Në ambientet e NPK “Tetova” – Tetovë gjendja është lënë në mizerje, ku oborri i kësaj ndërmarrjeje është në gjendje të palakmueshme. Kur oborri i ndërmarrjes kundërmon në plehra dhe mbetje, atëherë se çfarë pritet që ndërmarrja që udhëhuiqet nga kuadrot e BDI-së nga Teuta Arifi dhe Xhelal Ceka është një pasqyrë e keqe e qytetit. Andaj, si rezultat i mosangazhimit të kësaj ndërmarrje banorët e lagjës afër NPK-së rruga “Gostivarska” dhe rruga “115” janë në hall të madh prej mbeturinave, mbetjeve dhe mushkonjave. Pasi mbeturinat në oborrin e ndërmarrjes janë duke “vluar”. Në anën tjetër banorët e lagjes kërcënojnë…
Author: Semi
Partneri i koalicionit të Zaevit, Stojançe Angelov, kryetar i partisë Dinjiteti, vazhdon të kërkojë votën e shqiptarëve, pavarësisht se këta të fundit i pati quajtur “majmunë”. Angelov po vazhdon të marrë pjesë në fushatë së bashku me liderin e LSDM, Zoran Zaev, duke kërkuar votën e shqiptarëve për zgjedhjet e 15 Tetorit. Sot Angelov ishte në përkrahje të kandidatit për kryetar komune në Gjorçe Petrov, Aleksander Naumovski. Në rrjetet sociale është shpërndarë bisedë midis partnerit të koalicionit të kryeministrit Zaev, Stojançe Angelov dhe një miku të tij nga Serbia, që daton nga viti 2011. Në këtë bisedë, ndër të tjerat,…
Partia Demokratike Shqiptare sot më 11.10.17 mbajti tubimin e saj në Tearcë. Para një numri të madh të aktivistëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën Fatmire Isaku, bartësja e listës së këshilltarëve të PDSH-së për komunën e Tearcës, si dhe kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Ruhan Iljazi, të cilët në fjalimet e tyre e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së, që parasheh një zhvillim të vërtetë në këtë komunë. Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes tjerash deklaroi se PDSH ka një bazë të fuqishme në Tearcë, me kuadro…
Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes i kryesuar nga sekretari shtetëror, Dragan Nikoliq, sot në Batumi, Republika e Gjeorgjisë mori pjesë në takimin e procesit SED – South East Defence Ministerial në nivel të ministrave të Mbrojtjes së vendeve-anëtare. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, përveç delegacionit prej Republikës së Maqedonisë, në ceremoni kanë marrë pjesë delegacione të të gjitha vendeve anëtare të SEDM, të prezentuar prej ministrave të Mbrojtjes, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve për Politikë mbrojtëse, ambasadorë dhe përfaqësues të komandës së Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG). Në takim, krahas miratimit të dokumenteve të rëndësishme për punën dhe zhvillimin e mëtejmë…
“Qytetarët do të gëzojnë një qytet të pastër, ku mbeturinat do të grumbullohen dhe barten në deponinë rajonale Rusino në Gostivar.” Nga KDP Problemi me deponitë e egra në Maqedoni ka qenë i pranishëm gati në të gjitha qytete në Maqedoni. Edhe Tetova nuk ka qenë përjashtim. Me vite të tëra ciklikisht është shfaqur si problem për shkak të mungesës së një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe më afatgjate. Ky problem është pranuar nga qevrisja komunale, ndërkohë që brenda kohës është kërkuar zgjidhje afatgjate për problemin. Nuk kanë munguar përgjatë kohës edhe protestat e qytetarëve për t’i dhënë fund deponisë së…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë për KosovaPress, thotë deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë për ridizajnim të kufijve në Kosovë, shihen si të rrezikshme dhe me efekt domino për tërë Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi se këto gjëra duhet menduar mirë dhe me gjakftohtësi sepse nëse fillon ndryshimi i kufijve, atëherë do të ketë efekt domino edhe për vendet tjera. Ahmeti, thotë se në këtë ide po kontribuon edhe Rusia, e cila nuk dëshiron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së, aq më pak të jetë në NATO. “Madje këtë e kanë thënë hapur…
