“Me 15 Tetor i pari i Shkupit të vjetër do jetë Visar Ganiu, me fitoren e Visarit fiton i gjithë Shkupi i vjetër, fitojnë edhe ata që nuk do të votojnë për Visarin” ka thënë Ali Ahmeti, në tubimin e BDI-së në sheshin Skenderbeu. Ai më pas ka kërkuar nga të pranishmit që përpos Ganiut ta përkrahin edhe Shilegovin e LSDM-së.
Author: Semi
Kandidati i BDI-së për komunën e Çairit, në pres konferencën e sotme prezantoi tri projektet kryesore për Komunën, të cilat nuk janë të shkruara në Kontratën që e ka publikuar me qytetarët, por të cilat Ganiu premton se do t’i implementojë në mandatin e ardhshëm. “Puna ime e parë si kryetar nëse marr besimin më 15 tetor, do të jetë rishikimi i planeve të detajuara urbanistike. Me ekipin tim do të kontrollojmë nëse ka gabime të bëra me planet urbane? A mund të përmirësohet diçka? Unë ju premtoj se do të shfrytëzoj çdo mundësi të cilën ligji më jep brenda…
Ministri aktual i kulturës Robert Alagjozovski, ka akuzuar rëndë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Me një postim në tuiter, Allagjozovski ka thënë se Ali Ahmetit nuk i intereson cila parti maqedonase do jetë në pushtet, por vetëm që “t’i ecin tenderat”. Postimin e Allagjozovskit nga viti 2015 mund ta lexoni në foton më poshtë.
Lavdrim Elmazi, kandidat i Besës për kryetar të Strugës, në intervistën për Almakos, ndër të tjera, ka folur edhe për shanset e rivalëve të tij në këtë garë elektorale. Ndiqni bisedën për ta kaptuar se çfarë porosie ka Elmazi për Zijadin Selën e Aleancës për shqiptarët dhe Ramiz Merkon e BDI. Intervista e plote:
Për ta stimuluar përdorimin e automobilave elektrik po mendohet për elektrifikimin e autostradave në rajon. Ky projekt më hollësisht do të konkretizohet në Samitin100 i cili do të mbahet në Shkup më 16 dhe 17 tetor të këtij muaji. Mjetet për realizimin e këtij projekti të quajtur Edison, janë siguruar nga Bashkimi Evropian. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Alkaloid i cili është edhe kryetar i bordit udhëheqës të Samitit 100, Zhivko Mukaetov kjo është një mundësi për lidhje të vërtetë dhe shfrytëzim potencial të përbashkët të vendeve të rajonit. “Ideja është që të elektrifikohet dhe të vendosen mbushës për automobila…
Lagja Banjeshnicë e njohur si lokalitet bastion i BDI-së, sot ishte në agjendën e vizitave të Kryetarit të Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta. Në prani të banorëve të lagjes dhe në një atmosferë impozante, Bejta prezantoi planet për Gostivarin e nesërm, ndërkaq numëroi edhe projektet e realizuara në katër vitet e kaluara. “Sot vizituam lagjen Banjeshnicë. Ashtu siç na presin krahëhapur qytetarët në vendbanimet e tjera, edhe këtu gjetëm ngrohtësinë dhe mbështetjen nga ana e banorëve. Ata shprehin kënaqësinë e tyre për projektet që realizuam dhe na përkrahin për programin premtues e ri 2017 – 2021. Programin…
Prokurorja speciale, Katica Janeva, kategorikisht hedh poshtë akuzat e ish kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevskit, se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë bërë parregullsi. Janeva thotë se PPS po punon në mënyrë profesionale dhe se e gjithë bastisja është kryer në përputhje me urdhëresën për bastisje. “Kategorikisht nga shtëpia e Vlladimir Pançevskit nuk janë konfiskuar çelësat e tij. Të sqaroj se në momentin kur patëm urdhëresën e gjykatës për të hyrë dhe për të bërë bastisjen në banesën e Pançevskit, nuk kishte nevojë që ne të konfiskojmë gjëra të panevojshme. Në përputhje me urdhëresën që siguruam, ne i…
