Author: Semi

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në mesditë do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vitin 2017. Fitues të sivjetmë të çmimit për vepër jetësore janë artisti muzikor Vllatko Stefanovski në sferën e kulturës dhe artit dhe historiani prof.dr. Amet Sherif – në sferën e arsimit. “11 Tetori” është mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, afarizmit dhe veprimtaritë e tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë. Këshilli i përbërë nga kryetari dhe 12 anëtarë shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarje të çmimit “11 Tetori” për herë të parë është ndarë…

Lexo më Shumë

Xhemail Çupi, kandidat i Besës për kryetar të Dibrës, në intervistën për Almakos, flet për vizionin e tij për qytetin, i cili mbështetet në strategjinë për zhvillimin ekonomik të rajonit. Çupi, thotë se kandidatura e tij paraqet frymën e re dibrane, ku përfshihen gati 50 intelektual të ri nga profile të ndryshme, duke punuar nëpër qendra të ndryshme të rajonit, por të gatshëm për të marrë mbi supet e tyre përgjegjësinë për rimëkëmbjen ekonomike të qytetit. Ai është shumë kritik ndaj punës së kryetarit aktual Ruzhdi Latës, të cilën e akuzon për drejtimin e komunës pa vizion, për pengimin e…

Lexo më Shumë

Arben Agolli, kandidat i Aleancës për shqiptarët për kryetar të Dibrës, në intervistë për Almakos flet për shkaqet pse dibranët duhet t’ia besojnë qeverisjen me qytetin. Agolli thotë se si pediatër ka rritur shumë gjenerata të shëndosha dibranësh, beson se me përkushtim dhe ndershmëri mund t’i shërbejë edhe qytetit. Ai është shumë modest në premtimet e tij, thotë se do të sigurojë fizikisht burimin e ujësjellësit të qytetit për të evituar ndonjë katastrofë eventuale të helmimit të ujit dhe rritjen e kapacitetit të rezervuarit të ujësjellësit si dhe dislokimin e deponisë së qytetit. Dibranëve në emigracion, të cilët duan ta…

Lexo më Shumë

Në ciklet e zgjedhjeve lokale të viteve të kaluara, në vendin tonë, jemi vet dëshmitarë se ka pasur manipulime, vjedhje, ka raste kur edhe është përdorur dhunë ndaj votuesve. Por, me ndrimin e sistemit qeverisës, pritet që të ndryshojë edhe qasja ndaj zgjedhjeve nga ana e partive politike. Zgjedhjet e Tetorit do të jenë të drejta, dhe në frymë demokratike, këto janë vetëm disa nga pritshmëritë. Njohësit e rrethanave politike thonë se ky është testi i parë real i Qeverisë së re dhe do të jetë tregimtar real nëse kjo Qeveri ka për qëllim BE-në dhe NATO-n ose do të…

Lexo më Shumë

Ruzhdi Lata, kandidat i BDI për kryetar të Dibrës, i cili në zgjedhjet e tetorit rikandidon për një mandate të dytë, në intervistën për Almakos, si klerik mysliman, flet për raportet e fesë dhe politikës, implikimet që mund të ketë për shqiptarët si komb me shumë besime, nëse klerikët shfaqin ambicje politike, paraqitja e islamit politik, etj. Lata, në këtë intervistë flet edhe për projektet e realizuara në mandatin e tij, siç janë ndërtimi i objektit të gjimnazit, ndërtimi i tregut të gjelbër, të xhamisë së njëqindvjetorit dhe të shëtitores. Në mandatin e ri premton ndërtimin e një çerdhe prej…

Lexo më Shumë

Me rastin e ditës botërore të të pastrehëve Kryqi i Kuq në Maqedoni, ka evidentuar 180 persona të pastrehë në qytetin e Shkupit, njohton Almakos. Sipas organizatës bamirësë “Kalliri i Mirësisë”, janw mbi 2000 raste, të cilët u dalin në ndihmë, si për rastet sociale, jetimat, por edhe të pastrehëve. Kjo organizatë, e cila vepron 30 vite, këtë vit bën riregjistrimin e disa kategorive të njerëzve, të cilët kanë nevojë për ndihmë. “Ne kemi një numër të madh, për të cilët kujdesemi, kemi edhe kategorinë e të pastrehëve, por numër konkret, për këtë kategori, nuk kemi as edhe trajtim, për…

