Author: Semi

(Partitë politike, kreatore të dështimeve dhe kaosit në pushtetin vendor, apo projektuese të zhvillimit e progresit?) Përveç pengesave dhe kufizimeve ligjore nga pushteti qendror në Maqedoni (jo vetëm qëndrimi diskriminues ndaj shqiptarëve, komunave dhe rajoneve ku jetojnë ata, por edhe korrupsioni dhe kriminaliteti i theksuar brenda organeve të pushtetit qendror), diskriminimit në sferën e ndarjes së buxhetit dhe pengesave ligjore e pasiguarisë për investime nga jashtë, partive poltike të shqiptarëve në Maqedoni nuk duhej t’ua lejojnë komoditetin që, në listat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë të dominojë interesi partiak, por interesi i përgjithshëm i qytetarëve, prandaj, është dashur…

Lexo më Shumë

“Shqiptarët do të triumfojnë në Butel, kurse ju do të koriteni më keq se në zgjedhjet e kaluara”, thuhet në këtë letër Aktivistë dhe intelektualë shqiptarë nga komuna e Butelit përmes një letre dërguar në redaksinë e portalit shprehja.net i janë drejtuar kryetarit të BDI-së Ali Ahmetin, duke e akuzuar ashpër për shkak se po punon kundër fitores shqiptare në këtë komunë, që nga vetë funksionarë të BDI-së quhej Uskana e Shkupit. BDI nuk ka nxjerrë kandidat në këtë komunë, ku e përkrah kandidatin maqedonas të LSDM-së. “Z.Ahmeti, nuk din vetëm ti të shkruash letra para zgjedhjeve, dimë edhe ne.…

Lexo më Shumë

Në strategjinë për zhvillimin katërvjeçar të Çairit, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu, parashikon rindërtimin dhe vënien në funksion të pishinës në lagjen Fushë Topanë të komunës Çair. Në shtyllën e dytë të Kontratës, tek Sport dhe Rekreacioni, po ashtu prezantohet projekti rikonstruktues për këtë pishinë, e ndërtuar disa vite më parë, por që asnjëherë nuk ka qenë në funksion. Sipas projektit kjo pishinë do të funksionojë si një qendër multifunksionale, me pishinë, por edhe me një terren të hapur sportiv, që do t’i shtohet për të plotësuar nevojat e banorëve për sport dhe rekreacion. Projekti parashikon realizimin…

Lexo më Shumë

Artistit muzikor Vllatko Stefanovski dhe historianit, prof.dr. Amet Sherif sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u është dorëzuar çmimi shtetëror “11 Tetori” për vitin 2017. Çmimin Stefanovski e fitoi për vepër jetësore në sferën e kulturës dhe artit, ndërsa Sherif në sferën e shkencës dhe arsimit. Vendimin muajin e kaluar e miratoi Bordi për ndarjen e çmimit “11 Tetori”. Kjo është mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtaritë tjera me interes publik në Republikën e Maqedonisë. Çmimet ua dorëzoi kryetarit i Bordit, akademiku Mitko Maxhukov. Emri i Vllatko Stefanovskit sot lidhet…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar në komunën e Shutkës, Elvis Bajram, ndryshe djali i deputetit Amdi Bajram, në fjalimin e mbajtur në tubimin qendror të partisë së tij, ka thënë : “I ftoj të gjithë edhe vëllezërit tanë shqiptarë që të na japin përkrahje. Falënderoj vëllezërit e Aleancës që nuk nxori kandidat, por na ndihmojnë neve dhe më përkrahën mua si kandidat i tyre”, ka thënë Elvis Bajram, duke hasur në shumë gabime gjatë fjalimit të tij. https://lajmpress.com/wp-content/uploads/2017/10/video-v.mp4?_=1

