Epokë e re e minimum 150 mijë vendeve të reja të punës, respektivisht rënies së papunësisë nën 10 për qind, porositi sonte lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimi e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë ” në Vallandovë. Ai përsëriti se në epokën e re çdo komunë në vend, duke përfshirë edhe Vallandovën nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të kenë një vakt ushqimi falas aty ku VMRO-DPMNE do të jetë shumicë. Ai nga Vallandova paralajmëroi dy projekte të reja. Sigurimin e shtëpisë që do tu mundësojë familjeve që nuk kanë shtëpinë e tyre të…
Author: Semi
Shoqata humanitare bamirëse e romëve “Hëna” – Gostivar mbrëmë organizoi debat në të cilën morën pjesë edhe pesë kandidatë për kryetarë të komunat të Gostivarit. Në fokus ishin nevojat dhe kërkesat e popullatës rome në vigjilje të zgjedhjeve lokale. Në pjesën e parë të tribunës kandidatët elaboruan pjesë të programeve të tyre parazgjedhore me projekte që kanë të bëjnë me qytetarët romë dhe lagjet në të cilat jetojnë. Pas prezantimit të projekteve, kandidatët u përgjigjën edhe në pyetjet e qytetarëve, me të cilat u përfshinë edhe tema të ndërlidhura me arsimin, çështjet sociale, strehimin dhe integrimin e romëve.
Paratë nga programi IPARD 2 të shfrytëzohen maksimalisht, në mënyrë transparente dhe efikase, të mundësojnë ndryshim të shprehive të deritanishme dhe të mënyrave të të menduarit se si të punohet në bujqësi, porositën pjesëmarrësit në konferencën e sotme përfundimtare nga tuining projekti për përforcimin e Agjencisë për pagesa. Siç tha ambasadori i Sllovenisë, Millan Jazbac, institucionet duhet të jenë të afta që ta përgatisin dokumentacionin e nevojshëm, t’i zbatojnë në mënyrë të rregullt procedurat dhe të mundësojnë që mjetet të vijnë deri te shfrytëzuesit e vërtetë. Sipas Anri Van Mens nga Ambasada holandeze, bujqësia e Maqedonisë ka potencial të madh,…
Është publikuar një “bombë” për rastin Monstra. Në fakt bëhet fjalë për publikimin e përmbajtjes së saj nga Bedri Ajdari, vëllai i njërit prej të dënuarëve në rastin “Monstra”, transmeton Express. Ajdari thotë se e ka dëgjuar një incizim për këtë lëndë, por nuk ka precizuar nëse ai incizim është pjesë e “bombave”. Ai thotë se në atë incizim dëgjohen duke folur një burrë dhe një grua, të cilëve nuk ua din identitetin. Sipas Ajdarit ata kanë biseduar mes veti se nuk ka dëshmi për të arrestuarit, por se njëri prej bashkëbiseduesve ka thënë se ka plan si të veprohet,…
Kandidati i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi ka bërë të ditur se dikush ka thyer emailin e tij, transmeton Express. “Tashmë disa ditë cyber-kriminelët ma sulmojnë profilin tim në Facebook dhe adresën time elektronike (e-mail). Dua t’i lus të gjithë miqtë dhe ndjekësit të kenë mirëkuptim nëse u del (shkon) diçka e pahijshme në emrin tim. Kur i kanë humbur të gjitha betejat, u ka mbetur vetëm të futen privatësinë e njerëzve. Por, edhe pak sabër dhe shumë punë. Të dielën ua shuajmë shpresën inshaallah!” ka shkruar Zeka Ndryshe dje Valon Bela publikoi disa materiale ku shihej se si ka qenë…
Është shtyrë përsëri seanca gjyqësore pas ankesës për mashtrim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kundër ish-drejtorit të DKS-së, Është shtyrë përsëri seanca gjyqësore pas ankesës për mashtrim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kundër ish-drejtorit të DKS-së, Sllobodan Bogoevski. Seanca gjyqësore u shty për shkak të mungesës së gjykatësit, ndërsa ajo e radhës është planifikuar të mbahet më 24 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë dëmshpërblim nga Bogoevski prej 3 milionë denarëve, pasi mendojnë se ai ka gënjyer në gjykatën në New York. Bogoevski në gjykatën e SHBA-ve deklaroi se Ali…
