E para e Tetovës sot ka qëndruar për vizitë në disa nga kompanitë e Tetovës. Ajo në rrjetin social fejsbuk shkruan: Tetova shquhet për zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesëm, në të cilën hapësirë nuk mungon as zhvillimi i bizneseve të mëdha. Sot isha për vizitë në shumë kompani të sukseshme të cilat gravitojnë në zonën e Porojit dhe Xhepçishtit, megjithatë plasmanin e produkteve e kanë aritur që ta sigurojnë jo vetëm në tregun e mbrendshëm por edhe në atë rajonal. Me fuqizimin e biznesit do të bëhet e mundur më shumë familje të sigurojnë të ardhurat mujore…
Author: Semi
Kandidati për kryetar komune të Strumicës nga rradhët e VMRO DPMNE-së Marjan Bajraktarov, gjatë prezantimit të programit politikë tha se këto 12 vjetët e kaluara, qytetarët kanë qenë në fund të listës së prioriteteve. Ai para qytetarëve u zotua se do të bëj pastrimin e deponive të egra, premtoi treg të ri për qytetarët, shteg për biçikleta dhe çerdhe të reja për fëmijë. 12 vjet është periudhë e mjaftueshme për tu ndërtuar qytet i ri. Këto 12 vite, qytetarët kanë qenë të fundit në listën e prioriteteve. Prioriteti im do të jetë pastrimi i deponive të egra, qytetit i duhet…
https://www.youtube.com/watch?v=zK-u-93HaV8 https://www.youtube.com/watch?v=k8J0_Dz5naY Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit, ujrave të zeza dhe reshjeve atmosferike. Problemi nuk qëndron me mungesë të prurjeve të ujit po me rrjetin e amortizuar; Sipas përllogaritjeve mbi 50 % e ujit humbet në rrjetin e amortizuar; Riparim i rrjetit ekzistues duke ju dhen prioritet pikave më kritike në qytet. Aty ku ka mungesë me të theksuara me furnizimin me ujë të pijshëm si dhe aty ku kemi më së shumti humbje të ujit; Sipas një përllogaritje që e kemi bërë, shtrirja e rrjetit aktual është diku 40.000 metër gjatësi nga të cilët diku 30,000 metër gjatësi…
Me efikasitet më të madh të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, është e nevojshme të ndryshohet modeli aktual i funksionimit të tij, i cili do të përfshijë instrumentet më të reja ndërkombëtare në këtë fushë dhe ndryshimet ligjore në lidhje me pavarësinë, operativitetin dhe integritetin e anëtarëve të saj. Kjo mes tjerash është theksuar në Konferencën e sotme të titulluar “Modeli i trupit parandalues për antikorrupsion: si funksionon modeli aktual dhe nëse ka nevojë për ndryshime?”, në organizim të Qendrës së Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe Transparencë Maqedoni (TM). Drago Kos, kryetar i grupit punues të OECD për…
Një fitore eventuale e BDI-së në zgjedhjet e 15 tetorit, do të rezultojë me largim masiv të rinisë shqiptare nga Maqedonia në Evropë, sepse do të mbyllen të gjitha perspektivat për ta, vlerëson drejtori i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari. “Për këtë arsye, sa i takon rinisë, aq më tepër u takon edhe prindërve të tyre, që të angazhohen për ndryshime në skenën politike shqiptare, që djemtë dhe vajzat e tyre të mos marrin rrugët e Europës pas 15 tetorit”, thekson Hajdari./Almakos
Në gjysmën e parë të vitit 2017 për dhunë familjare janë ngritur kallëzime penale për gjithsej 384 dhunues. 94% nga dhunuesit janë meshkuj dhe në të shumtën e rasteve është bashkëshorti madje në 161 raste, djali në 84 dhe babai në 21 raste nga rastet e paraqitura për dhunë familjare,njofton Portalb.mk. Kategoria më e prekur e dhunës familjare edhe më tej tani më me 75% janë gratë. Sipas mënyrës së kryerjes së dhunës, e para është dhuna fizike me 323 rraste, 17 nga rastet janë dhunë të dhunës fizike me armë të fortë dhe një rast me armë zjarri. Gjatë…
