Author: Semi

Selatin Jusufi, kandidat i Lëvizjes BESA për komunën e Bërvenicës ka shpalosur projektin e tij për qeverisjen e katër vjeçare në krye të kësaj komune. Sipas tij, është e pafalshme që banorët e Bërvenicës ballafaqohen edhe më tutje me mungesën e kushteve elementare siç është uji i pijshëm, kanalizimet, mungesa e infrastrukturës shkollore, etj. Sipas Jusifit, shqetësues mbetet fakti i migrimit të familjeve të shumta nga kjo komunë, ikje që sipas tij ndodh për shkak të kushteve të rënda ekonomike. “Edhe sipas anketave të ndryshme, komuna e Bërvenicës konsiderohet si komuna me më pak investime për kokë banori. Ajo renditet…

Lexo më Shumë

Gjelbërim, kujdes për të moshuarit, konkretisht Qendër për të moshuar, ujë për gjithë Gostivarin, si dhe menaxhim me deponinë dhe ujërat e zeza… dhe qyteti i Gostivarit do bëhet qyteti më i pastër në Maqedoni. Kështu ka thënë kryetari aktual i Gostivarit, njëherësh kandidat për mandatin e radhës, Nevzat Bejta në debatin parazgjedhor në RTVM2. Bejta ka përmendur edhe themelimin e një Qendre për aktivitete rinore, ndërsa ka premtuar edhe themelimin e një leximore-bibliotekë për nxënësit dhe studentët e Gostivarit. Ai ka përmendur gjithashtu edhe rregullimin e urave dhe sheshit të Gostivarit, derisa ka siguruar se projektet në Programin e…

Lexo më Shumë

Në debatin ‘200’ ku ishin prezent kandidatët për kryetar të Komunës së Tetovës, Adnan Neziri nga ASH, Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga BESA, u zhvilluan tematika interesante. Pyetjes se çfarë kanë ndryshe kandidatët nga njëri tjetri ata iu përgjigjën me thekse të veçanta e të ndryshme nga njëri tjetri. Bilall Kasami tha se ndryshimin e sheh se është parti opozitare dhe se mund të ndryshoj Tetovën për të mirë. Por nuk dha argumente të qarta rreth asaj se çfarë mund të ndryshoj. Në anën tejtër Teuta Arifi, tha se shumë gjëra kan ndryshuar në Tetovë andaj nuk…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH)  qëndroi në Strugë në tubimin e saj të radhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Me këtë rast, kryetari i partisë Menduh Thaçi tha se PDSH ka tërhequr kandidatin e saj nga gara për këtë qytet, me qëllim që Struga edhe katër vitet e ardhshme të udhëhiqet nga shqiptar. Me këtë rast Thaçi tha se nuk do të prononcohen në mbështetje të asnjërit prej kandidatëve shqiptarë, por u bëri apel votuesve të PDSH-së që, siç tha ai, të rrijnë larg pazareve të pista të mundshme që ndokush mund t’i bëjë në emër…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot me ftesë të kolegut hungarez Peter Sijarto, do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të grupit të Vishegradit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Budapest. Takimi i sivjetmë në Budapest mbahet në kuadër të presidencës hungareze me grupin e Vishegradit, ndërsa gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ministrat e punëve të brendshme të Estonisë, Rumanisë dhe Sllovenisë. Temë qendrore e takimit është euro-integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Grupi i Vishegradit – V4, të cilin e përbëjnë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, është mbështetës tradicional i…

Lexo më Shumë

Në gusht 2017, janë lëshuar 232 leje ndërtimi, që është 6.8% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo është treguar nga të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Në periudhën raportuese janë planifikuar 559 apartamente, me sipërfaqe të përgjithshme prej 45 011 m2. Sipas lejeve të ndërtimit të lëshuara, vlera e parashikuar e objekteve është 3 182 494 mijë denarë, që është për 23.0% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 154 (66.4%) janë ndarë për ndërtesa të larta, 20 (8.6%) për…

