Lideri i partisë së VMRO-DPMNEs-së, Nikolla Gruvski, duke folur në tubimin në Shkup të partisë së tij dha deklaratën e pavërtetë si në vazhdim: Deklaratë: Në Maqedoni përherë të parë kemi vrasje të kandidatit në fushatë. Një prej kandidatëve në Kërçovë, sot pas plagëve të marra nga plumbi, ndërroi jetë… ARSYETIM: Nikolla Gruevski, deputet dhe lider i VMRO-DPMNE-së, në tubimin e mbajtur në Shkup me 05.10.2017 dezinformoi opinionin dhe të pranishmit se në Maqedoni për herë të parë ka pasur situatë kur është vrarë kandidat në fushatë, duke aluduar (kjo shihet prej kontekstit të të gjithë ngjarjes në pjesën e…
Author: Semi
Kandidati për kryetar komune në Shkup, Petre Shilegov, në suaza të Tv debatit për problemet të cilat i ka qytetit dhe zgjidhjet që i ofrojnë, dha deklaratën në vazhdim, pjesën thelbësore të të cilës e konsiderojmë si të pavërtetë: Deklarata: Në lidhje me ndotjen e cila ende është një plagë e hapur në vitet e fundit dhe e cila është simbiozë e disa veprimeve përgjithësisht të paplanifikuara, duhet që të zgjidhet ne disa nivele…Së pari duhet që të hetohet mënyra, burimet e ndotjes që paraqiten, cilat janë arsyet. Një studim të këtillë askush nuk e organizuar edhe përkrah seriozitet të…
Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, ka konfirmuar diskriminim nga Qendra e Shëndetësisë Kumanovë, ndaj personit në bazë të gjendjes shëndetësore dhe pjesëtar i grupit të margjinalizuar, pas ankesës së parashtruar të Koalicionit “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara”. Bëhet fjalë për diskriminim kundër një personi i cili shërohet me terapi metadoni, e cila, nga Qendra shëndetësore Kumanovë, nuk i ishte mundësuar për të marrë një çertifikatë mjekësore për kaliminin e testit të vozitjes, kategoria B. Ky institucion, pa respektimin e procedurës së para përcaktuar, me gojë nuk ka pranuar të shërbejë personin duke supozuar se injekton drogë,…
Kandidati për kryetar në komunën e Shutkës, Elvis Bajram, ndryshe djali i deputetit Amdi Bajram, në fjalimin e mbajtur në tubimin qendror të partisë së tij, ka thënë se “I ftoj të gjithë edhe vëllezërit tanë shqiptarë që të na japin përkrahje. Falënderoj vëllezërit e Aleancës që nuk nxori kandidat, por na ndihmojnë neve dhe më përkrahën mua si kandidat i tyre”, ka thënë Elvis Bajram, duke hasur në shumë gabime gjatë fjalimit të tij. /romatimes
Nën moton “Për frymë të shëndoshë” duke filluar nga nesër, 12 tetor e deri 18 tetor do të mbahet Edicioni i 11-të i festivalit ndërkombëtar të teatrove “Skupi” në të cilin do të shfaqen shtatë shfaqje nga Shqipëria, Kosova, Rusia, Izraeli, Serbia, Irani dhe Bullgaria. Festivali nesër, e enjte do të hapet me shfaqjen “Shtëpia e Bernarda Albës” nga Lorka në regji të Qëndrim Rijanit, të Teatrit “Andon Zako Çajupi” nga Korça, Shqipëri. Hapja do të jetë në Suli han në orën 20. “Shtëpia e Bernarda Albës”- Nga autori Federiko Garcia Lorka është një ‘Eksterier Spektakël’. Jemi përpjekur që të…
Qendra për edukim dhe zhvillim – CED, njëra nga njëmijë partnerët e Lëvizjes së njerëzve të Futbollit inspiruar nga më shumë se 100.000 njerëz, merr pjesë në javën e lëvizjes së njerëzve të Futbollit që do të mbahet në periudhën 5-19 Tetor 2017. Në kuadër të këtij rrjeti, nesër do të mbahet Aktiviteti “Të bëhemi Miq përmes Futbollit” me fillim në ora 14.00 në Stadiumin e Fshatit Tearcë. Në këtë ngjarje dotë marrin pjesë mbi 60 nxënës të shkollës së Tearces dhe Sllatines, drejtorë të shkollave, përfaqësues të FARE.
