Jam kryetari i vetëm që ka investuar në dhjetë komunat në Qytetin e Shkupit. Kështu u shpreh kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në “Studio e Hapur”. Gjatë intervistës, Trajanovski pohonte se edhe në pjesën e majtë të lumit Vardar është investuar në ndërtimin e shtegut për biçikleta. Por, pamjet flasin krejtësisht diçka tjetër. KOCE TRAJANOVSKI, KANDIDAT I VMRO-DPMNE-SË PËR QYTETIN E SHKUPIT “Shtegu i biçikletave është në anën e djathtë e jo në të majtën. Rrugica për biçikleta është si në anën e djathtë, ashtu edhe në të majtën. Jo, unë nuk kam parë asnjë qytetar”…
Author: Semi
https://youtu.be/4gkRIeoPhHY Lëvizja Besa mbrëmë tubimin qendror e mbajti ne Kumanove. Ndonese, nuk ishte prezent kreu i Bilall Kasami, perfaqesuesit e larte te kesaj partie kerkuan nga qytetaret qe te votojne kandidatin per kryetar te komunes, Driton Sulejmani dhe listen e keshilletareve, prijes e se ciles eshte Naile Osmani. Shefi i shtabit qendror zgjedhor te Levizjes Besa, Afrim Gashi tha se BDI eshte percare ne degen e LSDM-se dhe VMRO-se, andaj ai kerkon qe vota shqiptare te unifikohet ne partine e tyre, sic tha ai per te fuqizuar faktorin shqiptar edhe ne nivel lokal. Nderkaq, anetar i kryesise qendrore te ketij…
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Konunën e Tetovës z Adnan Neziri së bashku ekipin e tij dhe antar të Kryesisë qëndrore zhvilluan një takim me aktivistët e Aleancës për Shqiptarët në Malësinë e Tetovës. Shipkovica, Brodeci, Veshalla dhe Bozofca masovikisht ju përgigjën ftesës për ta takuar Adnan Nezirin. Aleanca për Shqiptarët gjithnjë e më shumë po forcohet në fshatrat e malësisë së Tetovës, të cilët tanimë i japin një përkrahje të madhe edhe Liderit të ASH i cili disa herë ka qenë edhe personalisht në ato fshatra te Tetovës. Adnan Neziri Ju premtoi banorëve se në prioritetet e para…
Në 45 vendvotime, asnjë shqiptarë për kryetar vendvotimi në Komunën e Butelit. Edhe pse në disa nga zonat e vendvotimeve janë 100% popullatë shqiptare, përsëri do të ketë vetëm kryetarë maqedonas. Argjend Osmani, anëtar i Këshillit të komunës së Butelit thotë se kryetarë nuk kemi por kemi zëvendës të cilët do të jenë në secilin vendvotim. “Në komunë të Butelit është situata e ndryshme ku kryetar shqiptar nuk ka por zëvendës kryetarët janë në çdo vendvotim. Kjo është diçka që nuk kam përgjigje unë dhe nuk jam unë ai i cili duhet të japë këtë përgjigje, mirëpo radhitja është e…
Pjesëtarët e ARM-së prej 1 janarit të vitit të ardhshëm do të marrin rroga më të larta për 10 për qind, paralajmëruan ministrat e Mbrojtjes dhe Financave, Radmilla Shekerinska dhe Dragan Tevdovski gjatë vizitës së sotme në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip. “Pas negociatave të gjata që i zhvilluam edhe në kuadër të Qeverisë dhe me ministrin e Financave, arritëm të sigurojmë jo vetëm më shumë mjete për mbrojtjen në vitin 2018 por të sigurojmë edhe mjaft mjete që të gjithë pjesëtarët e përbërjes së armatës prej janarit të vitit 2018 të kenë rritje të rrogës në shumë prej 10…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dërgoi urime me rastin e 11 tetorit – Ditës së kryengritjes popullore. “Në këtë ditë, para 76 viteve, populli në Republikën e Maqedonisë qartë dhe pa mëdyshje qëndroi kundër fashizmit, kundër së keqes më të madhe në historinë e njerëzimit, në anën e drejtësisë, përballë padrejtësisë. Shumë luftëtarë, të njohur dhe të panjohur i dhanë jetët e tyre në atë luftë çlirimtare popullore dhe antifashiste. Sot, duke e festuar 11 Tetorin, ne shprehim respekt ndaj veprës së tyre të madhe dhe të sakrifikimit të tyre. Falë guximit dhe qëndrueshmërisë së tyre,…
Adnan Neziri është kandidati nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, i cili nga qytetarët e Komunës së Tetovës kërkon mbështetje për të udhëhequr me këtë komunë. Në vitin 1990 , Neziri është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Fillimisht ka punuar në firmë private për shërbim të financave dhe kontabiliteti, ndërsa më pas ka hapur zyrën e tij për kontabilitet. Gjatë periudhës 1999-2004 ka qenë këshilltar për financa në komunën e Tetovës, kurse më pas ka udhëhequr me Sektorin e financave në komunë. Adnan Neziri në komunën e Tetovës është angazhuar në reformën fiskale, në veçanti në sferën e decentralizimit…
Partia Aleanca për Shqiptarët e ka cilësuar si të qetë ecurinë e fushatës zgjedhore, kur kanë mbetur edhe 4 ditë deri në përfundimin e saj. Por, zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Agon Ferati, në pres konferencën e sotme në Tetovë tha se edhe përkundër këtij vlerësimi, fushatës nuk i kanë munguar incidentet e izoluara. “Rastet e fundit janë ditëve të kaluara kur në komunën e Zhelinës kemi material të dëmtuar propagandues, në Haraçinë disa anëtarë janë ftuar në bisedë informative nga policia, në Shkup janë keqpërdorur fëmijët dhe profesorët për fushatë zgjedhore, duke lënë mësimin, dhe i janë drejtuar tubimit…
Mbi 80 muzeolog nga 28 vende të Evropës e vizituan Qendrën Ekspozuese – Matka dhe dhanë vlerësime të larta për eksponatet dhe mënyrën në të cilën ata komunikojnë me vizitorët. Sipas tyre, aspekt veçanërisht pozitiv tregon ajo që Qendra Ekspozuese Matka disponon me mesazhe qartë të ndërtuara dhe lehtë komunikon me vizitorët. Muzeologët që e vizituan Qendrën Ekspozuese Matka, janë anëtarë të Akademisë Evropiane të Muzeut, organizatë ekspertësh me seli në Holandë. Ata ishin në vizitë në Maqedoni si pjesëmarrës në kongres profesional që u mbajt në Shkup, në të cilin u diskutua për trendet moderne muzeologjike dhe sfidat. Gjatë…
Bastisja e Prokurorisë Speciale tek ish kryetari i Gjykatës penale Vlladimir Pançevski është për shkak të hard-diskut të gjetur dhe të konfiskuar me bisedat e përgjuara te biznesmeni Lupço Paleski. Edhe pse këtë nuk e konfirmoi PSP-ja, urdhri gjyqësor për bastisjeje i lëshuar nga Gjykata e Gjevgjelisë tregon qartë lidhjen midis të dy rasteve. Në sqarimin qëndron: Urdhër gjyqësor për bastisje të Vladmir Pançevski Ka indikacione se dëshmi relevante gjenden te personi Ljupço Paleski, sepse gjatë bastisjes janë konfiskuar një numër i madh i dëshmive elektronike, mbi të cilat tani kryhet ekspertizë në Ministrinë e Brendshme. Analizat fillestare tregojnë se…
Keqpërdorimet në sitemin elektronik për shpërndarjen e e lëndëve në Gjykatën Penale ekzistojnë. Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski ka konfirmuar se Komisioni që hetoi parregullsitë përfundoi sot kontrollin në sistemin informativ të gjykatës. Pasi që Komisioni ta përpilojë raportin, do të fitohet një pasqyrë më e saktë se në çfarë mënyre dhe si është keqpërdorur sistemi AKMIS i cili u desh të garantojë pavarësi gjatë ndarjes së lëndëve. Gjykatësi Llazar Nanev i cili sot ishte në Gjykatën Themelore Shkupi 1, tha se ka indikacione të keqpërdorimit. Është kontrolluar edhe viti aktual 2017 dhe shpërndarja e lëndëve të Speciales. https://youtu.be/H-qXtqOaido
Papunësia, varfëria dhe korrupsioni edhe më tej vazhdojnë të jenë një nga problemet kryesore. Kështu tregojnë rezultatet e fundit nga hulumtimi i “barometrit ballkanik”, i publikurar dje nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Pjesë e anketimit ishin 6 vende të Ballkanit, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia dhe Maqedonia nga ku mbi 8.000 qytetarë u pyetën lidhur me situatën e tyre të jetesës dhe përballueshmërinë e nevojave të përditshme. Nga rezultatet e sondazhit vihet në dukje se si problem kryesor me të cilin njerëzit përballen është papunësia, me ç’rast edhe më shumë se gjysma e të anketuarve do të…