“Dihet pse Prokuroria Speciale Publike ka hyrë në zyrën dhe në shtëpinë e ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski”, tha prokurorja Katica Janeva në pyetjen e gazetarëve se a do të ngrenë procedurë penale për publikimin e videos që është inçizuar nga kamerat e hapësirës punuese, njofton Portalb.mk. Sipas saj, frika e Pançevskit ndodh për shkak profesionalizmit të PSP-së. Ndryshe, javën e kaluar, të enjten Prokuroria Speciale Publike ka kryer bastisje në zyrën dhe në shtëpinë e gjykatësit Vlladimir Pançevski ku kanë marrë materiale sepse dyshohen për dhënie të sekretit zyrtar. Sipas disa mediave ato materiale dyshohen të jenë dhënë…
Seanca gjyqësore për rastin “Sopot” në të cilin 10 persona akzohen për veprën “terrorizëm”, është shtyrë për datën 18 tetor. Kërkesa për shtyrje të seancës ishte nga pala mbrojtëse, për shkak të ndryshimit të gjykatësve në Këshillin Penal dhe për shkak faktit që PSP-ja përfaqëson akuzën. Avokati Vullnet Paçuku, nga gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska kërkoi më shumë kohë për përgatitje të mbrojtjes, ndërsa ajo propozoi që në seancën e radhës të dëgjohen dëshmitarët në mënyrë që të përshpejtohet procedura. Prokurori Burim Rustemi nga PSP, u pajtua me kërkesën e mbrojtjes dhe lëshoi gjykatën nga dera e prapme pa mos dhënë deklaratë…
Për shkak të defektit në rrjetin e shpërndarjes, është ndaluar ngrohja qendrore për një pjesë të shfrytëzuesve në Qendër, njoftojnë nga Balkan Energy Group (BEG). “Për shkak të defektit në linjën sekondare nga rrjeti shpërndarës në afërsi të Kuvendit, përkohësisht është ndaluar shpërndarja e ngrohjes qendrore për një pjesë të shfrytëzuesve nga rajoni qendror i qytetit”, thuhet në njoftimin e BEG. Ata shtojnë se ekipet e tyre janë në terren dhe sipas vlerësimeve pritet që në afat sa më të shkurtë të rregullohet defekti dhe të normalizohet shpërndarja e nxemjes qendore. Për informacione shtesë shfrytëzuesit mund të drejtohen në Qendër…
Agjencia për të Rini dhe Sport do të ketë përfaqësues të saj në Festivalin e nëntë botëror të të rinjve dhe studentëve, i cili nga 22 tetor do të mbahet në Moskë. Në festivalin në Moskë, siç informojnë nga ARS, do të prezantohen idetë dhe drejtimet e punës së Agjencisë kushtuar të rinjve dhe politikës së të rinjve, duke u nisur nga parimet e “Strategjisë kombëtare të të rinjve 2016-2025”. Festivali i të rinjve zhvillohet në nivel të resurseve ministrore ndërkombëtare të obliguara për realizim të politikës rinore dhe hap hapësirë për transfer të diturive midis përfaqësuesve nga vende të…
Pyjet e Maqedonisë kanë probleme se si t’i dërgojnë të gjitha sasitë e porositura të druve para fillimit të sezonit të ngrohjes. Sipas menaxhmentit, ish drejtori Zharko Karaxhoski, pasi u ndërrua pushteti, është ndërprerë i gjithë aktiviteti në teren si për prerjen ashtu edhe për dërgimin e druve te depot dhe qytetarët. Por, sipas menaxhmentit, nuk ka vend për panik. Kemi marrë përsipër 302.866 metra kub, ndërsa deri më tani janë dërguar rreth 249.306 metra kub dhe për dërgim mbeten rreth 53.600 metra kub. Kjo sasi do të dërgohet deri në fund të vitit, dhe të gjitha palët që bashkëpunojnë…
“Kemi një krizë të madhe në shoqëri jo vetëm materiale, por edhe shpirtërore. Një pjesë e prindërve shpesh edhe nuk e dinë se ku janë dhe me çka merren fëmijët e tyre, në shkolla shpesh të rinjtë i trajtojnë si kope dhe jo si subjekte individuale, ndërsa ndodh që bastoret nuk dënohen apo edhe nuk mbyllen, edhe pse ju lejojnë të miturve të luajnë kumar”, ka deklaruar profesori i socilogjisë Ilija Acevski.