Komiteti për parandalimin e torturës dhe sjelljeve jo njerëzore pranë Këshillit Evropian adreson kritika të ashpra ndaj Maqedonisë për gjendjen e burgjeve. Ndër konstatimet e theksuara të këtij Komiteti janë: kushtet jo humane, korrupsioni, tortura dhe maltretimet ndaj të burgosurve dhe mungesa e shërbimit shëndetësor efikas. Në raport gjithashtu është konstatuar se në burgje korrupsioni është i orientuar në pagesat për ndërrimin e qelive, blerjen e barërave dhe telefonave celular. Kritika adresohen edhe për çështjen mbipopullimit në burgun e Shtipit dhe atë të Idrizovës.
Author: Semi
Në tre muajt e parë të vitit 2017 në Maqedoni ka pasur 2.024.404 shfrytëzues aktiv të telefonisë celulare që nënkupton rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur në vend kishim 2.059.780 shfrytëzues aktiv, njofton Koha.mk. Numri i parapaguesve rezidencial post-pejd është rritur për 1.03% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjithashtu evidente është ulja e numrit të dërgimit të SMS porosive në krahasim me pjesën e pare të vitit 2016 në 5.78%. Tek numri i përgjithshëm i thirrjeve telefonike në celular shënohet rënie në 8.68% në krahasim me vitin paraprak. Si shkak…
Para katër vitesh ju përkrahët vizionin për Tetovën si qytet me zhvillim të qëndrueshëm urban dhe rural, me infrastrukturë efikase rrugore, linja të rregullta të transportit publik, komunikacion të rregullt, ambient të pastër jetësor me parqe të gjelbëruese që ruhen e mirëmbahen. Ne premtuam që Tetova do të jetë qendër e jetës së pasur kulturore, arsimore dhe sportive me bibliotekë qyteti, teatër, kinema, muze dhe hapësira të posaçme për rekreacion dhe argëtim, qytet i njohur për zhvillimin ekonomik, fuqinë intelektuale dhe financiare, e integruar në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me jetë cilësore për të gjithë qytetarët. Sepse Tetova meriton ndryshe!…
Kandidati për kryetar të Aerodromit nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” Ivica Konevski sot paralajmëroi projekt të përbashkët me kandidatin për kryetar të Shkupit Koce Trajanovski për ndërtimin e urës përmes Vardarit – nga Qendra sportive “Jane Sandanski” drejt Komunës Gazi Babë. Ata, theksuan se me urën e re do të lidhen dy komunat dhe në masë të madh do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve. Sipas Konevskit, projekti i ti është edhe një dëshmi se bashkëpunimi me Qytetin e Shkupit dhe me kryetarin Koce Trajanovski është i shkëlqyer dhe jep rezultate të dukshme. “Pres që…
– Pas tërmetit në vitin 1963, projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014” është katastrofa e dytë që e kaploi Shkupin. Kjo katastrofë, e ndodhur jo nga shkaqe natyrore, por nga ato arkitektonike, kuazikulturore, dukshëm e ndryshoi jo vetëm pamjen arkitektonike të qytetit, por i shqetësoi dhe i ndau qytetarët, e ndryshoi shprehitë e tyre, e fshiu memorien e qytetit. Ky “projekt” kontrvers në vepër dëshmoi sa edhe arkitektura, kur është në duar të gabuara, mund të jetë vrasëse për qytetin, tha ministri i Kulturës Robert Allagjozovski mbrëmë në Vjenë, në hapjen e ekspozitës “Shkupi – Arkitektura në kontekstin e Maqedonisë”. “Flas…
Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Nurbah Rustemov, ambasador i Republikës së Kazakistanit për Republikën e Maqedonisë me të cilin u pajtuan se ekziston potencial i madh për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në sfera të rëndësishme për qytetarët e tyre, kumtoi shërbimi qeveritar për informim. Veçanërisht u theksua përcaktimi i dy palëve për intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë i kushton vëmendje të madhe investimeve të huaja dhe atyre vendore, sepse në këtë mënyrë mund të kontribuohet për vende të reja dhe më mirë të paguara të punës, për jetë cilësore…
