Levizja Besa ka mbajtur nje tubim madheshtor ne Shtepine e Kultures ne Kumanove, per te prezantuar kandidatin e kesaj partie per Kryetar te Kumanoves dhe kandidatet per Keshillin Komunal. Prezenca e madhe e kumanovareve ne kete tubim eshte edhe nje deshmi se Kumanova mbetet bastion i Levizjes Besa. Para te pranishmeve u prezantuan planet e Levizjes Besa per te ndryshuar pamjen e qytetit sidomos ne pjesen shqiptare, ku me vite nuk eshte investuar. Te gjithe drejtuesit lokal te partise por edhe kandidatet qe i jane drejtuar publikut jane percjellur me duartrokitje te shumta, ndersa eshte verejtur nje entuziazem i papare…
Author: Semi
INTËRVISTË ME KANDIDATIN E BDI PËR KRYETAR TË STRUGËS Pse Ramiz Merko nuk mbaron karrierën e tij politike si ministër në qeverinë e kryeministrit Zaev, por kërkon një mandat të tretë në krye të qytetit të Strugës? Si Merko mendon t’i zgjidhë problemet madhore të qytetit, siç janë deponia, ujësjellësi dhe infrastruktura urbane? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i zbuloni në intervistën e Almakos me Merkon.”Kërkoj një mandat të tretë për ta pajtuar dhe për ta zhvilluar ekonominë lokale të Strugës”, thotë Merko. Rivalin e tij Zijadin Sela e quan administrator të qytetit sepse pjesën më të madhe të kohës…
“Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le të mos e shqetësojë fqinjin e vet”. (Hadith) Para disa ditësh pashë se ishte rrënuar barnatorja në lagjen tonë të Dyqanxhikut. Sinqerisht u tmerrova. Për çdo ditë që jam duke kaluar përjetoj frikë dhe nënçmim. Ndoshta me të drejtë mund të thoni se ç’është kjo “hipokrizi” e imja, kur çdokush e di që vendbanimet tona të vjetra dita-ditës janë duke u rrënuar nga themeli, duke e humbur në tërësi fizionominë e tyre, si lagjja, ashtu edhe qyteti; thuajse nuk ka mbetur asgjë e paprekur, madje as ato që na tregojnë rrugën si shenja…
Analistët shqiptarë në Maqedoni vlerësojnë se në komunat ku kandidatët e BDI-së për kryetarë do të bien nga gara që në raundin e parë, do të krijohen kushte që rrethi i dytë të kalojë pa incidente. Sipas kryeredaktorit të gazetës Lajm, Isen Saliu, këtë e tregojnë edh shumë raporte të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Maqedoni, ku BDI përmendet në pjesën kushtuar presioneve ndaj votuesve. “BDI përmendet në shumë raporte të OSBE/ODIHR, por edhe në raporte tjera, në pjesën ku flitet për presionet ndaj votuesve dhe mediumeve. Prandaj mendoj se mban konstatimi juaj se procesi zgjedhor do të jetë më i…
Kandidarti i BDI për kryetar të Strugës, Ramiz Merko, i cili rikandidon për një mandate të tretë, në një intervistë për Almakos, ka akuzuar kryetarin aktual të Strugës, Zijadin Selën, për ekskalimin e ndotjes së qytetit nga deponia. Merko sqaron se Sela ka harxhuar pesë fishë me shumë mjete të komunës për mirëmbajtjen e deponisë, dhe prap mbeturinat nuk janë trajtuar si duhet. INTERVISTA E PLOTE
A ka ndodhur në kompaninë shtetërore për prodhim të energjisë elektrike, ELEM, vjedhja e dekadës? Kjo është tema që do të rrahet në emisionin e sotëm “360 Shkallë” në Alsat-M, lidhur me mënyrën se si janë keqpërdorur miliona të ELEMI-it gjatë qeverisjes VMRO-BDI, transmeton Gazeta Lajm. Kuadrot e këtyre dy partive kanë menaxhuar rreth 9 vite kompaninë ELEM, periudhë gjatë së cilës energjia elektrike është shtrenjtuar gati dyfish. Deri sa makineria në pronë të kompanisë ELEM është kalbur për shkak të defekteve të vogla, është angazhuar makineri e kompanive private që i ka kushtuar kompanisë çmime marramendëse. “Për shkak të…
Lëvizja Besa-Likovë publikisht ka reaguar për obstruksionet e pushtetit lokal, që për momentin e udhëheqë BDI, ndaj aktiviteteve të Lëvizjes Besa.
Bartësi i listës për këshilltarë nga VMRO-DPMNE-ja për komunën e Tetovës Aleksandar Veljanovski, ka akuzuar pushteti lokal për mos kujdes ndaj varrezave ortodokse dhe mos ndërtimit të kupollës. “Ne e shohim se Teuta Arifi këtyre ditëve zhvillon disa punime në qytet por sërish nuk është gjetur kohë dhe vullnet për rregullimin e varrezave dhe kupollës. Afër varrezave ortodokse filloi të dnërtohet kupolla por e njejta është lënë pa përfunduar kurse ne si VMRO-DPMNE premtojmë se këtë projekt do ta përfundojmë në fillim të vitit 2017”, tha Veljanovski. Krahas kësaj nga VMRO-DPMNE, në Tetovë kanë akuzuar se përreth varrezave ka gjithandej…
Partia E Majta ka akuzuar sot kreun e qendrës, Andrej Zhernovskin, se ka arritur të konkurrojë me sukses projektin 2014, duke bërë një mini-projekt të ngjashëm ku vetëm për dy rrugë janë harxhuar mbi 1 milion euro. “Para katër viteve në tre rrethe zgjedhore e kemi votuar Andrej Zhërnovskin me shpresë se do t’i vejë fund projektit kriminel “Shkupi 2014”. Por, ai jo vetëm që nuk arriti ta bëjë atë, por bëri një mini-projekt të vetin të ngjashëm me vlerë të projektit “Shkupi 2014”. Në dy rrugica ka harxhuar 1,1 milion euro. Pas meje ndodhet rruga boemike 2, në të…
Prokurorja speciale Katica Janeva mohon se është marrë çelësi nga shtëpia e ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vladimir Pancevski, gjatë bastisjes së banesës së tij në procedurën parahetimore që po zhvillohet kundër tij. “Ajo që Vladimir Pançevski e ka xhiruar banesën e tij, duhet që të jetë lëndë si rast psikologjik”, ka thënë Janeva me rastin publikimit të videos së jashtme në banesën e gjykatësit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo poashtu ka thënë se policia e krimit paralelisht e ka xhiruar kontrollet në gjyq dhe në banesën e Pançevskit. “Ne dëshiruam që ky rast të mbyllet profesionalisht, të jetë sekret, pa opinionin.…
Respekt për politikat e miqësisë dhe mbështetje për proceset reformuese dhe perspektivat euroatlantike të Maqedonisë shprehën ministrat e punëve të jashtme të Suedisë dhe të Finlandës, Margot Vallstrom dhe Timo Soini gjatë takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev. Në takim morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni. “E ardhmja e Republikës së Maqedonisë është në Bashkimin Evropian, i inkurajojmë dhe i mbështesim reformat e Qeverisë që çojnë drejt eurointegrimeve të vendit”, është porosia që e transmetuan ministrat nga Suedia…