Edhe pse është mbyll me një vendim, ku të dënuarit e rastit “Monstra”, janë akuzuar dhe kanë marrë dënim të përjetshëm, ekseprët e çështjeve juridike thonë se institucioni me besueshmëri më të madhe në vendin tone, Gjykata Supreme, duhet të rikthehet në rigjykim. Sipas profesorit Universitar, njëherë ekspert i drejtësisë, Osman Kadriu, thotë se mundet që Gjykata Supreme të ngel në atë vendim që ka marrë gjykata e shkallës së parë e vërtetuar nga gjykata e shkallës së dytë, ku edhe për atë Gjykata Supreme në aktgjykimin e saj duhet të sjell një arsyetim, të qëndrueshëm dhe juridikisht të drejtë,…
Premtimet e kandidatëve shqiptarë nuk korespondojnë me kohën e sotshme, për dallim nga premtimet e kandidatëve maqedonas. Në këto zgjedhje flitet për një shtet me dy realitete. Realiteti shqiptar, i cili lufton kundër deponive, për ujë të pijshëm, infrastrukturë dhe kanalizime dhe realiteti maqedonas, i cili është kundër betonizimit, shtimin e hapsirave të gjelbërta, shtimin e investimeve kapitale. Analistët, të cilët thonë se fajtor kryesor për vendbanimet shqiptare janë pikërisht partitë shqiptare, e cila parti ka qenë dhe vazhdon të jetë në pushtet tash e disa vite dhe ka mungesë strategjike, shkruan Almakos. Analisti Ismet Ramadani është i mendimit se…
Të enjten (12 tetor) më Shkup fillon edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit ndërkombëtar të teatrit, Skupi Festival. Me moton “për shpirt të shëndetshëm”, Skupi Festival, që do të zgjasë deri më 18 tetor, edhe sivjet pritet të ketë prurje interesante. Organizatorët thonë se kanë bërë një seleksionim mjaft cilësor, ndërkaq për këtë gjithsesi do të binden vetë artdashësit. Përveç shfaqjes nga Shqipëria, e cila do të shfaqet në Suli Han të Çarshisë së vjetër të Shkupit, të gjitha shfaqjet tjera do të mund të ndiqen Qendrën kulturore të të rinjve (në afërsi të RTVM-së dhe Akademisë së Shkencave). Këtë vit…
Tash e sa vite, kur mbahen konventat e ndryshme të partive politike, shpeshherë ndërpritet edhe procesi arsimor në shumë shkolla. Shpeshherë si arsye merren masat e sigurisë, por qytetarët dhe nxënësit dëshmojnë gjëra të ndryshme, njofton shprehja. Nga zgjedhjet e fundit, përkundër presioneve të tilla, edhepse shkonin me zor në tubime të tilla, përsëri qyetarët në kutitë e votimit vendosën për ndryshim, vendosën kundër presionit, kundër këtyre politikave. Këto politika, ndërprisnin proceset edukativo-arsimore në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, si dhe studimet e disperzuara të USHT-së në Shkup; për të mbush sheshet, për t’u dukur sa më madhështor, njofton…
Përmes dy aeroporteve të Maqedonisë “Leka i Madh” dhe “Shën Pali”, në nëntë muajt e parë të vitit kanë udhëtuar 1.546.193 udhëtarë, që është për 12 për qind më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Siç informojnë nga TAV Maqedoni, dy aeroportet nga janari deri në shtator të këtij viti kanë shërbyer gjithsej 13.752 fluturime, që është rritje për gjashtë për qind në nivel vjetor. Sipas statistikave të TAV për qarkullim të udhëtarëve, në nëntë muajt e parë, destinacioni më frekuent nga aeroporti i Shkupit është Stambolli (12.4 për qind), pastaj vijojnë Cyrihu (8.7…