Author: Semi

Aktivistët e partisë politike Lëvizja BESA mbrëmë, në polici kanë denoncuar gjuajtje me armë ndaj tyre derisa kanë ngjitur plaketë në fshatin Haraçinë, njofton Portalb.mk. Siç bëhet e ditur nga denoncimi i aktivistëve, rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, kur ndaj tyre është ndalur një veturë “Golf”, ku një person ka gjuajtur në drejtim të tyre një plumb. Pas kësaj, në vendin e ngjarjes aktivistët kanë gjetur edhe gëzhojën e plumbit. Nga MPB njoftuan se janë ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e gjuajtësit me armë zjarri. Krahas kësaj, siç njoftojnë nga MPB, 15 min pas mesnate është paraqitur…

Lexo më Shumë

Mjekja nga Klikina për Gjinekologji në Shkup, nën kujdestarinë e së cilës ndërruan jetë katër foshnje, përderisa ajo nuk ishte në vendin e punës për atë moment, gjashtë muajt e ardhshëm do të merr 30 për qind më pak nga rroga dhe do të punojë nën mbikëqyrje të një specialisti tjetër, ndërsa do t’i merret edhe subspecializimi për neonatologji. Ky është vendimi i Komisionit disiplinor, i formuar pasi mjekja siç njoftuan disa media, gjatë kohës së kujdestarisë ka lëshuar Klinikën dhe është kthyer pasi është njoftuar për rastet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komisioni për mbikëqyrjen e ekspertëve nga Ministria e Shëndetësisës,…

Lexo më Shumë

Gjykatësit nga Gjykata Themelore Shkupi 1 janë thirrur në takim në lidhje me rasti me ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski. Kryetari në detyrë në Gjykatën Themelore, Stojançe Ribarev, ka planifikuar mbledhje për sot në orën 11, ndërsa më shumë informacione nga mbledhja priten gjatë ditës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pançevski dyshohet për tregim të sekreteve zyrtare, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale. PSP dyshon gjithashtu në keqpërdorim të sistemit AKMIS, i cili shërben për sistemimin e lëndëve tek gjykatësit. Prokurorët e PSP para disa ditëve realizuan kontrolle në zyrën e Pançevskit.

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot porositi se duhet të ketë përgjegjësi për lëshimet gjatë ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, për të cilën Qeveria dhe kryerësit i punëve ndërtimore, firma kineze “Sinohidro” negociojnë për lidhje të aneksit të marrëveshjes ekzistuese. Bisedohet për vazhdimin e afatit për ndërtimin, i cili skadon më 31 janar të vitit të ardhshëm dhe për vërtetimin e shpenzimeve shtesë për ndërtim. “Edhe pse ka spekulime për mbi 140 milionë euro, akoma nuk mund të thuhet sepse bisedohet. Nuk heqim dorë nga ndërtimi i autostradës, por përgjegjësi duhet të ketë, sepse bëhet fjalë për sasi të…

Lexo më Shumë

Koçe Gavrilov nga VMRO-DPMNE e akuzoi LSDM-në se ngapak fillon që ti ndalon librat falas dhe arsimimin e kthen në kohën kur ata ishin në qeveri, kur prindërit endeshin nëpër biblotekat që të blejnë libra komplet për fëmijët e tyre, transmeton Zhurnal. “Pas ndalimit të vlerësimit ekstern dhe ndalimin e Kembrixh sistemit, LSD vazhdon me dekonstruktivitet në arsimimin. VMRO-DPMNE solli praktikë që secili nxënës në fillim të vitit shkollor të ketë në dispozicion komplet librat falas.Në këtë vit shkollor libra falas nuk do të ketë për të gjitha shkollat fillore. Mungojnë 34,598 libra. Mungojnë 2,674 libra në shkollën fillore në…