Pas tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në sheshin “Skenderbeu”, tubim në të cilin kandidati i po kësaj partie për komunën e Çairit mbajti fjalim para qytetarëve dhe paraqiti para qytetarëve programin e vet të emëruar si Kontrata. Përveç prezantimit të projektit Ganiu para qytetarëve të Çairit lëshoi edhe akuza të rënda për kundër kandidatin e tij nga rradhët e Lëvizjes Besa saqë shkoj deri në atë masë që tha se i njejti është i paralizuar. Pas asaj, kandidati i BDI-së, Visar Ganiu nëpërmes profilit të tij zyrtar në facebook u mundua të arsyetohet, por pas asajë ai u vërshua…
Qeveria në seancën e sotme do ta shqyrtojë informacionin për nevojën nga nënshkrimin e aneksit të marrëveshjes për ndërtimin e autostradës së re Demir Kapi-Smokvicë, si pjesë e Korridorit Panevropian 10, si dhe ankesin ndaj Marrëveshjes për mbikëqyrje të punëve në këtë autostradë, informoi shërbimi qeveritar për media. Kabineti qeveritar duhet të debatojë për informacionet për statusin me thirrjen e katërt publike për financimin e projekteve në kuadër të dy instrumenteve të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe për Strategjinë nacionale për pronësi industriale 2016-2018 me planin e akcizës për zbatim. Është paralajmëruar se do të shqyrtohet dhe do…
Tërmet i ri në mesnatë ka regjistruar Observatori evropian seizmologjik, në rajonin e Resnjës. Në orën 01:25 dridhje prej 2.6 shkallëve Rihter janë regjistruar në perëndim të Resnjës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Tërmeti ka qenë në thellësi prej 1 kilometrave. Dridhje në Resnjë ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme, ndërsa gjithashtu janë regjistruar edhe në Dellçevë dhe Ohër./Telegrafi/
Sindikata e punëtorëve nga Drejtoria, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (DOGJSH) do ta kandidojë Peco Grujovskin për kryetar të LSM-së. Vendimi për kandidaturën e tij është sjellë në seancën e kryesisë së DOGJSH-së të mbajtur më datën 5 të këtij muaji. Grujovski është kryetar aktual i kësaj dege të sindikatës. Në kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm. i cili me siguri do të mbahet në nëntor, Grujovski duhet të ketë mbështetje nga të paktën gjashtë degë të sindikatës në të cilat janë të anëtarësuar të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të shoqatave të sindikatave në LSM. Grujovski…
Levizja Besa ka mbajtur nje tubim madheshtor ne Shtepine e Kultures ne Kumanove, per te prezantuar kandidatin e kesaj partie per Kryetar te Kumanoves dhe kandidatet per Keshillin Komunal. Prezenca e madhe e kumanovareve ne kete tubim eshte edhe nje deshmi se Kumanova mbetet bastion i Levizjes Besa. Para te pranishmeve u prezantuan planet e Levizjes Besa per te ndryshuar pamjen e qytetit sidomos ne pjesen shqiptare, ku me vite nuk eshte investuar. Te gjithe drejtuesit lokal te partise por edhe kandidatet qe i jane drejtuar publikut jane percjellur me duartrokitje te shumta, ndersa eshte verejtur nje entuziazem i papare…
INTËRVISTË ME KANDIDATIN E BDI PËR KRYETAR TË STRUGËS Pse Ramiz Merko nuk mbaron karrierën e tij politike si ministër në qeverinë e kryeministrit Zaev, por kërkon një mandat të tretë në krye të qytetit të Strugës? Si Merko mendon t’i zgjidhë problemet madhore të qytetit, siç janë deponia, ujësjellësi dhe infrastruktura urbane? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i zbuloni në intervistën e Almakos me Merkon.”Kërkoj një mandat të tretë për ta pajtuar dhe për ta zhvilluar ekonominë lokale të Strugës”, thotë Merko. Rivalin e tij Zijadin Sela e quan administrator të qytetit sepse pjesën më të madhe të kohës…