Nxënësit vazhdojnë të ankohen për mungesën e teksteve shkollore. 1 muaj e gjysmë nga fillimi i vitit shkollor ende shumica e nxënësve nuk janë pajisur me librave. Ata po hasin vështirësi në procesin mësimor, ndërsa shpenzimet e kopjeve që i bëjnë i mbulojnë vetë. Koordinatori i unionit të nxënësve Valon Ejupi bëri apel deri te Ministria e Arsimit, për të ndërmarrë masa dhe për të dhënë përgjigje për problemin serioz që përsëritet edhe këtë vit në të gjitha shkollat shqipe. Nxënësit e vitit të dytë thanë se të njëjtin problem kanë pasur edhe vitin e kaluar. https://youtu.be/ggep4NUsd7Q
Author: Semi
Partitë politike hyjnë në fazën finale të fushatës zgjedhore duke fokusuar betejën në qytetin e Shkupit sepse fitorja në kryeqendrën e Maqedonisë vlerësohet se përcakton dhe fituesin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni, shkruan REL. Qyteti i Shkupit përbëhet nga dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare, siç është ajo e Sarajit dhe Çairit. Për të parin e qytetit të Shkupit garojnë 8 kandidatë nga parti të ndryshme politike. Kjo shpërndarje votave e bën të vështirë që kryetari i Shkupit të zgjidhet që në raundin e parë në zgjedhjet e 15 tetorit. Por, sondazhet tregojnë se favorit janë…
Komiteti për Politikë Monetare Operative të Bankës Popullore të RM-së vendosi sot në ankand të ofrojë bono të thesarit në vlerë prej 25.000 milionë denarë, në nivel të maturimit nga ankandi i shtatorit, me shkallë interesi prej 3,25 për qind. “Kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare, si dhe rreziqet ekzistuese tregojnë se vendosja monetare ekzistuese tani për tani është përkatëse. Pozicioni ekstern i shikuar përmes realizimit te llogaria rrjedhëse të bilancit të pagesës, në përgjithësi është në suaza të pritjeve dhe tregon ruajtje të fundamenteve ekonomike”, konkludoi Komiteti. Nga BPRM theksojnë se pas rënies së aktivitetit ekonomik të BPV në tremujorin…
Përmirësimi i mënyrës së raportimit të mediave gjatë zgjedhjeve me balancim më të madh, por edhe fjalë e urrjejtes dhe fushatë e zezë politike nga partitë, janë vërejtur në prag të zgjedhjeve lokale, ndërsa numri i zvogëluar i sulmeve mbi gazetarë nuk mund të jetë garancë për liri të fjalës. Kjo u potencua në debatin e sotëm “Raportimi i mediave në fushatën zgjedhore, përvojat dhe sfidat”, në organizim të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe organizatës qytetare Onlimit media. Drejtori i ASHMАA, Zoran Trajçevski tha se përmirësimi lidhur me raportimin medial pa kurrëfarë ndryshime ligjore lidhur me ciklet paraprake zgjedhore,…
Një pesëmbëdhjetëvjeçar mbrëmë është sulmuar fizikisht nga dhjetëra persona të moshës prej 13 deri 17 vjet, derisa ishte duke u shëtitur me të dashurën nëpër rrugën “101” në fshatin Vollkovë në Shkup. Sulmin në polici e ka denoncuar babai i tij S.K. (41). Sipas denoncimit, mbrëmë në orën 21:30 derisa minoreni ka qenë duke ecur në rrugë së bashku me të dashurën e tij sulmuesit i janë afruar pas shpine dhe fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur me grushta dhe shqelma, në pjesën e kokës dhe trupit, informon sot MPB në Buletinin e rregullt. Nga sulmi djaloshi ka marrë…
