Bomba e parë financiare e paralajmëruar për sot do të zbulojë shifra maramendëse të kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për udhëtime zyrtare, ushqime, akomodime në hotel dhe të tjera. Shifrat që do të shihni më poshtë janë vetëm shpenzime për hotele luksoze dhe ushqime mbretërore, të cilat janë dukshëm më të larta se ata që kanë shpenzuar kryetarët e komunave të tjera në Maqedoni. Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Ministria e Finansave në vitin 2016, Teuta Arifi, ka shpenzuar 204.000 euro për udhëtime jashtë vendit. Këtu përfshihen shpenzimet për udhëtime, vendosje, ushqim dhe shpenzime të tjera…
Author: Semi
Efekti i përgjithshëm nga rritja e pagës minimale dhe rritje prej dy për qind tek të punësuarit në kopshte do të jetë 2.040 denarë në varësi të vendit të tyre të punës. “Paga bazë bruto para rritjes prej dy për qind për në shtator për vend të caktuar të punës do të arrinte 15.090 denarë, me rritjen prej dy për qind të pagës bruto fitojmë shumë prej 15.392 denarë, ndërsa me rritjen e pagës minimale për pagën e njëjtë bruto fitojmë 17.130 denarë. Kjo do të thotë se në varësi së vendit të caktuar të punës efekti për rritjen prej…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shprehet i bindur se partia që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet lokale në Maqedoni që do të mbahen të dielën. Ai është i bindur se BDI do të udhëheq me numrin me të madh të komunave me shumicë shqiptare. Ahmeti në pjesën e dytë të intervistës dhënë për Kosovapress, beson se edhe pas 15 tetorit BDI do të jetë e para me numrin e komunave shqiptare që do t’i drejtojë, duke thënë se kanë ngritje votash nga zgjedhjet e vitit të kaluar kur u mbajtën në nivel qendror. Kreu i BDI-së…
Analisti Robert Nesimi, në dy kolumnat e fundit për Portalb.mk, ka bërë analizë në lidhje me matematikat se kush pritet që të fitojë në komunat me shumicë shqiptare. Këtë analizë, Nesimi e ka bërë në bazë të trendit të votave në tre palët zgjedhjet e kaluara: ato lokale 2013 dhe parlamentare 2014 e 2016. Për zgjedhjet lokale si tregues më i mirë jepet numri i votave për listat e këshilltarëve, që pasqyron më mirë forcën relative të partive. Matematikat në rajonin Shkup – Kumanovë Likova – Në Likovë kanë kandiduar të gjitha partitë shqiptare dhe LSDM. Pritjet janë se votuesit…
Amet Imeri NEVOJA PËR NJË ARSIM KUALITATIV Nëse do ta shkatërrosh një popull, gjëja e vetme që duhet t’ia bësh është t’ia shkatërrosh arsimin. Kjo për fat të keq ka ndodhur në Komunën e Tarcës gjatë qeverisjes së BDI-së, e posaçërisht të ish garniturës komunale të drejtuar nga kandidati aktual për kryetar nga radhët e BDI-së. Kjo garniturë udhëheqëse shkatërroi deri në atë shkallë arsimin sa bëri që shumë shkolla fillore të komunës tonë të renditen të fundit në listën republikane për kualitet të procesit arsimor. Politizoi deri në atë shkallë arsimin në komunë sa në disa shkolla u bë…
Përkrahje e madhe e votuesve të Çairit për Zeqirja Ibrahimin, përveç kundërshtarëve të tij politikë, ka alarmuar edhe shërbimet sekrete antishqiptare, që kanë filluar lojëra të pista për të penguar ndryshimet pozitive që pritet të ndodhin më 15 tetor te shqiptarët në Maqedoni. Pasi u dështuan të gjitha metodat tjera, tani ka filluar një luftë speciale duke publikuar të dhëna për të cilat pretendojnë se janë emaile të kandidatit të Lëvizjes Besa Kësaj lufte po i paraprijnë nipat dhe stërnipat e atyre që u larguan nga Shqipëria, si bashkëpunëtorë të shërbimit sekret serb, u vendosën në Kosovë prej ku poashtu…