“LSD i ka privatizuar kompanitë në rrugë kriminale , kompanitë të cilat ishin sinonim për qytetin e Shkupit, si tregu i Shkupit, Toplifikimi dhe shumë kompani tjera” deklaroi Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE. Kjo lloj shitje kriminale ka ndodhur edhe me gjigantin farmaceutik “Barnatoret e Qytetit” ku prona ka shkuar tek pronarët e barnatoreve të mëdha njerëz të afërt të LSD. Qeveria e atëhershme e LSD duke u udhëhequr nga arsye luksi dhe pa ndonjë arsyetim ekonomik ka sjellë vendim që ta shes gjigantin farmaceutik “Barnatoret e Qytetit” e cila kishte 40 barnatore në gjithë qytetin e Shkupit, tha Stamenkovska. Shitja…
Gjithnjë e më shumë fëmijë kanë probleme me peshën e trupit, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik. Sipas analizava, rritja e peshës prej vitit 2010 deri 2016 tek meshkujt është prej 37.9% në 39.4%, ndërsa tek femrat prej 31.5% në 32.9%. Faktorët të cilët ndikojnë në rritjen e peshës trupore janë aktivitetet e pakëta fizike dhe ushqimi jo i rregullt. Problem me mbipeshën kanë edhe adoleshentët. 62.7% e meshkujve dhe 48.4% e femrave mbi moshën 18 vjeçare kanë peshë të tepërt, ndërsa të shëndoshë janë gati 20% e meshkujve dhe 17% e femrave. Instituti për Shëndet Publik apelon…
“Jugohrom”-i nga Jegunovci duhet të fillojë me punë nda fundi i majit apo fillim të qershorit të vitit të ardhshëm, me vendosjen e filtrit për filtrimin e furrave 7 dhe 8. Kjo u theksua në nënshkrimin e sotëm të memoranduumit për mirëkuptim mes Qeverisë, “Jugohrom”-it dhe të punësuarve në kombinat. Memorandumin e nënshkruan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, Vasko Skenderovski, përfaqësues i “Jugphrom”-it dhe Bajram Amiti, nga Sindikata e të Punësuarve në fabrikë. Me Memorandumin, siç theksoi zëvendëskryeministri Angjushev, mundësohet siguri për ardhmërinë e fabrikës. “Fabrika do të fillojë të punojë, pronari do të investojë në sistemin për filtrim,…
“Obama i Maqedonisë apo platforma e Tiranës: si të fitoni më shumë vota ‘nga të tjerët’ dhe çka mëtej?” është titulli i analizës së Qendrës për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (QHKP), e cila i prezantoi përvojat e partive politike në Republikën e Maqedonisë për atë nëse, pse dhe (nuk) arritën t’i tërheqin votat e votuesve nga përkatësi të tjera etnike. Sipas QHKP, analiza jep rekomandim për atë se si të zbutet retorika nacionaliste që është paraqitur pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Përfitimi i votave nga komuniteti “tjetër”, gjegjësisht “votues maqedonas dhe shqiptarë” nga ana e kandidatëve dhe partive “shqiptare…
Hyrja e gjakut te ri në politike, thyerja e tabuve të deritanishme, përfshirja e shqiptarëve në LSDM, pluralizmi i partive politike, ndryshimi i retorikës nga ai nacionalist në debate për programe dhe platforma që e sollëm ne gjenerata e re, nuk solli asgjë të keqe. Përkundrazi kjo fushatë ishte më e qetë, më e rregullt, më evropiane dhe më demokratike. Uroj kështu të vazhdojë edhe në dy ditët e ngelura të fushatës dhe ditën e votimit të kemi një ditë feste ku në fund do të fitojnë më të mirët, do të fitojë populli, do të fitojnë komunat tona. Urime…
Për një muaj jo të plotë do të hapet debat publik për reformat e sistemit të sigurisë që i përgatit Qeveria për Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim dhe të Ligjit për ndjekje të komunikimeve elektronike, të cilat janë në fazë përfundimtare. Qëllimi, theksojnë nga Qeveria, është që të ofrohet zgjidhje sistematike e cila do të garantojë se nuk do të ndodhin keqpërdorime të sistemit. “Dëshirojmë të sigurojmë siguri për qytetarët e Republikës së Maqedonisë se askush dhe asnjëherë pa dallim se kush është në pushtet nuk do të mendojë t’i keqpërdorë shërbimet e sigurisë së këtij shteti”, deklaroi sot zëdhënësi…