Sot në rrugët e Tetovës janë vërejtur një numër i madh i tankeve dhe hermelinave të cilët vinin nga Shkupi. Herlmelinat dhe tanket janë fotografuar në hyrje të Tetovës, dhe qytetari i cili ka dërguar edhe fotografitë në redaksinë e TetovaSot thotë se ishin diku mbi 30 hermelina dhe tanke të ushtrisë së Maqedonisë. Nga ministria e Mbrotjes nuk ka ndonjë njoftim për lëvizjen e makinerisë ushtarake, por lëvizja e hermelinave dhe tankeve ka shkaktuar shqetësim tek banorët e Tetovës./TetovaSot/
Author: Semi
Kabineti i Presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk, konfirmoi se do të marrë pjesë në samitin e Brdo-Brionit më 27 prill në Shkup, citon Telegrafi Maqedoni. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk do të fillojë një turne ballkanik në mes datës 24 dhe 27 prill, ku ai do të vizitojë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe do të përfundojë në Shkup në Samitin e Brdo-Brionit më 27 prill. Qëllimi i gjithë këtijë turneu është që të bëhen parapëragatitje për samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Sofje me 17 maj. Bashkimi…
Organizata joqeveritare, Qendra për bashkëpunim ballkanik Loja, organizoi sot në Tetovë protestë për mungesën e transportit publik me moton ‘Transporti i së ardhmes’. Protestuesit, me autobusë të vizatuar, karroca dhe pankarta në duar, nga qendra Loja marshuan drejtë komunës së Tetovës për të kërkuar zgjidhjen e çështjes së transportit publik. Sipas organizatorëve, transporti publik është nevojë dhe kërkesë e vjetër e qytetarëve të komunës së Tetovës. Sipas tyre, i njëjti ka qenë premtim edhe gjatë fushatave elektorale, por ka ngelur vetëm si premtim. Organizatorët thanë se protesta të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen derisa nuk zgjidhet ky…
Të enjten rreth orës 16 në fshatin Merovë të Tetovës, D.J. (43) nga Tetova deri sa ka lëvizur rrugës me kamionin e tij “Mercedes” me targa të Tetovës nga fshati Merovë drejt rrugës rajonale Tetovë-Zhelinë, tre persona të panjohur ia kanë prerë rrugën. D.J. e ka ndalur veturën, kurse një prej personave ka drejtur një revole ndaj tij. D.J. e ka startuar kamionin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra është konstatuar se A.D. (18) dhe dy persona në moshë 16 vjeçare, të gjithë nga fshati Novo Sellë. Gjatë kontrollimit të njërit prej tyre…
Shënon ulje drastike numri i fëmijëve të vaksinuar. Ndër qytetet në të cilat është vërejtur më së shumti kjo dukuri janë Kumanova, Prilepi dhe Manastiri. Në javën botërore të imunizimit, autoritetet shëndetësore si dhe mjekët apeluan deri te prindërit të cilët nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre që ta bëjnë një gjë të tillë, duke siguruar se vaksinat janë të sigurta dhe pa efekte anësore. Furnizimi i vaksinave bëhet nga Franca, Belgjika dhe Bullgaria. Ndërkohë nga fillimi i vitit të ardhshëm kalendarit të vaksinimit do t’i shtohen dy vaksina të reja. Njëra kundër “rotavirusit” i cili shkakton forma të rënda…
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga drejtori i Komisionit për lidhje fetare, Darjan Sotirovski, sot zhvilloi takim me udhëheqësit e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në republikën e Maqedonisë, të udhëhequr nga Reis Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, shkruan Telegarfi Maqedoni. Në takim u bisedua për çështjet aktuale në interes të BFI-së, si dhe për problemet e funksionimit të myftinisë. Për BFI-në temat me interes ishin lidhjet me institucionet arsimore, me theks të veçant problemi i statusit të shkollave të cilat propagandojnë dhe mësojnë fanatizmin dhe radikalizmin fetar. Kryeministri Zaev i paraqiti qëndrimet e Qeverisë për…