Një nga arsyet më të forta pse Shqipëria vazhdon të ekzistojë dhe të mbahet në këmbë është puna e jashtëzakonshme e grave shqiptare, motrave, nënave, por edhe gjysheve. Sidomos këto të fundit janë të nëpërkëmburat, sepse lindën në kohët më të vështira dhe as sot nuk po shohin dritë. Është e vërtetë që emigrantët janë një motor i fortë i zhvillimit të vendit, por jo të gjithë i shtrëngojnë fort rrënjët. E kemi fjalën për ata të cilët harrojnë babën, nënën, vëllezërit, gjithçka. Të lësh pas prindërit dhe të flasësh me ta vetëm kur vijnë festat e fundvitit është injorim…
Shefi i shtabit komunal të Aleancës për Shqiptarët, Huzeir Mustafa në një intervistë për INA flet për zgjedhjet lokale, rrjedhën e fushatës, ofertën e ASH dhe synimet e tyre. ASH jo vetëm në Kumanovë por gjithandej ka një rritje të madhe ku struktura të shumta nga parti të ndryshme janë rreshtuar në rradhët e ASH dhe këtë fakt e dëshmojnë edhe anketat e publikuara nga institute me renome siç është psh IRI e ku ASH është partia e vetme në bllokun politik shqiptar që ka rritje të konsiderueshme dhe që rradhitet si partia e dytë në nivel shtetëror . Për…
Në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së thuhet se funksionarët e LSDM-së janë pasuruar në mënyrë kriminele, ndërsa qytetarët janë shpërblyer me ulje të pagave dhe rritje të varfërisë në vend. “Kur LSD është në pushtet, gjithkund valon krimi, korrupsioni dhe nepotizmi. Zaev dhe kriminelët e tyre dhe klanet nepotiste e shfrytëzuan qeverinë për pasurimin e tyre personal. Kushëriri i Zaev, Trajçe Zaev arriti të blejë gjigantin “Geras Cunev”, i cili ka një hapësirë prej 7000m2 dhe atë për vetëm 20.000 euro. Kjo shumë faktikisht nuk mjafton as për të blerë një garsonierë me hapësirë prej 20m2. Sekretari gjeneral Dragi Rashkovski…
Janë rreth 500 shqiptarë nga Amerika që kanë ardhur dhe që ditëve në vijim do të vijnë për të votuar për Fatmir Deharin. Njëri prej tyre është edhe Isa Imeri, i cili ka thënë për TV21 se ka udhëtuar më shumë se 12 orë për të arritur në Shkup. Biletën e pagoi vetë, kurse do t’i duhen edhe 2 orë tjera që të arrijë në qytetin e tij, Kërçovë. Ai së bashku me dyzet kërçovarë të tjerë kanë ardhur enkas për të zgjedhjet lokale, me qëllim që siç thotë, të japin kontributin e tyre, për të shënuar fitoren e radhës.…
Kandidati i Lëvizjes Besa, Amir Elezi bashkë me bartësin e listës së këshilltarëve Amet Imeri do të vazhdojnë marshimin në disa fshatra të Komunës së Tearcës. Elezi bashkë me bartësin e listës Amet Imerin dhe ekipin e tyre kanë realizuar takime me banorë të fshatrave Gllogjë , Përshefcë dhe Tearcë ku janë mirëpritur krahëhapur dhe me plotë shpresë për një të ardhme më të mirë. Amiri, gjithashtu bashkë me ekipin e tij u fotografuan para komunës ku pritet të jetë kryetar i ardhshëm. Ai, në një postim në Facebook ka përshëndetur dhe ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë që i…
Ata do të duhet të shqyrtojnë kërkesën dhe nevojën për ndërtimin e shkollave të reja në fshatrat e kësaj komune, pasi që kohë më parë është premtuar shkollë fillore në fshatin Çajlane-Semenishtë, gjë që nuk është realizuar ende. Gjithashtu kjo komunë ka nevojë edhe për ndërtimin e poliklinikës, ngase banorët e kësaj komune më së afërmi e kanë atë të Gjorçe Petrovit, e cila është mjaft larg nga disa fshatra të kësaj komunë. Mungesa e kopshteve për fëmijë gjithashtu është problem i kamotshëm në këtë komunë. Fshati Kondovë është ai në të cilin u premtua një kopsht për fëmijë po…