Lexo më Shumë

Konferencë përfundimtare e projektit: “Përforcimi i inkluzionit social përmes përforcimit të punësimit “Derë e hapur-për të rinjtë nga të rinjtë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. Në takim u prezantua arritjet e aktiviteteve për punësimin e kategoris të të rinjve me raste sociale të margjenalizuara. Projeti, në fjalë kishte si qëllim  të lehtësojë punësimin e kategorive të njerëzve në nevojë, njohton Almakos. Shtatëmbëdhjetë të rinj nga grupet e rrezikuara sociale kanë qenë të punësuar me anë të  mentorimit dhe këshillimit të karrierës, pjesë e projektit për të përmirësuar përfshirjen sociale përmes punësimit. Shumica e pjesmarrësve janë të punësuar në industrinë e tekstilit,…

Lexo më Shumë

Kandidati i LSDM-së për kryetar në qytetin e Shkupit, Petre Shilegov, i shoqëruar nga ministri Damjan Mançveski dhe kandidati i BDI-së për kryetar komune në Saraj, Blerim Bexheti, kanë bë një fotografi të përbashkët me kryetarin e BFI-së Sulejman Rexhepi, në një “konak” në Saraj. Kryetari legjendar i BFI-së, në fotografi është “civil”, respektivisht pa “xhyben” e tij dhe pa fes.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski dje ka pasur takim me banorë të komunës Ilinden ku ka kërkuar mbështetje të fuqishme për kandidaten për kryetare të komunës Martina Ivkovska dhe listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit. “Sjellim pension social shtetëror për çdo qytetar në Maqedoni me 64 vjet. Kush nuk ka stazh apo nuk ka 15 vjet stazh do të merr pension social shtetëror që të mos varet nga askush…”, ka thënë Spasovski.

Lexo më Shumë

-Besoni, do të fitojmë edhe në Gazi Babë, edhe në Shkup, edhe në të gjithë Maqedoninë. Shkaku që jemi bashkë, shkaku që jemi unik. Edhe ky regjim që i ka malltretuar me vite qytetarët e komunës së Gazi Babës do të bie, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në tubimin që u mbajt mbrëmë në sheshin e Maxharit. -Gazi Baba është një nga komunat më të dobëta dhe me infrastrukturë më të pa organizuar. E palejueshme është që të mos ketë ujë të pijshëm, të futemi në baltë, ë shekullin e 21-të. Deri kur do të presim? E kemi armën…

Lexo më Shumë

Gjatë takimit parazgjedhor të Lëvizjes Besa në lagjen Teteks 2 në Tetovë, kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëkohësisht kandidati i saj për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami ka folur edhe për relacionet e kësaj partie me Turqinë. Ai tha se shqiptarët vazhdojnë ta kenë partner kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Turqisë njëkohësisht nënvizoi se do të ndjek edhe politkën zyrtare të Shqipërisë. https://youtu.be/Z2beuG3L–4

Lexo më Shumë

Dje kishim rastin të shohim për herë të parë në Haraçinë një grup goxha i madh turistësh nga Maqedonia Lindore,të cilët kishin ardhur të na thonë se do ta sjellin jetë në Haraçinë, që do të thotë se ne deri tani nuk paskemi pas jetë por atë dot naj sjellin ata Turistat e Strumicës dhe Murtinos që nuk i njeh askush më larg se në Beograd e në Athinë, ka reaguar kandidati i ASH, Isen Ramadani. Postimi i tij në rrjetet sociale : Keni ardhur me na tregu se çka na duhet se ne qenkemi të pa ditur (budall),po ju…

Lexo më Shumë