Lexo më Shumë

Përpjekje të përbashkëta të shtetit, kompanive, sektorit joqeveritar dhe qytetarëve për ballafaqim me ndryshimet klimatike përmes ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit të jetesës. Kjo ishte njëra ndër konkluzionet e tribunës së sotme që me titull Biznese përgjegjëse shoqërore – aksion për klimë në Tetovë së bashku e organizuan Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni dhe Qendra për Hulumtim dhe Informim për Mjedisin e Jetesës, Eko vetëdije nga Shkup. Ambasadori gjerman në Maqedoni Tomas Gerberih deklaroi se gjendjet me mjedisin e jetesës janë të rëndësishme dhe i prekin të gjithë edhe vendet e vogla edhe të mëdha, pa dallim edhe të nivelit…

Lexo më Shumë

Tërmet me fuqi prej 3.4 ballë sipas shkallës së Rihterit, në 09:54 e dridhi rajonin e Ohrit, njofton Portalb.mk. Epiqendra e tërmetit ka qenë 5 kilometra në lindje të Ohrit. Tërmeti është ndjerë edhe në rrethinën e Ohrit.

Lexo më Shumë

Mundësitë dhe kushtet për vendosjen e linjës së re ajrore në relacionin Ohër-Stamboll ishin temat e bisedës në takimin e sotëm punues në Shkup mes ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugereski dhe përfaqësuesve të kompanisë ajrore OnurEr. Ministri Sugareski, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, i prezantoi kushtet që i ofron Republika e Maqedonisë kompanive ajrore të cilat janë të interesuara të veprojnë në të dy aeroportet. Ai potencoi se zhvillimi i komunikacionit ajror është prioritet mi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në atë drejtim politikat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të lëvizin drejt sigurimit…

Lexo më Shumë

Shkruan Ubejd Jashari “Kam udhëtuar një kohë të gjatë nëpër shtetin e Rumelisë dhe kam vizituar shumë qytete të bukura. Kam qenë i mahnitur nga të mirat e Zotit, mirëpo asgjë nuk më ka impresionuar, çuditur dhe gëzuar aq shumë si qyteti i mrekullueshëm, Shkupi, nëpër të cilin kalon lumi Vardar”. (Udhëpërshkruesi turk Deliger Zede, shek. XVII) Kështu e përshkruanin Shkupin, udhëpërshkruesit më të mirë të kohës. Ta qartësojmë që në fillim e mos të keqkuptohemi: Jo Shkupin e kuazibarokut e të përmendoreve, por Shkupin e Çarshisë e Çairit, me një fjalë, pjesën e vjetër të këtij qyteti. A thua…

Lexo më Shumë

Nga atje njoftojnë se niveli i Liqenit të Ohrit mëngjesin e sotëm është për nëntë centimetra më i lartë se niveli i lejuar minimal dhe është 693,19 metra Niveli i lumenjve në Maqedoni janë nën mesataren për tetor me përjashtim të Vardarit tek Demir Kapia, ku niveli i ujit është për katër centimetra më i lartë se ai i zakonshëm, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Lexo më Shumë

BDI në Kumanovë nuk po mund të rimëkëmbet nga humbja e fundit në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2016, transmeton Express. Pritja me gurë nga elektorati shqiptarë në zgjedhjet parlamentare nuk i ka dhënë hapësirë Ali Ahmetit dhe strukturës së BDI-së në Kumanovë të organizojnë tubim në qytet. Burime partiake thonë se një pjesë e strukturës lokale është e pakënaqur nga përpilimi i listës së kandidatëve për Këshill komunal dhe si pasojë kanë ngrirë aktivitetet partiake. Tregues ky që garanton edhe një humbje të thellë të BDI-së në bastionin e dikurshëm- qytetin e Kumanovës. Bashkimi Demokratik për Integrim në përbërjen e…

Lexo më Shumë

Një aksident sapo ka ndodhur në rrugën tek Qendra tregtare “Mavrovka” në Shkup. Aksidentit i ka paraprirë përplasja e tre veturave një pas një, ku i lënduar është gjetur një person. Sipas informacioneve, personi i lënduar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë është dërguar pa vetëdije në spital, raporton Medial.mk.

Lexo më Shumë