Author: Semi

Indikacionet se ekziston një sistem paralel i AKMIS-it, për shpërndarjen e rasteve gjyqësore, ekzistojnë që moti, dhe nuk janë paraqitur vetëm pas kontrollit në gjykatën penale dy ditë më parë, thekson zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski. Sipas tij për gjetjet, Komisioni i Drejtësisë do të përgatisë një raport nëse ka pasur keqpërdorime të sistemit. Nuk vendosëm ndonjë kornizë të veçantë kohore, mendoj se nuk ka nevojë për më shumë se disa ditë. Menjëherë pas asaj do të përgatitet raporti dhe do të bëhet publik – deklaroi Oliver Ristovski, Zëvendësministri i Drejtësisë. Por, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski në emisionin…

Lexo më Shumë

Gjatë këtyre ditëve qytetin e Tetovës e vizitoi kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, njëherit edhe rikandidate për këtë komunë nga rradhët e BDI-së, si dhe dhe nga zv.kryeministri i Qeverisë Hazbi Lika. Kjo vizitë u prit me protesta nga banorët e Reçicës, duke shprehur pakënaqësinë dhe revoltën e tyre ndaj kësaj vizite. Kryeministri Zoran Zaev dhe Teuta Arifi banorëve të Reçicës u premtuan ndërtimin e shkollës duke u zotuar se kjo shkollë do të fillojë të ndërtohet në fillim të vitit të ardhshëm, premtime të tilla të dëgjuara nga Teuta Arifi edhe…

Lexo më Shumë

LSDM ende nuk ka menduar dhe nuk ka bërë analizë për atë nëse do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverë, nëse, pas zgjedhjeve lokale e fiton pushtetin lokal në shumicën e komunave në vend, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i cili sot në Shtip së bashku me kandidatin për kryetar të komunës së Shtipit nga LSDM, Bllagoj Boçvarski morën pjesë në debat të hapur me qytetarë. “Zgjedhjet lokale janë mjaft të rëndësishme, me të vërtetë komunat me kompetencat e veta prekin në jetën e përditshme, në qytetarët në shumë aspekte, nën komunat janë shkollat, kopshtet e fëmijëve,…

Lexo më Shumë

Ajo është një surprizë e fushatës parazgjedhore në Shkup. Kandidatja e Lëvizjes Besa pë kryetare në qytetin e Shkupit, Nafie Selmani, thotë se ka pranuar këtë sfidë, për të dëshmuar se femra shqiptare në Shkup dhe në Maqedoni, ka ide, platformë dhe kapacitet për të udhëhequr kryeqytetin. Në intervistën ekskluzive për Lajm, Selmani u bën apel qytetarëve shqiptarë të Shkupit që të mos marrin parasysh apelet e liderëve të papërgjegjshëm shqiptarë, që bëjnë apel të votohet për kandidatë maqedonas, sepse në këtë mënyrë humbet pesha e votës shqiptare në kryeqytet. Poashtu sfidon konceptin e aq promovuar “qytetar”, duke thënë se…

Lexo më Shumë

Në deklaratën për shtyp, nga LSDM thonë se partia opozitare VMRO DPMNE nuk mund të funksionojë në kushte fer dhe të rregullta, ku institucionet janë të përkushtuara për realizimin e zgjedhjeve fer dhe të lira. “Është e qartë se VMRO DPMNE nuk di dhe nuk mund të funksionojë në një proces fer dhe të rregullt zgjedhor, prandaj nuk mund të ndal shpërndarjen e lajmeve të rrejshme. Koha e keqpërdorimit të resurseve shtetërore, partizimi i institucioneve dhe shndërrimi i tyre në shërbime të partisë ka përfunduar me shkuarjen e Nikolla Gruevskit në opozitë”, thuhet në deklaratë. Nga LSDM thonë se janë…

Lexo më Shumë

Mesazhe dhe kërkesa të ndryshme për përkrahjen e qytetarëve dërguan edhe në tubimet e djeshme liderët e partive politike, për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Republika e Maqedonisë -nuk ka alternativë tjetër veç bashkëpunimit mes dy komuniteteve më të mëdha – atij shqiptar e maqedonas, vetëm kështu, bashkërisht mund të jemi ballëlartë e të sigurt për hapat që na presin”, tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim tubimin e mbajtur në Saraj, transmeton MIA. Ahmeti u fokusua në zhvillimet aktuale politike duke theksuar transparencën e BDI-së si një ndër virtytet kryesore. “Ne kemi bërë marrëveshje partneriteti me LSDM-në, në nivel qendror…