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot e ka ndaluar kundër-kandidatin nga VMRO-DPMNE, Koce Trajanovski, derisa ka dhënë deklaratë për ngjarje në të cilën kandidatët duhej ta nënshkruanin deklaratën për respektimin e “Platformës për ajër të pastër”, nga iniciativa 02 koalicioni për ajër të pastër, dhe e ftoi në inçizim të debatit mes kandidatëve për kryetarë të Shkupit të cilën e organizon TV “Telma”, njofton Portalb.mk. “Të dalim në duel, sot në 4 ju ftoj të mos jeni arrogant të dalim përpara opinionit bashkë me kandidatët tjerë”, deklaroi Shilegov. “Pse më thirrni mua, a erdhëm këtu që…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale ka ngritur procedura për kundërvajtje ndaj televizioneve “Alfa”, “Kompani 21-M” dhe “Star”, mbi bazën e raportimeve nga monitorimi i fushatës zgjedhore. Procedura kundër TV Alfa është ngritur për shkak të mbulimit jo të balancuar të zgjedhjeve lokale 2017, në programin e përgjithshëm në 10 ditët e para të fushatës, përcjell Telegrafi Maqedoni. TV Kompani 21-M dhe TV Star kanë emetuar program të paguar politik në programe të veçanta informative: në emisionin debativ “Click Plus”, i emetuar më 4 tetor në TV21 dhe në dy edicione të “24 hapur” i emetuar më 4 dhe…
VMRO-DPMNE-ja vazhdoi fushatën elektorale në Dellçevë. Nga ky qytet, VMRO-ja kërkoi dënimin e Qeverisë e cila sipas kësaj partie çdo ditë e më tepër po shkatërron vendin dhe po e zhytë shtetin në borxhe të thella. Kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski kërkoi nga qytetarët e Dellçevës që më 15 tetor të vendosin nëse duan fillimin e erës së re, apo preferojnë rënien ekonomike. Gruevski potencoi nevojën e vendeve të reja të punës duke akuzuar pushtetin aktual për largimin e investitorëve të huaj nga vendi. Eksport i cili po bie, rezerva devizore të cilat çdo ditë e më tepër po zvogëlohen,…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i është mbështetur fushatës së Adnan Nezirit për t’i dhënë përkrahjen e duhur për drejtimin e komunës së Tetovës. Vetë prezenca e Ziadin Selës në Tetovës tregon se Adnan Neziri është opcioni i duhur për të udhëhequr me komunën e Tetovës, për të cilën qytetarët do të jenë bashkëqeverisës për interesat e kësaj komune. Ziadin Sela dhe Adnan Neziri kanë ecur bashkë krahëpërkrah me banorët për të treguar se opcioni dhe vizioni i duhur për Tetovën është me Aleancën për Shqiptarët. Kjo ishte simbolika e Ziadin Selës për t’u dhënë porosi qytetarëve se…
Ish gazetari i njohur dhe shkrimtari Qerim Bajrami ka vendosur të garojë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, si kandidat i PDSH-së për këshilltarë në komunën e Butelit. Ai është i radhitur si kandidat i dytë në listën e këshilltarëve të PDSH-së, me gjasa të mëdha që të përfaqësojë shqiptarët e Butelit në këshillin komunal, sepse gëzon respekt të madh në mesin e tyre. “Në vitin 1975 gjykata e Kumanovës më dënoi me burg për shkak se publikisht thash që Shqipërinë e kam nënë, kurse Jugosllavinë e kam njerkë. Ishin vite të vështira të pushtetit monist”, rrëfen Bajrami storien e…
Komiteti për parandalimin e torturës dhe sjelljeve jo njerëzore pranë Këshillit Evropian adreson kritika të ashpra ndaj Maqedonisë për gjendjen e burgjeve. Ndër konstatimet e theksuara të këtij Komiteti janë: kushtet jo humane, korrupsioni, tortura dhe maltretimet ndaj të burgosurve dhe mungesa e shërbimit shëndetësor efikas. Në raport gjithashtu është konstatuar se në burgje korrupsioni është i orientuar në pagesat për ndërrimin e qelive, blerjen e barërave dhe telefonave celular. Kritika adresohen edhe për çështjen mbipopullimit në burgun e Shtipit dhe atë të Idrizovës.
Në tre muajt e parë të vitit 2017 në Maqedoni ka pasur 2.024.404 shfrytëzues aktiv të telefonisë celulare që nënkupton rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur në vend kishim 2.059.780 shfrytëzues aktiv, njofton Koha.mk. Numri i parapaguesve rezidencial post-pejd është rritur për 1.03% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjithashtu evidente është ulja e numrit të dërgimit të SMS porosive në krahasim me pjesën e pare të vitit 2016 në 5.78%. Tek numri i përgjithshëm i thirrjeve telefonike në celular shënohet rënie në 8.68% në krahasim me vitin paraprak. Si shkak…