Author: Semi

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka proceduar asgjë në lidhje me katër paditë për siç thonë, Planet Detale Urbanistike (PDU) në komunën Karposh, padi të ngritura nga nisma Koalicioni O2 për ajër të pastër. Sipas kësaj partie politike, zbatimi i mundshëm i këtyre PDU-ve do të thoshte kërcënim të mëtutjeshëm të mjedisit jetësor në këtë komunë, por edhe për gjithë shkupjanët, duke patur parasysh numrin e popullsisë që do të vendoset në ato ndërtesa. RDM-ja thotë se asnjë nga këto PDU-të nuk parasheh 20% të gjelbërimit, siç thotë Ligji për gjelbërim urban dhe…

Lexo më Shumë

Fejzi Aziri, njëri nga të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkoves, disa vite më parë, është rikthyer në burgun e Shtipit. Lajmi është konfirmuar për agjencinë AIM nga drejtori i burgut, Miki Todorovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Aziri kthehet në burg, ku duhet të vuaj dënimin për armëmbajtje pa leje. Ai ishte në Klinikën e pulmologjisë. Paraprakisht e kishte ndërprerë vuajtjen e dënimit dhe nuk ishte kthyer në burg. Për shkak të mungesës së tij u shty edhe seanca e parë për lëndën “Monstra” që ka filluar nga e para.

Lexo më Shumë

Në një takim të deputetes së LSDM-së, Frosina Tashevska-Remenski, me kryetarin e komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, Remenski tha se në disa institucione të vendit nuk ka nevojë për punësime të reja. Sipas saj, për shkak të mbingarkimit nga punësimet, në 15 vitet e ardhshme nuk ka nevojë për punësime në disa institucione shtetërore. Përndryshe, Remenski tha në emisionin “Samo Vistina” (Vetëm e Vërteta) se do të punësohen vetëm kuadro cilësor.

Lexo më Shumë

Sot po mbahet debati i parë publik për Projektligjin për regjistrin qendror të popullsisë dhe Projektligji për udhëheqje dhe shërbime elektronike. Ministri theksoi se me këtë debat fillon digjitalizimi i gjerë dhe po përgatitet bazë teknike dhe softuer për këtë regjistër. Nga Ministria informojnë shoqërinë dhe administratën publike se po përgatitet regjistri elektronik i popullsisë. Kjo nuk është zëvendësim i regjistrimit të popullsisë, shprehet ministri Mançevski. Regjstri duhet të jetë bazë për përgatitjet dhe shërbimet e portalit Kombëtar, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Regjistrimi është operacion i ndryshëm që e bënë raporti shtetëror. Regjistri elektronik e popullsisë është bazë për shërbimet e…

Lexo më Shumë

Shoferi personal i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Aco Janevsi, si dhe dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes sot para Gjykatës theksuan se furnizimi i mercedesit ka qenë i domosdoshëm. Janevski tha se shpesh janë ballafaquar me probleme mekanike nga të cilat si problem kryesor kanë qenë gomat e automjetit, duke kërkuar goma të tilla tanimë nuk prodhohen dhe është dashur të vendosin të tjera, me ç’rast siç shtoi, ka qenë e rrezikuar siguria e kryeministrit. “Automjete të tilla teknikisht të parregullt nuk duhet të jenë në përdorim”, tha Janevski, duke shtuar se kanë sugjeruar deri te kompetentët se automjeti nuk është për…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës nga Tetova dhe Kolegji AAB nga Prishtina e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe promovimit të mirëkuptimit mes dy universiteteve. Aktin e këtij memorandumi e firmosën Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti dhe Rektori i Kolegjit AAB nga Prishtina, Lulzim Tafa. Sipas marrëveshjes, qëllimi i këtij bashkëpunimi është krijimi i partneritetit në mes të Universitetit të Tetovës dhe Kolegjit AAB në fushën profesionale, arsimore dhe shkencore, që përfshin të gjitha programet e studimit të organizuara nga palët nënshkruese. Me këtë marrëveshje të dy institucionet…

