Author: Semi

Partia E Majta, përmes kandidates për këshilltare në komunën e Manastirit, premton angazhim më të madh për një ambient më të pastër në këtë qytet dhe më gjerë… Nga kjo parti thonë se fillimisht do të angazhohen për hapësira të reja këmbësorësh, subvencione për biçikleta, si dhe kontrolle më të mëdha për parandalimin e prerjes ilegale të drunjve. “Edhe në Këshillin e komunës së Manastirit do të angazhohemi për mjedis të pastër jetësor, sepse konsiderojmë se kjo është e një rëndësie të madhe për një shoqëri. Kjo do të thotë që ne do të kërkojmë zona të reja me vizëbardha…

Lexo më Shumë

Vota e rinisë ka rëndësi të jashtëzakonshme në Maqedoni. Partitë politike duhet të jenë të hapura dhe të punojnë me të rinjtë sepse ata duhet edukuar dhe përgatitur në orientimet politike për udhëheqjen e vendit. Është ky konkludimi i Lura Polozhanit dhe Samet Shabanit nga Instituti për hulumtim –Impact në emisionin “Odë rinore”, njofton Portalb.mk. Të rinjtë në Parlament nuk janë vendimmarrës, por vetëm votë-dhënës, zëri i tyre nuk dëgjohet dhe problematikat e tyre rrallë shtrohen për t’u diskutuar, prandaj llogaridhënia nga partitë në pushtet është minimalja që duhet të bëjnë për rininë si 21.6% i popullsisë së Maqedonisë, u…

Lexo më Shumë

Cilat janë dy arsyet kryesore pse struganët duhet të ndëshkojnë në këto zgjedhje ish kryetarët e Strugës, Ramiz Merko dhe Zijadin Sela. Kandidati i Besës, Lavdërim Elmazi sqaron se si dy ish kryetarët e komunës, lejuan helmimin e struganëve.

Lexo më Shumë

Ramiz Merko, kandidat i BDI-së për kryetar të Strugës, në intervistën për Almakos, ka folur për dështimin e një investimi prej 20 milion eurosh në ujësjellësin e Strugës dhe Ohrit. Ndiqni këtë pjesë të bisedës për ta kuptuar se kush i përzuri investitoret e huaj duke rrezikuar shëndetin e struganëve, që ende pine ujë nga ujësjellësi me tubacione azbesti,  I cili është shumë kancerogjen.

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa, nëpërmes kandidatit të saj për komunën e Kumanovës Driton Sulejmani paraqiti para banorëve të kësaj komune projektet e planifikuara ku rëndësi do t’u kushtohet kushteve në arsim, zhvillimit të infrastrukturës dhe tejkalimit të problemit me trafikun e ndarkuar në qytet. Sulejmani premtoi se nuk do të lejojë zhvendosjen e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në periferi të qytetit por ajo do të mbetet të funskionojë në qendër. Ne premtojmë se gjatë pushtetin tonë katërvjeçar, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, do të kenë një pamje të re, do të kenë kushte të reja, do të kenë standarde…

Lexo më Shumë

Të gjitha departamentet për çështje administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të punojnë edhe më 14 dhe 15 tetor, me qëllim që qytetarët këto diët të mund të nxjerrin dokumente identifikimi. “Gjitha kërkesat për nxjerrje të letërnjoftimit, i dëmtuar, i humbur ose i vjedhur  me procedurë ligjore, do të miratohen urgjentisht në gjitha departamentet rajonale për çështje administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse kërkuesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Kërkesat për letërnjoftim do të pranohen dhe miratohen urgjentisht duke përfshirë edhe të shtunën deri në orën 16:30. Menjëherë pas pranimit të aplikimeve…

Lexo më Shumë

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska sot ishte në vizitë te disa qendra për punë sociale, për të parë se cilat shërbime ofrohen për qytetarët, cilat janë problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të punësuarit dhe personat udhëheqës, por edhe për të bërë me dije se nuk guxon të ndodhë asnjë keqpërdorim ose manipulim me kategoritë më të prekshme të qytetarëve gjatë zgjedhjeve lokale. “Është shumë e rëndësishme që asnjë parti politike të mos mundohet t’i keqpërdorë, të shtojë ose të heqë të drejta nga qytetarët të cilët janë nën mbrojtje sociale në Maqedoni”, tha Carovska. Carovska…