Lexo më Shumë

Maqedonia merr miliona euro nga tatimet për mbrojtjen e ambientit, kurse për atë qëllim harxhon mijëra euro, shkruan REL në gjuhën maqedonase. Nëse analizohen të dhënat nga Enti Shtetëror të Statistikave (ESHS) del se Maqedonia harxhon shumë pak para për mbrojtjen e ambientit. Më shumë se 10 miliardë denarë ose rreth 171 milion euro janë deponuar në buxehtin e Maqedonisë nga tatimet e qytetarëve dhe ndërmarrjeve gjatë vitit 2015 , kurse deri në mesin e 2016-s janë harxhuar vetëm 10 milion euro, rreth 160 mijë euro. Në rrethanat e Maqedonisë ku jetë ndërrojnë qindra njerëz si pasojë e ajrit të…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve në Han të Elezit. Sipas komunikatës së Policisë për rajonin e Ferizajt, ato ishin në pronësi të A.V., 37 vjeç, shtetas i Kosovës, transmeton Gazeta Lajm. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Komunikata e plotë e policisë: Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.(m/sh/k 37 vjeç),mund të ketë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar: -1 pushkë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka marrë pjesë sot në ngjarjen qendrore të shënimit të 11 tetorit- Ditës së kryengritjes popullore para përmendores së luftëtarëve të qytetit të Shkupit, në oborrin e qeverisë ku më shumë delegacione vendosën lule, transmeton Express. Zaev në fjalimin e tij theksoi se patriotizmi nuk përfundon këtu. “Patriotizmin tonë gjeneratat e ardhshme do ta festojnë vetëm nëse u japin më shumë arsye, ashtu siç na dhanë neve gjeneratat e partizanëve të luftës antifashiste dhe nacionalçlirimtare”, ka thënë Zaev. Festimi i datave të mëdha, nderimi i paraardhësve tanë të vendosur në shtetësinë dhe në lirinë e Republikës së…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, pas daljes nga spitali është drejtuar për në foltore të tubimeve partiake të partnerit të koalicionit të VMRO-DPMNE-së, transmeton Express. Para qytetarëve ai foli për pasojat që kishte nga përleshja fizike para disa ditëve. Djali i Amdi Bajram, tha se jeta në Maqedoni nuk ka ardhur të cilën e premton LSDM-ja, duke ju referuar pasojave nga përleshja e tij. “Për këtë mendoj se të gjithë më 15 tetor do t’i dënojmë dhe do të dalim në votim dhe nuk do të ketë rreth të dytë të votimeve në Shuto Orizare. Besoni…

Lexo më Shumë

Brenda nëntë muajve, në Klinikën Gjinekologjike në Shkup kanë vdekur gjithsej 127 foshnja, transmeton Express. Nga Inspektorati Sanitar Shtetëror, pas kontrollit në këtë klinikë, thonë se janë vërejtur mungesa të inkubatorëve në të cilët janë vendosur nga dy fëmijë. Po ashtu ka mungesë edhe të kuadrit, si anestezeologë, infermiere, neonatologë, histopatalogë. “Klinika ka në disponim 25 inkubatorë, ndërkaq gjatë kohës së inspeksionit të hospitalizuar kanë qenë 49 foshnja. Nga aspekti i kuadrit të të punësuarve në bllokun e kujdesit intensiv dhe postintensiv është konstatuar se nuk ka numër të mjaftueshëm të infermiereve. Për të porsalindurit kujdesen katër infermiere në ndërrimin…

Lexo më Shumë

Është shuar tërësisht zjarri që dje kaploi kadastrën në Kumanovë, në objektin e së cilës ndodhen edhe disa hapësira të Komunës së Kumanovës. Ekipi i njësisë territoriale kundër zjarrit mbrëmë ka bërë kujdestari në objekt që të mos vijë deri te përhapja më e madhe e zjarrit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga njësiti i zjarfikësve informojnë se zjarri i djeshëm ka djegur një pjesë të çatisë së ndërtesës së vjetër të Komunës së Kumanovës, ndërsa lëndime ka marrë edhe një person. Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, i cili mbrëmë kreu hetime në venin e ngjarjes, tha se dëmi material…

Lexo më Shumë

“Maqedonia pas zgjedhjeve ka nisur faqe të re”, deklaroi për “Makfax”, Piter Fejt, ndërmjetësi në konfliktin e armatosur në vitin 2001. Ai në “Forumin e Sigurisë në Beograd” ka folur për mënyrën e mbajtjes së sigurisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk. “Janë mbajtur zgjedhje dhe u zgjedh një koalicion i ri qeverisës, të cilin e përshëndes”, tha Fejt duke shtuar se edhe me tej është sfida “me sundimin e së drejtës dhe Prokurorisë Speciale Publike”. Përskaj këtyre sfidave, Fejt tha se “ka shpresë të re për Maqedoninë”. I pyetur për dygjuhësinë në Maqedoni, diplomati holandez, Fejt tha se…

Lexo më Shumë