata grumbullonin humbje e askush nuk mbante përgjegjësi për to” Qeveria po kontrollon raportet financiare të mbi 30 ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, të cilave u janë “avulluar” para nga llogaria. Shoqatës Aksionare “Qendra Tregtare e Qytetit” i janë zhdukur 1.8 milionë euro nga llogaria e saj, ndërsa Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”, përmbaruesi gabimisht i ka marrë 850.000 denarë, njofton Medial.mk. Kështu në mënyrë të papërgjegjshme menaxherët i shpenzonin paratë e popullit të më shumë se 30 ndërmarrjeve…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës Çair të Shkupit, Zekirija Ibrahimi u përgjigjet akuzave të oponentëve politike se ata janë eksponentë të interesave turke dhe të VMRO-DPMNE. Si Ibrahimi e parashikon epilogun e garës zgjedhore në Çair dhe si e cilëson përkrahjen e LSDM për kandidatin e BDI-së. Cili është vlerësimi i tij për punën e kryetarit aktual të Çairit, Izet MIxhiti, dhe çfarë projektesh premton për të zbutur gjendjen e rëndë të qytetarëve në lagjet suburbane të komunës së vetme në qytetin e Shkupit me shumicë shqiptare. Për të gjitha këto dhe shumë detaje tjera lidhur me…

Lexo më Shumë

Kandidati i partisë së Ziadin Selës për kryetar të Haraçinës, Isen Ramadani ka qenë i akuzuar për marrje ryshfeti në të kaluarën. Së paku kështu shkruan në mediumet e vitit 2009, kur Ramadani ka punuar si bashkëpunëtor në Ministrinë e ekologjisë. Sipas informacionit, përveç Isen Ramadanit, të akuzuar tjerë për këtë rast kanë qenë edhe Valdrin Asani nga Tetova, shef i kabinetit të ministrit dhe Abdurrahman Uka. Sipas MPB-së, Asani dhe Ramadani, duke keqpërdorur detyrën, kanë kërkuar ryshfet prej 1200 euro nga një person nga Kumanova, për t’i lejuar firmës së tij importin e gomave të përdorura. Fillimisht afaristin e kanë…

Lexo më Shumë

Diaspora kërçovare paraqet një nga problemet më komplekse e cila e pret kandidatin e vetëm shqiptar të Komunës së Kërçovës nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Fatmir Dehari. Për këtë shkak, sonte në emisionin “Debatpernime” me Jeta Xharrën, Dehari u shpreh se vizita e tij e disaditshme në shtetet perëndimore ku po qëndrojnë kërçovarët nuk është grumbullimi i votave por marrja e modeleve se çfarë duhet të bëhet në Kërçovë në të ardhmën që mërgimtarët të kthehen nga atje. “Unë isha për vizitë në diasporë dhe qëllimi im nuk ishin votat por që t’i bindja se gjithçka që ata kanë…

Lexo më Shumë

Shkrimtari, publicisti Kim Mehmeti ka reaguar ashpër lidhur me aleancën mes LSDM’së maqedonase dhe BDI’së, për t’i luftuar partitë opozitare shqiptare. Sipas Mehmetit, BDI’ja që deri dje ishte vasale e VMRO-DPMNE’së, sot, si degë partiake e LSDM’së, vazhdon ‘misionin’ e saj përçarës ndaj shqiptarëve. Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, Kim Mehmeti pohon se askush nuk është tallur me shqiptarët aq sa Zaevi, që deri dje i quante kriminel drejtuesit e BDI’së dhe sa Ali Ahmeti, që pohonte se është antishqiptari ta përkrahësh e të votosh për LSDM’në. Më poshtë mund ta lexoni komentin e…