Lexo më Shumë

Është bërë progres i mirë në lirinë e shprehjes, veçanërisht në përmirësimin e klimës  për punën e mediave dhe zvogëlimin e presionit ndaj gazetarëve, konstaton KE-ja në raportin për përparimin e Maqedonisë. Mediat dhe gazetarët nga mesi i vitit të kaluar munden më lirshëm ta kritikojnë  sjelljen  joadekuate të  përfaqësuesve zyrtarë, pa cenzurë. Në konsultim me faktorë të ndryshëm është përgatitur Ligji për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuale. KE-ja, tregoi se, megjithatë  i domosdoshëm  është përmirësimi i mëtutjeshëm,  duke përfshirë edhe reforma në servisin radiodifuziv publik dhe mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe të drejtave të tyre. Duhet të…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka uruar Maqedoninë për marrjen e rekomandimit pa kusht për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Panairin për Arsim të Universiteteve të SHBA-së, Baily tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Maqedoninë në procesin e realizimit të reformave, njofton Telegrafi Maqedoni. “Ju uroj për marrjen e rekomandimit të pastër për fillimin e bisedimeve. Së bashku me Bashkimin Evropian vazhdojmë të bashkëpunojmë bashkërisht në zbatimin e reformave, posaçërisht në sferën e drejtësisë, mediat dhe administratën publike. Pra po punojmë bashkërisht për të ardhmen evropiane…

Lexo më Shumë

Vërejtjet në raportin e Komisionit Evropian pasqyrojnë gjendjen reale për ekonominë e vendit. Zv.kryministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, pranon se ka një ekonomi gri që është e pranishme në të gjitha sferat e shoqërisë, por premton se qeveria do të punojë për të zhdukur ekonominë joformale, si dhe për masa më të mira për të rinjtë. “Duke filluar nga produktet bujqësore, mënyra se si ato janë blerë, dhe si shiten në tregun me shumicë, si shpërndahen në tregjet, e gjithë kjo është jashtë sistemit financiar të Maqedonisë dhe ne duhet ta luftojmë atë dhe ne do te formojmë aktivitete…

Lexo më Shumë

Ekonomia informale, papunësia e lartë dhe realizimi i dobët i investimeve në infrastrukturë, dobësitë në programet mësimore, si dhe rënia e shkallës së inovacioneve janë vërejtjet kryesore të Raportit të progresit për Maqedoninë Ambienti i biznesit në Maqedoni akoma vuan nga zbatimi i dobët i marrëveshjeve, ekonomia e madhe informale dhe shkalla e lartë të papunësisë. Gjithashtu, politika fiskale është e orientuar ndaj masave afatshkurtra dhe mungon plan afatgjatë për konsolidimin e financave publike, shkruan gazeta KOHA. Komisioni Evropian në Raportin e progresit për Maqedoninë vlerëson se përkundër përparimeve të caktuara dhe nivelit të mirë të zhvillimit të ekonomisë funksionale…

Lexo më Shumë

Përderisa përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini ju drejtohej deputetëve në Kuvend, para Kuvendit u organizua protestë nga Iniciativa Qytetare “Drejtësi për Almirin”. Njëri nga organizatorët e protestës, Visar Vishka, tha se qëllimi i kësaj proteste është që të ju tregojnë përfaqësuesve të lartë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur. Ndërsa grupi i qytetarëve që protestuan, mbanin në duar parulla përmes së cilave bëjnë thirrje për drejtësi për Almirin, pra rishqyrtim të lëndës, e cila ndryshoi nga vrasje, në aksident me pasojë vdekjen. Për këtë rast Boban Iliq, personi i akuzuar, u dënua me gjashtë vite burg, ndërsa me…

Lexo më Shumë

Policia e Strugës njofton se në zjarrin që shpërtheu dje në qytetin e Strugës në shtëpinë e një 69 vjeçari dy gra kanë marr lëndime dhe kanë përfunduar në Spital. “63 vjeçarja si rezultat i lëndimeve serioze është transferuar në Klinikën e Shkupit ndërsa gruaja tjetër në Spitalin e Strugës”, njofton policia e Strugës. Njësiti Zjarrfikës i Strugës ka arritur të lokalizojë zjarrin, ndërkohë falë ndërhyrjes zjarrit nuk u lejua të shpërndahet në objektet përreth. Nga policia shtojnë se akoma nuk dihen arsyet e shpërthimi të zjarrit.

Lexo më Shumë