Lexo më Shumë

Urbanizuam dy Reçicat, ndërsa gjatë mandatit Qendrën sportive e shndërruam në një park të gjelbër, ku sot tetovarët dhe fëmijët kanë vend rekreimi modern dhe që i ngjason tamam një qyteti, ka thënë Teuta Arifi në debatin parazgjedhor në Alsat-M. “Para katër vitesh, Tetova ishte ngulfatur nga betoni, pa gjelbërime. Sot, në Tetovë kemi hapësira të gjelbërta dhe park që ngjan me parqe evropiane. Këtu nuk do ndalemi. Veçmë ka filluar të realizohet projekti për banjat e Tetovës dhe shumë shpejtë, qyteti do shndërrohet në qendër turistike, pasi veçmë po investohet në kapacitetet që ka qyteti”, ka thënë Arifi, duke…

Lexo më Shumë

Kuvendi konfirmoi se sot ekziston një pasqyrë për ngjarjet e përgjakshme. Prokurorët filluan të ecnin dhe të kontrollonin së pari në dy dyert kryesore parlamentare të hapura më 27 prill nga deputetët Sasho Vasilevski dhe Krsto Mukoski. Anëtarët e sigurisë parlamentare u shpjeguan atyre se cila është procedura për hapjen e dyerve. Ata u drejtuan nga qindra protestues, nga të cilët më agresivët arritën në sallën e shtypit ku u sulmuan deputetët e shumicës. Hetuesit vizituan sallën e shtypit të parlamentit, ku u përcaktua se nuk kishte kamera të sigurisë. Përveç kësaj, përfaqësuesit e hetimit ishin në sallën e kuvendit dhe…

Lexo më Shumë

EVN Maqedoni në një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni tregon se deri në fund të ditës së djeshme ka mbaruar 50% të adaptimit të njehësorë të energjisë elektrike. “Në përputhje me planin paraprakisht të përcaktuar, ekipet e EVN Maqedoni, deri në fund orarit të punës së djeshme(10 tetor) përfunduan me përshtatje të 50% të njehsorëve në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Përshtatja e pjesës tjetër të njehsorëve do të bëhet gjatë javës rrjedhëse dhe të ardhëshme të leximit, varësisht nga grupa lexuese të cilës i takon konsumatori.” ”Konsumatorët u informuan individualisht përmes faturës për energji elektrike në lidhje…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, pa ndalesa, njofton LAMM. Tërësisht është normalizuar edhe komunikacioni në rrugën magjistrale A3 Dellçevë-Makedonska Kamenicë në v.q. “Leshtaro” në f. Dramçe, i cili mbrëmë ishte në ndërprerje për shkak të aksidentit të trafikut. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në mesditë do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vitin 2017. Fitues të sivjetmë të çmimit për vepër jetësore janë artisti muzikor Vllatko Stefanovski në sferën e kulturës dhe artit dhe historiani prof.dr. Amet Sherif – në sferën e arsimit. “11 Tetori” është mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, afarizmit dhe veprimtaritë e tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë. Këshilli i përbërë nga kryetari dhe 12 anëtarë shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarje të çmimit “11 Tetori” për herë të parë është ndarë…

Lexo më Shumë

Xhemail Çupi, kandidat i Besës për kryetar të Dibrës, në intervistën për Almakos, flet për vizionin e tij për qytetin, i cili mbështetet në strategjinë për zhvillimin ekonomik të rajonit. Çupi, thotë se kandidatura e tij paraqet frymën e re dibrane, ku përfshihen gati 50 intelektual të ri nga profile të ndryshme, duke punuar nëpër qendra të ndryshme të rajonit, por të gatshëm për të marrë mbi supet e tyre përgjegjësinë për rimëkëmbjen ekonomike të qytetit. Ai është shumë kritik ndaj punës së kryetarit aktual Ruzhdi Latës, të cilën e akuzon për drejtimin e komunës pa vizion, për pengimin e…

Lexo më Shumë