Lexo më Shumë

Pasditen e sotme zjarri ka përfshirë objektin e Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore dhe atë të Filologjisë, ndërsa shkaku i zjarrit dyshohet të jetë djegia e mbeturinave. Për të parë se çfarë ka ndodhur për nga afër, doli edhe ministri i Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, i cili  tha se janë të interesuar që t’i dinë shkaqet pse ka ardhur deri tek zjarri, pasi që deri tani nuk e dinë saktësisht se si ka ardhur deri tek kjo situatë. Ai tha se nga zjarri nuk janë shkaktuar dëme të mëdha, përveç në pjesën e jashtme të objektit të Fakultetit…

Lexo më Shumë

Eco Guerilla e vlerëson si propagandë parazgjedhore deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se Jugohrom do të fillojë me kapacitet të plotë pune me vendosjen e filtrave në muajin mars. Tetova u rradhit si qyteti më i ndotur në Evropë. Me mbylljen e Jugohromit u vërtetua bindshëm që qyteti i Tetovës dhe rrethina janë 60% më pak të ndotur. Klasa politike e cila toleroi helmimin masiv të tetovarëve me vite duhet të mbajë përgjegjësinë më të madhe në histori. Siç është i njoftuar edhe vetë kryeministri, një kombinat aq i madh, për të punuar me kapacitet të plotë, vendosja e filtrave…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasdite do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohen kërkesat për marrjen e autorizimit për vëzhgim të Zgjedhjeve lokale 2017 të parashtruar nga Misioni i OSBE-së, nga KQZ të Kosovës, nga Ambasada e SHBA-së në Shkup dhe nga Asociacioni civil MOST nga Shkupi. Në rend dite para anëtarëve të KSHZ-së do të gjendet edhe Informacioni për raporte të pranuara financiare nga pjesëmarrësit në fushtën zgjedhorfe, në pajtim me Kodin zgjedhor, ndërsa do të shqyrtohen Folrmulari lidhur me nevojën e thirrjes së policisë nga këshilli zgjedhor dhe veprimi i policisë në vendvotim në ditën e…

Lexo më Shumë

Nga BESA në përgjigjen e saj për “Post.mk” as e konfirmuan e as e demantuan pretendimin për bashkëpunim të mundshëm me partinë e Gruevskit. Përkundër kësaj, nga VMRO-DPMNE-ja janë decid se përveç atij zyrtar, nuk kanë asnjë koalicion tjetër Partia e Bilall Kasamit ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tha se BESA ka një marrëveshje të fshehtë me VMRO-DPMNE-në për bashkëpunim në zgjedhjet lokale për Tetovën, Çairin dhe Shkupin. Por, BESA më shumë akuza drejtoi në adresë të BDI-së, sesa të LSDM-së. Nga BESA në përgjigjen e saj për “Post.mk” as e…

Lexo më Shumë

“Jam i gjallë , portalet janë të vdekura”- kështu është shprehur Arlind Farizi, profesori universitar që u bë temë e ditës në media të shumta të premten .Farizi nuk ka dhënë detaje tjera por ai është shprehur mjaftë i prekur nga ky moment i keq për privatësinë e tij, aq më tepër kur ai është një profesor i respektuar në Universitetin e Tetovës dhe as nuk ka marre kush nje prononcim prej tij per te spjeguar rastin transmeton Faktiditor.ch. Farizi duke publikuar në rrjetin social facebook se është gjallë automatikisht ka demantuar se nuk bëhet fjalë për ato që thuhen…

Lexo më Shumë

65 vjeçari Pançe Angellov, sot në seancë gjyqësore pranoi fajin për dhunën e kryer ndaj deputetes Radmilla Sheqerinskës në Kuvend më 27 prill. Para gjykatëses ai tha se pendohet dhe kërkoi dënim më të butë. Ai i kërkoi falje Sheqerinskës dhe opinionit publik të vendit duke u arsyetuar, se në atë moment ka vepruar nën ndikimin e momentit euforik. Në fund përsëri tha se qëllimi i tij nuk ka qenë që ta lëndojë Sheqerinskën, por ka dashur vetëm ta largojë nga turma. “Nuk e kam goditur. Vetëm e kam kapur për flokë dhe e kam tërhequr. Njerëzit thonin është femër,…

Lexo më Shumë