“Ende ekziston një mundësi, që qeveria blen si rezerva shtetërore, te gruri. Ndoshta ai do të jetë një mekanizëm me të cilin qeveria mund të ndërhyjë për të shmangur ndryshime të tilla drastike në çmim” -thotë Dragi Dimitrievski- profesor universitar. “Maqedonia nuk ka avantazhe krahasuese që të sigurojë 100 për qind të nevojave të saja të grurit, për shkak të mungesës së ujit, për shkak të tokës që e kemi etj” , thotë Jovan Azhderski, profesor universitar.
Author: Semi
Banorët e kësaj Lagjeje që u tronditën në konfliktin në mes të ashtuquajturve ”Grupi i Kumanovës” dhe forcave policore të Maqedonisë, më 9-10 maj, herën e kaluar nuk e pranuan Ali Ahmetin të futet në lagje, duke e cilësuar si të padëshirueshëm dhe fajtor për ndodhinë si dhe zvarritja e epilogut gjyqësor për këtë rast, shkruan Fol. Gjithashtu, strukturat e BDI-së në Kumanovë, e kanë vlerësuar se nuk duhet të mbahet tubim në Kumanovë, pasi që e kanë të qartë se do të dështon i njëjti dhe nuk do t’a kenë mbështetjen nga kumanovarët.
Gjatë dy ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur gjithsej 16 fatkeqësi të komunikacionit. Në dy prej tyre më rëndë janë lënduar dy persona, në nëntë lehtë u lënduan 14 persona, ndërsa pesë fatkeqësi kaluan vetëm me dëm material. Siç informoi MPB, të martën policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në shtatë fatkeqësi të komunikacionit, prej të cilave në një rëndë u lëndua një person, në katër më lehtë u lënduan katër persona, ndërsa dy kaluan vetëm me dëm material. Këtë fundjavë policia ka zbuluar dhe sanksionuar nëntë shoferë, të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të…
Në Tubimin madhështor të e Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Vrapçishtit, që u mbajt në Gradec, Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela bëri një digresion me kohën e Mehmet Pashë Derallës i cili është pikërisht simboli i këtij rajoni që dikur ishte Ministri i parë shqiptar i Qeverisë së Ismail Qemalit. Ziadin Sela më tej shtoi: “Fitorja në Gradec dhe në Komunën e Negotinës dhe Vrapçishtit ka një simbolikë shumë të rëndësishme, të nisë fitorja nga vendi i njeriut i cili e kishte nekimin e Ismail Qemalit për ta mbrojtur Shqipërinë, natyrisht që është shumë e rëndësishme edhe për Aleancën për…
Lëvizja BESA në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15-të tetorit është ndalur në Saraj të Shkupit. Kandidati i kësaj partie për kryetar komune, Bashkim Bakiu, u tha të pranishmive se nëse zgjidhet në krye të komunës, do të bëjë reforma thelbësore nëpër shkollat fillore, zhvillim të bizneseve vendore dhe tërheqje e investimeve të huaja dhe reforma në të gjitha fushat. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u premtoi banorëve të Sarajit se do të punojnë bashkë me Bashkimin në zhvillimin e komunave shqiptare, që kryetarët e komunave të jenë shërbëtorë të qytetarëve e jo zotërinj si që kanë vepruar…
Zgjedhjet lokale të së dielës nuk presin një pjesëmarrje votuesish të tillë të lartë si në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Ekspertët theksojnë se është shumë e vështirë me muaj që të mbajë një nivel të lartë të interesit politik midis qytetarëve. Motivimi i qytetarëve për të dalë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme lokale padyshim që është më i ulët se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit të kaluar, thotë Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci. Ai vë në dukje se njerëzit nuk janë shumë të gatshëm të votojnë për ndryshime politike, pasi ndryshimi i pushtetit ka…
Me shfaqen “Shtëpia e Bernarda Albas” nga Frederiko Garsia Lorka në interpretim të Teatrit “Andon Çajupi” nga Korça, në Suli Han, sonte fillon Festivali i 11-të teatror ndërkombëtar “Skupi”. Edicioni i sivjemë i festivalit që do të zgjat deri më 18 tetor, është nën moton “Për frymë të shëndoshë”, ndërsa të gjitha shfaqet, përveç asaj së sontme, do të jenë në kinema “Frosina” në Qendrën Kulturore Rinore (QKR). Përveç ga Shqipëria, në festvalin “Skupi” do të marirn pjesë edhe teatro nga Kosova, Rusia Izraeli, Serbia, Irani dhe Bullgaria. Programi vazhdon nesër me shfaqen “Bisha” e teatrit “U Mosta” nga Permi,…
Punëtori për studim nacional për pronarë të bizneseve të vogla dhe ekonomive bujqësore do të mbahet sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). Punëtoria është në kuadër të projektit “Mbështetje në zbatimin e iniciativave rajonale për përforcimin e pronarëve të bizneseve të vogla dhe fermave familjare”, të financuar dhe zbatuar nga FAO dhe MBPEU.