Nga Qeveria, jo vetëm kryeministri Zoran Zaev, por dhe funksionare tjerë të lartë u shprehënentuziast për Raportin. Nga ana tjetër, ekspertë të çështjeve evropiane dhe analist politik theksojnë se Raporti ishte një vlerësim më shumë për klimën demokratike se sa një fotografim i gjendjes në terren. Sipas tyre, deri në nisjen e negociatave, Qeveria ka shumë probleme të hapura që duhet ti mbyll, si ato të karakterit politik, ashtu dhe ato ekonomik Ndërrimi i pushtetit të ri, qasja e Qeveris së re për raporte të mira fqinjësore dhe nisja e reformave strukturore në miratimin në disa ligjeve me aminin…
Ministri për Punë të Jashtme i Republiksë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim zyrtar në Dukatin e Madh të Luksemburgut, në kuadër të së cilës realizoi takim me ministrin për Punë të Jashtme dhe Punë Evropine, Zhan Aselborn, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ministrat u shprehën të kënaqur me përpjekjet e ndërsjellë për intensifikimin e dialogut politik në muajt e fundit, duke rezultuar në dy vizita pune në ministrit e Jashtme, të Republikës së Maqedonisë dhe Luksemburgut. në të dy drejtimet. U shkëmbyen mendimet për kapacitetet dhe interesat e përbashkët me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh…
Ministri për i angazhuar për Marrëdhëniet me Diasporën Edmond Ademi, i cili qëndron në Suedi, sot kishte takim me kryetaren e Këshillit Bashkiak të Geteborgut, Lena Malm, njofton kabineti i tij. Ademi e ka njoftuar Malm me aktivitetet e tij në dhjetë muajt e fundit, duke theksuar përkushtimin në lidhjen institucionale të diasporës me shtetin. Theksoi se diaspora ka një pjesë të konsiderueshme në aktivitetet ekonomike në vend dhe për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Maqedonisë po punon në Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunimin me Diasporën, e cila përveç bashkëpunimit ekonomik, thekson nevojën për bashkëpunim politik, kulturor dhe arsimor. Malm…
Në seancën e sotme për rastin “Toplik” në Gjykatën Penale, janë dëgjuar 11 biseda të përgjuara rreth këtij rasti. Mbrojtja e Mile Janakieski ka kërkuar përjashtimin e publikut, por gjyqtari Osman Shabani hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se publikimi i telefonatave të përgjuara nuk do të cënonte privatësinë e të pandehurve. Në lëndën e PSP-së “Toplik” i dyshuar është ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski dhe pesë persona tjerë, ku akuzohen për shitjen e një parcele ndërtimore në Sopishte të Shkupit. Janakieski, si menaxher në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, përpiloi një…
Ministri pa resor i angazhuar për çështje të komunikimit dhe transparencës Robert Popovski deklaroi se Qeveria do t’i detyrojë edhe rreth 50 organe të ministrive, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare të publikojnë në mënyrë ekeltronike të gjithë dhënat e tyre. Sipas tij, kjo bëhet me qëllim të transparencës në punë ndërkohë që njoftoi se afati për publikimin e të dhënave është muaji qershor. Do të vijojë një raport I dytë lidhur me këtë grupë të bartësve të funksioneve publike që do të kap periudhën 1 dhjetor 2017, 31 maj 2018, përsëri 6 mujor. I kemi obliguar drejtorët, zëvendës drejtorët të…
Shkollat fillore do të jenë të obliguara me ligj të formojnë ekipe të posaçme, të cilët do të punojnë në drejtim të orientimit profesional të nxënësve, konkretisht të ndihmojnë ata dhe prindërit apo kujdestarët e tyre për zgjedhjen e shkollës së mesme dhe profesionit të nxënësve. Për këtë qëllim duhet që shkollat të realizojnë programe përkatëse me nxënësit e klasave të teta dhe të nënta Një hallkë e munguar prej kohësh në sistemin tonë arsimor, respektivisht orientimi profesional i nxënësve nga niveli i shkollimit fillor në nivelin e shkollimit të mesëm, pritet të rregullohet me Ligjin e ri të arsimit…