Shpeshherë dalja në votime në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Maqedoni, është jo e kënaqshme, madje nuk kalohet pothuajse as 50 përqindshi. Komisioni Shtetëror Zgjedhor, sot përmes një komunikate para medias, u ka bërë thirrje të gjithë votuesve, në veçanti të rinjve, me qëllim që të dalin në votime, shkruan Fol. ”Pas zgjedhjeve të gjithë vajtojnë, veçanërisht të rinjtë, por harrojnë se me mos-daljen e tyre në zgjedhje, lejojnë që gjërat të ndodhin pa to. Përveç kësaj, sistemi i ndërlikuar politik në të cilin të gjitha proceset bllokohen nga parimet etnike, jep një pamje që kot votoni dhe të rinjtë…
Gjatë dy ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur gjithsej 16 fatkeqësi të komunikacionit. Në dy prej tyre më rëndë janë lënduar dy persona, në nëntë lehtë u lënduan 14 persona, ndërsa pesë fatkeqësi kaluan vetëm me dëm material. Siç informoi MPB, të martën policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në shtatë fatkeqësi të komunikacionit, prej të cilave në një rëndë u lëndua një person, në katër më lehtë u lënduan katër persona, ndërsa dy kaluan vetëm me dëm material. Këtë fundjavë policia ka zbuluar dhe sanksionuar nëntë shoferë, të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të…
Jo organizata politike të bujqve të cilët do t’i prezantojnë të drejtat e tyre, por partnerë të shtetit në sjelljen e rregullativave dhe evaulimin e proceseve ligjore i nevojiten bujqësisë së Maqedonisë që të jetë zhvillimore dhe konkurruese, theksuan ekspertët në punëtorinë e sotme për ferma familjare në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Siç deklaroi konsulenti kombëtar Lubomir Dimovski, komponenti politik duhet të lihet anash dhe të bëhet analizë e efekteve nga mbështetja e deritanishme financiare në bujqësi në bazë të treguesve dhe indikatorëve real, të lidhura me zbatimin e masave reale. “Duhet të bëhet analizë e…
Shoqata “Tvrdokorni” këtë mëngjes ka bërë thirrje për protesta, të cilat do të mbahen para vilës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Ata kërkojnë marrjen e mandatit nga kryeministri Zoran Zaev. Marshi protestues do të fillojë në orën 17:00 para zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në bulevardin “Kirili dhe Metodi”, ku “Tvrdokorni” do t’i drejtohen BE-së dhe NATO-s me 12 kërkesa, përcjell Telegrafi Maqedoni. Protestuesit më pas do të vazhdojnë në rrugën “Vodnjanska” deri tek vila e presidentit, ku edhe atij do t’ia dorëzojnë kërkesat e tyre. Organizatorë të protestave janë shoqata qytetare “Rilindja”, Këshilli mbarëmaqedonas “Makedonium”, “Tvrdokorni”, Lëvizja…
Vetura, banesa, shtëpi, truall, kredi, çfarë posedojnë kandidatët për kryetarë komunash dhe funksionarë politik? Sipas Listës anketuese, vendin e parë e zë Ratko Dimitrovski kryetari i Koçanit nga radhët VMRO-DPMNE-së i cili posedon pasuri në vlerë totale prej 201 milion denarë. Ai ka dy vetura, dy shtëpi dhe tokë bujqësore, transmeton Tv 21 Maqedoni. Në vendin e dytë radhitet Fatmir Izairi, kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së. Ai bashkë me bashkëshorten e tij, posedojnë 3 makina, një barnatore, firmë dhe poliklinikë. Vendin e tretë e zë Enver Pajaziti kandidati dhe kryetari aktual i Komunës…
Ganiu ka folur edhe për financimin e sportit dhe objekteve sportive. Ai ka përmendur edhe investimet që do të bëhen në tribunat e stadiumit të K.F “Shkupi”, si dhe objekte tjera sportive. Mbi 27.000 metra katror në vendin ku dikur ka qenë ndërmarrja publike “Pastrim dhe Gjelbërim” do të shndërrohen në bllok vendbanimesh të urbanizuara, me parkingje, gjelbërim dhe parqe, ka thënë Visar Ganiu, kandidat i BDI-së për Komunën e Çairit, duke paralajmëruar se e gjitha kjo do të bëhet me ndryshimin e planit detal urbanistik dhe projekte të mirëfillta.