Ligj të ri për duhanin paralajmëroi në tubimin e mbrëmshëm parazgjedhor në Prilep, lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev. Në pajtim me ligjin, subvencionet do të rritet në vend 60 denarë si deri më tani, do të arrijnë 70 ose 80 denarë, varësisht nga arka. Qëllimi është, siç tha, prodhuesit të motivohen dhe të nxiten të marrin cilësi më të mirë. “Duhani do të ndahet në tre klase dhe për secilën do të ketë subvencion. Gjithsej 80 denarë për klasin e parë, 70 për të dytin dhe 60 për të tretin. Do të shkojmë me politika stimuluese në bujqësi,…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot vizitoi qytetin e Kumanovës për t’i dhënë mbështetje të parezervë Shtabit Komunal të Zgjedhjeve për realizimin e programit për këto zgjedhje, program ky që inkorporon kërkesat bosht të qytetarëve të kësaj komune për një mirëqenie më të mirë ekonomiko-sociale dhe barazi kombëtare. Shefi i Shtabit, Ilir Sahiti dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë, Fatmir Idrizi, informuan liderin e BDI-së, Ahmeti për punën që po bëhet me qëllim që përmes programit dhe projekteve të ofruara të sigurohet mbështetje sa më e fuqishme në zgjedhjet e së dielës. “Është BDI-ja ajo…
Në ambientet e NPK “Tetova” – Tetovë gjendja është lënë në mizerje, ku oborri i kësaj ndërmarrjeje është në gjendje të palakmueshme. Kur oborri i ndërmarrjes kundërmon në plehra dhe mbetje, atëherë se çfarë pritet që ndërmarrja që udhëhuiqet nga kuadrot e BDI-së nga Teuta Arifi dhe Xhelal Ceka është një pasqyrë e keqe e qytetit. Andaj, si rezultat i mosangazhimit të kësaj ndërmarrje banorët e lagjës afër NPK-së rruga “Gostivarska” dhe rruga “115” janë në hall të madh prej mbeturinave, mbetjeve dhe mushkonjave. Pasi mbeturinat në oborrin e ndërmarrjes janë duke “vluar”. Në anën tjetër banorët e lagjes kërcënojnë…
Partneri i koalicionit të Zaevit, Stojançe Angelov, kryetar i partisë Dinjiteti, vazhdon të kërkojë votën e shqiptarëve, pavarësisht se këta të fundit i pati quajtur “majmunë”. Angelov po vazhdon të marrë pjesë në fushatë së bashku me liderin e LSDM, Zoran Zaev, duke kërkuar votën e shqiptarëve për zgjedhjet e 15 Tetorit. Sot Angelov ishte në përkrahje të kandidatit për kryetar komune në Gjorçe Petrov, Aleksander Naumovski. Në rrjetet sociale është shpërndarë bisedë midis partnerit të koalicionit të kryeministrit Zaev, Stojançe Angelov dhe një miku të tij nga Serbia, që daton nga viti 2011. Në këtë bisedë, ndër të tjerat,…