Njohësi i rrethanave politike, Visar Ademi ka ngre shumë çështje me rëndësi në rrjetin social facebook. Sipas tij, probleme këto që nuk janë debatuar gjatë fushatës parazgjedhore. “Ne keto zgjedhje do duhej te debatonim per nje arsim te fuqishem sepse shkollat shqipe rangohen te fundit neper garat shteterore. Duhej te flisnin si ti fuqizojme spitalet e qytetit sepse neper klinikat e Shkupit vetem shqip ndegjohet nga pacijente qe vijne per sherim te deshperuar nga sherbimet e mjekeve tane. Duhej me patjeter te flisnim per modelet ekonomike qe do na sjellin krijimin e vendeve te reja te punes qe mos na…
Revitalizim i shpejtë dhe efikas, si dhe plotësim i angazhimeve themelore infrastrukturore, qasje normale, vende të reja për parking, hapje e Kalasë së Shkupit për qasje të qytetarëve dhe turistëve, si dhe rregullimin e hapësirës në dhe rreth Bit Pazarit, paralajmëroi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov pas takimit të sotëm me esnafin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Shilegov, i shoqëruar nga kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, përmendi se e gjithë kjo është me qëllim që në këtë pjesë të qytetit të kthehen standardet e planifikimit të mirë. “Qëllimi është…
Zgjidhje të reja dhe moderne të komunikacionit në drejtim të përmirësimit të komunikacionit në Shkup është një prej prioriteteve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” për katër vitet e ardhshme. Një prej projekteve kapitale për përmirësimin e komunikacionit në Shkup është faza e katërt e projektit për rikonstruimin dhe për zgjerimin e bulevardit “Boris Trajkovski” në Kisella Vodë. Detajet për këtë projekt kapital sot në konferencë shtypi i kumtoi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Koce Trajanovski. “Me këtë projekt është paraparë vazhdimi i zgjerimit dhe rikonstruimit…
Vota e qytetarit është pushtet! Kujdes dhe përgjegjësi kur votoni të tjerët, të qeverisin drejtë, apo të sundojnë! Ju thaftë dora atij që voton për armiqtë, kriminelët, ndihmësit dhe përkrahësit e tyre! Thirrjes ,,Vdekje shqiptarëve”, përgjigjuni: Përpara shqiptarë të bashkuar, me BE, NATO dhe miqësi të përhershme me SHBA! Thirrjes ,,Dhoma gazi për shqiptarët”, përgjugjuni: Liri dhe progres për shqiptarët, me besimin në Zot, dashuri për Atdhe, me ballin lartë, dije e guxim! Thirrjes ,,Shqiptari i mirë, vetëm shqiptari i vdekur”, përgjigjuni: Jemi komb i fuqishëm 30 milionësh, autokton në trojet tona, dimë t’i nderojmë fqinjët, të kultivojmë miqësi e…
Manifestime pati pothuajse në të gjitha qytetet, por në qytetin e Prilepit, në një prani të madhe funksionarësh, u përkujtuan të rënët në luftën nacionalçlirimtare. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, tha se në këtë ditë janë të pavdekshëm të gjithë ata që luftuan për mbrojtjen dhe lirinë e vendit. “Secila gjeneratë ka luftën e vet”, tha më tej Sheqerinska, sipas të cilës lufta e sotshme janë themelet mbi demokracinë dhe të drejtat dhe liritë e njeriut. “Secila gjeneratë ka luftën e vet. Maqedonia si shtet ka treguar se është e zellshme më tutje të luftojë për demokracinë, stabilitetin e vet,…
Qeveria kërkon që Gjykata Kushtetuese të mos i prekë dispozitat për ndjekjen e fshehtë në Ligjin për komunikime elektronike për shkak të reformave të radhës në DSK dhe në sistemin e përgjimit. Kështu sqarojnë nga Ilindenska 2, pasi që Qeveria dje kërkoi nga Kushtetuesja që të ndërpresë procedurën e nisur kundër zgjidhjes ligjore nga koha e VMRO-DPMNE-së – operatorët me shpenzimin e tyre dhe me kabllo t’i vënë të gjitha komunikimet në shfrytëzim të DSK-së. “Pra qeveria u përgjigj në kërkesë për mendim, kjo është rreth vetë procedurës, ndërsa pse ekziston mendimi se nuk duhet të shqyrtohet ai segment, është…