Në një automobil të tipit “Audi A6” dje janë gjetur 14 emigrantë nga Pakistani, të cilët sipas të gjitha gjasave janë transportuar në mënyrë ilegale, njofton Portalb.mk. Sipas informatave të policisë, automobili me emigrantë është gjetur në ora 5, në pompën e benzinës në fshatin Udovë të Vallandovës. Në veturë, përskaj numrit të madh të emigrantëve, ka munguar shoferi, i cili sipas të gjitha gjasave ka ikur. “Pas kryerjes së ekspertizës, në ora 06:00 vetura dhe emigrantët janë marrë nga zyrtarët policor nga Stacioni Policor në pikën kufitare “Bogorodicë”. Për rastin është njoftuar prokurori publik, i cili urdhëroi që vetura…
Author: Semi
Pa energji elektrike nesër në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të mbeten shfrytëzuesit nga pjesët e rrugëve “Zletovska”, “Pellagonia” dhe “Bërsjaçka Buna”, në komunën Shuto Orizarë. Siç njoftoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të intervenimeve të caktuara teknike. Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 12:00 nesër pa energji do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga “Vllae”, në komunën Karposh. Pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të jenë edhe shfrytëzuesit nga disa pjesë të fshatrave Semenisht dhe Çajlanë, në komunën Saraj. Në…
Fabrika për ferrolegura “Jugohrom” në Jegunoc, e cila u mbyll për shkak të mos-ndërtimit të stacionit filtrues, sipas paralajmërimeve, sërish do të fillojë të punojë në mars ose prill të vitit të ardhshëm. Për këtë qëllim, nesër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë pritet të nënshkruhet marrëveshje me pronarin dhe me sindikatën e fabrikës. Këtë e paralajmëroi kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev më 5 tetor në tubim në Tetovë, duke theksuar se “Jugohrom”-i sërish do të punojë me kapacitet të plotë dhe sipas standardeve ekologjike. Më 2 nëntor të vitit 2016, “Jugohrom”-i tërësisht e ndërpreu procesin prodhues dhe…
Partitë politike edhe gjatë ditës së djeshme vazhduan takimet e tyre me qytetarët. Ju sjellim të përmbledhura aktivitetet e partive më të mëdha, gjatë ditës së djeshme në kuadër të fushatës zgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë në mesin e votuesve nga Struga dhe rrethina ku kanë promovuar kandidatin e tyre Ramiz Merko dhe kanë prezentuar kandidatët për këshilltarë komunash. PDSH ka qenë në Gostivar ku ka prezentuar programin dhe idetë e Sabajdin Izairit, kandidatit për kryetar të komunës. Thaçi ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë e kanë vetëm një betejë dhe ajo quhet PDSH. Aleanca për shqiptarët e…
Banka Popullore regjistroi kamata “të betonuara” për kreditë, ndërsa një pjesë e bankierëve paralajmëron se “epoka” e parave të lira është duke përfunduar. Vendimtare për punën bankare do të jetë viti i ardhshëm 2018, kur pritet rritje e kamatave në nivel botëror – trend ky ndaj të cilit nuk do të mbetet imune as Maqedonia. Në muajin e tetë të këtij viti, Banka Popullore regjistroi rritje të ekspozimit të përgjithshëm kreditor dhe të bazës së depozitave të bankave, dhe në krahasim me muajin gusht ka ngadalësim në kreditimin e firmave, ndërsa rritje ka te kreditimi i popullatës. Rritje e kredive…
Brenda javës e cila pason, edhe zyrtarisht duhet të dihet forma përmes të cilës “gjykatësit e anashkaluar” në GJPSH, do të kërkojnë llogaridhënie nga ish kryetari i tyre, gjegjësisht duhet të sqarohen dilemat se kërkesa e gjykatësve do të shkojë në mënyrë kolektive, ose çdo njëri individualisht do të parashtrojë pyetje për aktivitetet dhe punën e ish-kryetarit Vlladimir Pançevski. Krahas hetimeve, të cilat Prokuroria Speciale Publike i ka filluar ndaj ish kreut të Gjykatës Penale të Shkupit (GJPSH), Vlladimir Pançevski, nesër, sipas paralajmërimeve – edhe një pjesë e gjykatësve të cilët punojnë në këtë Gjykatë, do të kërkojnë inicimin e…
Asociacioni qytetar “Most” dënon çfarëdo lloj dhune dhe i ka ftuar pjesëmarrësit në zgjedhje që të përmbahen nga keqpërdorimet, ndërkaq institucionet kompetente t’i hetojnë incidentet, njofton Portalb.mk. Nga asociacioni theksojnë se gjatë fushatës janë vërejtur disa raste të izoluara të keqpërdorimit të resurseve publike, më së shpeshti nga krerët e komunave të cilët janë kandidatë në zgjedhje. “Është vërejtur trysni për marrje pjesë në ngjarje partiake në një komunë dhe organizim të ngjarjes partiake gjatë kohës së punës në dy komuna nga ana e krerëve të komunave nga VMRO-DPMNE, por edhe një rast me shantazh për votim të kandidatit të…
Si duhet të sillen shqiptarët ndaj partive maqedone LSDM dhe VMRO? Ndiqni se çfarë thotë Zekirija Ibrahimi, kandidat i Besës në Çair, për raportin që duhet të ndërtojnë shqiptarët ndaj Zoran Zaevit dhe të Nikolla Greusvkit? https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1863515257022651/
hitja e votave në zgjedhjet lokale mund t’ju kushtojë shtrenjtë jo vetëm atyre që ofrojnë para ose favore të tjera, por edhe vetë qytetarëve që do të pranojnë të shesin votën e tyre. Me ndryshimet në Kodin Penal parashihet dënim me së paku 5 vite burg e më shumë për atë që do ta shes votën e tij. I njëjti dënim vlen edhe për atë që do ta blejë votën e qytetarit. Dënimi prej të paktën 5 viteve burg parashikohet jo vetëm në rastet kur merren paratë, por edhe në ato raste kur premtohet ose dakordohet shitja e votës dhe…
” Në Çair është hapur shtab i përbashkët i BDI-së dhe LSDM-së. Pas hapjes së tij ka palsur gallata në rrjetet sociale. “Si duhet të jetë titulli i kësaj foto: 1. Malo viski, malo koka kola 2. Fituesi me fituesin 3. S’kim si takav si Votoni”, ka shkruar aktivisti Arijanit Xhaferi.
Nje tjetër skandal nga Turisti i Strugës, në një takim të mbajtuar me strukturat partiake të partisë së tijë në fshatin Ladorisht Turisti ofendon hoxhallarët dhe njerzit që janë pranë tij qeshin me fjalët e tij. (BDI-Struge)
Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës Çair, Zekirija Ibrahimi, për herë të parë flet për ofertën që ish kryeministrit Nikolla Gruevski u kishte bërë atyre për të formuar qeveri pa BDI, në të njëjtën kohë kur po zhvillonte bisedimet edhe me Ali Ahmetin. Si kishte reaguar Besa ndaj ofertës së Gruevskit, përmes një pale të tretë, për të formuar qeveri me Aleancën për Shqiptarët dhe PDSH? INTERVISTA E PLOTE: