Shkollat fillore do të jenë të obliguara me ligj të formojnë ekipe të posaçme, të cilët do të punojnë në drejtim të orientimit profesional të nxënësve, konkretisht të ndihmojnë ata dhe prindërit apo kujdestarët e tyre për zgjedhjen e shkollës së mesme dhe profesionit të nxënësve. Për këtë qëllim duhet që shkollat të realizojnë programe përkatëse me nxënësit e klasave të teta dhe të nënta Një hallkë e munguar prej kohësh në sistemin tonë arsimor, respektivisht orientimi profesional i nxënësve nga niveli i shkollimit fillor në nivelin e shkollimit të mesëm, pritet të rregullohet me Ligjin e ri të arsimit…
Author: Semi
Me tre orë ndërprerje të rrugës Prilep-Qytet në dalje nga Prilepi, të punësuarit në fabrikën e qepjes së prilepit “Eurokompozit” dhe sot, për dy ditë me radhë kanë protestuar duke kërkuar shlyerjen e pagave sipas marrëveshjes me Qeverinë, Telegrafi Maqedoni. Sipas kryetarit të sindikatës, Robert Bogdanovski, nga pagimimi i pagës së parë kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysëm, ndërsa për pagën e ardhshme duhet të presin edhe një muaj derisa të vijë drejtori i ri. “Është dita e dytë dhe neve askush nuk është lajmëruar, ndërsa ne jemi të vendosur të protestojmë. Sot në protest kemi qenë…
Plani 18 është në fazën fillestare dhe ka të bëjë me aktivitete deri në fund të vitit 2018 sipas bazës së Raportit nga Komisioni Evropian, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në atë se çka përmban Plani 18, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Këtë plan e vërtetoi Republika Maqedonisë së bashku me Komisionin Evropian në lidhje me Raportin, çka e pranuam ditën e martë. Bëhet fjalë për plan në fazën fillestare dhe së shpejti do të kemi propozim, tha Boshnjakovski. Theksoi se bëhet fjalë për zbatimin e aktiviteteve deri në fund të vitit 2018. Zv.…
Në konferencën e sotme për gazetar para se të shkoj në takimin zyrtar në SHBA, mistresha Shkerinska tha se pret mbështetje pa rezervë nga Vashingtoni për hyrjen e Maqedonisë në NATO, shkruan Telegrafi Maqedoni. Periudha e samitit të aleancës në qershor do të jetë e paparashikueshme në kuadër të qëndrimeve të ndryshme për emrin, vlerësoi ajo, duke shtuar se vetëm një pjesë e punëve mvaret nga Maqedonia. Duke komentuar deklaratat e ministrit grek për Punë të Jashtme, Nikos Kotzias i cili tha se është e qartë se Maqedonia në qershor nuk do të hyj në NATO. Shekerinska tha se kështu…
Aleanca për Shqiptarët përmes një reagimi ka theksuar se rasti i Agjensionit për ushqim dhe veterinari është shembull diskriminues dhe se çështjen proporcionale e të punësuarve në administratën shtetërore edhe kjo qeveri nuk e respekton në asnjë mënyre. “Në shumë institucione, drejtori dhe ministri, shqiptarët mund të jenë administratorë të thjeshtë por jo edhe udhëheqës sektorësh. Rasti i fundit, ndodhi në Agjensionin për ushqim dhe veterinari, ku në konkursin e shpallur më datë 28 Mars të vitit 2018, nga gjithsej 9 sektorësh, nuk u zgjodh asnjë shqiptar. Gjithashtu ky diskriminim u bë edhe në nivel të këshilltarëve shtetëror ku në mesin e 4 këshilltarëve nuk…
Qytetarët e Shkupit për çdo ditë po përballen me problemin dhe frikën se mos kafshohen nga qentë endacak që janë gjithandej nëpër qytet. Nga Qyteti i Shkupit thonë se janë në dijeni për problemin me qentë endacak dhe se aktivisht po punojnë në zgjedhje të këtij problemi, ata shtojnë se janë duke punuar edhe në drejtim të projektit për regjistrim të qenve, proces që sipas tyre do ti lehtësojë punën institucionit. “Fatkeqësisht për tu zgjedh ky problem, angazhimi afatgjatë është i pashmangshëm. Qyteti i Shkupit këtë vit në buxhetin e vet ka ndarë 10 milion denarë shtesë për rinovim të…
Sot në Shkup mbahet Kuvendi Themelues i shoqatave bankare në Maqedoni, e formuar nga 15 banka dhe dy kursimore, shkruan Telegrafi Maqedoni. Për kryetarë gjatë katër viteve të ardhshme është zgjedhur, Kosta Mitrovski, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit Drejtues në Bankën Universale Investuese SHA Shkup. Për zv. kryetar është zgjedhur Toni Stojanovski, drejtor i përgjithshëm për udhëheqje me rreziqet dhe anëtarë i Bordit Drejtues në Stopanska Banka SHA Shkup. “Shoqata e bankave, duke vepruar si formë profesionale të organizimit dhe operimit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë, deri në periudhën e tanishme ka arritur rezultate të theksuara…
Nga rishikimi i buxhetit të vitit të kaluar, Qeveria e Maqedonisë ka ndarë 50 milionë denarë për subvencionimin e tri masave të propozuara nga Ministria e Ekonomisë, për kursim të energjisë elektrike dhe të përdorimit të energjisë diellore. Siç bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, masa e parë ka të bëjë me përdorimin e shporetëve me peleta, për të cilën janë ndarë 14 milionë denarë, masa e dytë për kolektorët solarë, për të cilën janë ndarë 6 milion denarë dhe për masëm e tretë që ka të bëjë me dritaret me PVC, janë ndarë mjetete më të shumta…
Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë sot në tryezën rrumbullakët e shtruar për risi dhe kreativitet kyçet në kampanjën e Kombeve të Bashkuara me çka për herë të parë këtë vit përkujtohet dita botërore dhe java botërore e kreativitetit dhe inovacioneve, shkruan Telegrafi Maqedoni. Pjesëmarrësit kanë mundësi të informohen për trendet më të reja se si t’i përmirësojnë kapacitetet për inovacione dhe kreativitet në kompanitë për rritjen e konkurencës në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Tryeza e rrumbullakët është organizuar në bashkëpunim me Institutet ndërkombëtare për ndryshime psikologjike “Bureau Land” nga Hollanda, ndërsa fjalimin kryesor e kishte, Joke Land,…
LSDM-ja dhe Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk do të mbështetin projekte që do të shkaktonin dëme të shumta në bregun e liqenit në Strugë. LSDM madje paralajmëron se mund të largohet nga koalicioni me BDI-në, nëse nuk ndryshohen disa çështje për të cilat angazhohet kryetari Ramiz Merko, përcjell Telegrafi Maqedoni. Koalicioni LSDM-BDI në Strugë është duke përjetuar krizë dhe kjo kuptohet edhe nga fakti se në seancën e fundit, disa pika të rëndësishme nuk u votuan nga LSDM-ja. Nikolina Vellkovska nga LSDM e Strugës thotë se koalicioni është bërë për interesa të qytetarëve dhe jo për interesa personale, prandaj…
Së shpejti në Tiranë dhe në Shkup pritet që të hapen Qendra kulturore informative. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit ka miratuar informacionin për ngritjen e procedurë për nënshkrimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e një Qendre Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë në Tiranë dhe Qendër Kulturore Informative të Republikës së Shqipërisë në Shkup. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në pres konferencën e rregullt të Qeverisë theksoi se Promovimi dhe afirmimi i kulturës në vend dhe jashtë saj paraqet prioritet për Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës. “Me themelimin e Qendrës Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë në Tiranë dhe Qendër Kulturore Informative të Republikës së Shqipërisë në Shkup presim që edhe…
Mbi 100 mjekë dhe infermierë duan të largohen nga vendi dhe të angazhohen nëpër spitalet e Gjermanisë. Ata shprehen të pakënaqur si nga kushtet, nga paga por edhe nga respekti i cili nuk ekziston më ndaj mantelit të bardhë. Fatlum Memeti nga Kumanova, është infermier i diplomuar tanimë tre vite, por pavarësisht mungesës së madhe të këtij kuadri nëpër spitalet e vendit, ai s’po gjen punë askund. Memeti shprehet i prerë se dëshiron angazhimin e tij si infermier, ta ushtrojë jashtë kufijve të Maqedonisë. Jam i interesuar që të shkojë në Gjermani, kam kryer shkollën e infermierisë. Kam konkurruar në…