Lexo më Shumë

IDRIZ SINANI Po zhvillohet një fushatë e nxehtë politike në taborin shqiptar. Kandidatët e partive politike në çdo komunë shqiptare po i përmendin gati se problemet e njëjta si ujësjellësi, kanalizimi, infrastruktura, shkollat, çerdhet etj etj. Por a duheshte që këto probleme të zgjidheshin moti kohë, sepse të njëjtat nuk përmenden në komunat maqedonase sepse atje i kanë këto kushte elementare që komunat shqiptare nuk i kanë. Meritë e kujt është ky jo efikasitet në komunat shqiptare, kush duhet të bartë përgjegjësi që shqiptarët nuk i gëzojnë kushtet kyçe që të zhvillojnë një jetë normale. Dihet, është sekret publik më,…

Lexo më Shumë

Maqedonia ballafaqohet me krizë politike, ndërsa zgjedhjet lokale janë testi i parë për qeverinë e re në rrugën e eurointegrimeve, deklaroi nënkryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në intervistën për „Viner Cajtung“ të dhënë gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për rajone dhe qytete evropiane të Institutit të Rajoneve të Evropës (IRE) në Salcburg. Në vijim intervista e plotë dhelinku https://www.wienerzeitung.at/nachrichten/europa/europastaaten/921531_Fuer-uns-geht-die-Sonne-im-Westen-auf.html.: “Viner Cajtung”: Sipas anketës aktuale, besimi i qytetarëve të Maqedonisë në Qeverinë tuaj përsëri është rritur. Megjithatë, gjysma e të anketuarve nuk beson se situata politike në vendin e tyre është stabile. Si do ta kundërshtoni këtë? Osmani: –…

Lexo më Shumë

Zgjidhje të reja dhe moderne në drejtim të përmirësimit të komunikacionit në Shkup është një prej prioriteteve kryesore të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” për katër vitet e ardhshme, deklaroi sot kandidati i VMRO-DPMNE për kryetar të Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski “Një prej projekteve kapitale për përmirësimin e komunikacionit në Shkup është ndërtimi i një rrethrrotullimi të shpejtë te Hubo Marketi, si dhe ndërtimi i mbikalimit në udhëkryqin drejt zonës ekonomike në Vizbeg” tha Tarajanovski. Ai theksoi se në këto lokacione krijohet një trafik i madh qarkullimi sepse këtu është lidhja e komunës së Karposhit dhe…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela vazhdon me ide inovative dhe risi në politikën e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të gjitha këto risi kanë për qëllim bashkimin e votës shqiptare. Në zgjedhjet e kaluara kryetari i Aleancës për Shqiptarët shtroj iden e tryezës së përbashkët të partive shqiptare, e cila edhe u realizua pas zgjedhjeve ku si rezultat u nënshkrua deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare. Ndërkaq, tani në vigjilje të zgjedhjeve z. Ziadin Sela shtroj iden e lidhjes së komunave shqiptare. Kjo lidhje do të bashkonte interesat e komunave të udhëhequra nga shqiptarët pavarësisht kryetarët e këtyre komunave çfarë provenience politike takojnë.…

Lexo më Shumë

Është rritur raportimi i dhunës në familje sipas institutit të statistikave. Tirana e Durrësi janë qarqet me numrin më të madh, ndërsa Dibra e Kukësi janë qarqet ku dhuna ndaj grave e të miturve, raportohet më pak. Dhunë verbale dhe psikologjike Vendim ekstrem deri në marrjen e jetës. Këto janë disa nga rastet e publikuara por shumë të tjera mbeten brenda mureve të shtëpisë pasi konsiderohen si çështje familjare. Pavarësisht vështirësisë së matjes të këtij fenomeni shqetësues, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tregojnë se gjatë viteve 2012-2016 ka një rritje të numrit të raportimeve për…

Lexo më Shumë