Lexo më Shumë

Sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar të bie bora e parë në gjithë vendin. Në kryeqytet ka rënë me një intensitet më të ulët, ndërsa në viset rurale bora ka arritur trashësinë deri në disa centimetra. Përkundër temperaturave të ulëta prishtinasit do të presin të paktën edhe shtatë ditë deri në datën zyrtare kur Termokos e lëshon ngrohjen për banorët e Prishtinës. Megjithatë rregullorja sqaron se në qoftëse tri ditë radhazi mbretërojnë temperatura të ulëta ngrohtorja mund të lëshohet edhe para datës zyrtare që është 15 tetori. Rregullorja e ngrohtores “Termokos” sqaron se sezoni i ngrohjes…

Lexo më Shumë

Kandidati për kreun e komunës së Tearcës nga radhët e Lëvizjes BESA, Amir Elezi, i shoqëruar nga bartësi i listës për këshilltarë në komunën e Tearcës, Ahmeti Imeri, do të qëndrojnëpër vizitë në fshatin Neproshten të kësaj komune. Gjatë kësaj vizite, kandidati për kryetar të ardhshëm të komunës së Tearcës, Amir Elezi do të prezantojë programin zgjedhor të lëvizjes BESA përpara banorëve të këtij fshati.

Lexo më Shumë

Nerezi është vendi i shkupjanëve të vjetër dhe këtu duhet që të ketë një jetë më të mirë dhe më të bukur për të gjithë, theksoi Stefan Bogoev, kandidati i LSDM-së për koalicionin për kryetar komunë në Karposh në takimet me qytetarët e Nerezit. “Në shekullin e 21-të qytetarët ballafaqohen me probleme elementare. Nuk kanë ujë të pijshëm, kanalizime, ndriçim, nuk ka rrugë të sigurta”, shtoi ai. Përveç zgjidhjeve themelore infrastrukturore, Bogoev përmendi se Nerezi do të ketë edhe një kënd lojrash për fëmijë si dhe Qendër kulturore-edukative të vendosur në mjediset urbane të Nerezi. “Nerezi është një shembull tipik…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës Qendër nga LSDM, Sasha Bogdanoviq premtoi rikonstruim të rrugëve, gjelbërim dhe kopsht të ri në Maxhir Mëhallë. “Maxhir Mëhalla, një nga lagjet më të vjetra të Shkupit nuk do të lihet pas dore dhe nuk do të harrohet. Pas frenimit nga komuna Aerodrom, tani edhe plani edhe furnizimi janë gati dhe prioritet tashmë në vitin e ardhshëm është rikonstruimi i rrugës “Gjuro Gjakoviq”. Përfundimisht pas 50 viteve, Maxhir Mëhalla do të ketë rrugë të re siç i ngjan. Por nuk ndalemi këtu, do të ndërtojmë rrjet kanalizimi dhe do të rikonstruojmë edhe rrugët “Svetinikolska” dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëkohësisht kandidat i BDI-së për krytear komunë në zgjedhjet e ardhshme lokale Nevzat Bejta sot qëndroi për vizitë në fshatin Çegran, me ç’rast takoi banorët dhe vizitoi fabrikat dhe ambulancën e fshatit. “Ndryshuam Gostivarin e djeshëm, ndërtuam Gostivarin e sotëm dhe kemi bërë program për Gostivarin e nesërm. Në fshatin Çegran kemi paraparë ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza, rregullimin e rrugicave të ngelura, ndërtimin e pendës për kanalin e ujitjes në fushën e fshatit Çegran, ndërtimin e Qendrës Memoriale në lokacionin e kampit të refugjatëve, rekonstruim dhe…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 15 tetor në komunën e Dibrës, do të votohet në 27 vendvotime ndërsa në komunën e Qendrës Zhupa në 16 vendvotime. “Në komunën e Dibrës, nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve, 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepçisht, Kosovrasti i Epërm dhe i Poshtëm. Këshillat zgjedhore me vendim tashmë janë formuar dhe të hënën dhe të martën do të mbajmë edukim për anëtarët e këshillave”, deklaroi Ali Rexha, sekretar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Dibrës. Në ditën e zgjedhjeve, të drejtën e tyre…

Lexo më Shumë