Gjithsej 11 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së fundit në rajonin e SPB Shkup. Në një prej tyre, më rëndë është lënduar një person, në katër lëndime të lehta trupore kanë marrë pesë persona, ndërsa gjashtë aksidente kanë kaluar vetëm me dëm material. Siç informon MPB-ja, dje policia ka zbuluar dhe sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 11 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, si dhe 13 persona të cilët e kanë drejtuar automjetin…
Author: Semi
A Prej sot deri më 20 tetor në Qendrën për dizajn “Dhoma publike” do të hapet ekspozitë e fotografive “Brazili ndër fotografi – para syve të opinionit të Maqedonisë”. Ky është rezultat i bashkëpunimit midis grupeve shfrytëzuese Uiki Arsim” nga Brazili dhe “Dituri e ndarë” nga Maqedonia, me rastin e Ditës së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë dhe Brazilit (14 tetori 1998). Në ekspozitë do të prezantohen 20 fotografi nga natyra dhe nga ndërtimet historike dhe moderne në Brazil, të cilat në vitin 2015 dhe 2016 kanë marrë pjesë në garat për fotografi “Uiki e do vendin” dhe “Uiki…
Aksioni më masiv për dhurim të ushqimit – “Ushqe 1000”, me rastin e shënimit të ditës botërore për luftë kundër urisë – 17 tetori do të promovohet sot në Shkup. Qëllimi i këtij aksioni, është nxitja e solidaritetit, si dhe ngritja e ndërgjegjes shoqërore për dhurim të ushqimit të atyre të cilët kanë më së tepërmi nevojë, çdo ditë. Organizatorë të aksionit janë Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Lëviz gishtin – organizata “Eja Maqedoni” dhe nga shoqata civile për ndihmë të të pastrehëve dhe personave të rrezikur social “Mirësi”.
Premtimet e kanditatëve të komunavë, në vend, në fushatat e tyre, kanë qenë të hiperbollizuara. Ku në mandatin e tyre katër vjeçarë jo vetëm që nuk i kanë realizuar , ato që i kanë premtuar, por edhe për problemet e vogla, nuk kanë patur përkushtim. Premtimi i BDI-së, që nuk u realizua 15 vite në qeverisje, premtohet edhe në këto zgjedhje lokale. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka thënë se është inicuesi për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, nuk është realizuar. Ku edhe në këto zgjedhje del dhe e premton, të njëjtën. Por, ka harruar për…
Bashkim Bakiu, kandidat për kryetar të Sarajit nga Lëvizja Besa, në një intervistë për Almakos, ka folur për vizionin e tij për Sarajin, ku dëshiron të përmirësojë jetesën e qytetarëve, duke realizuar projekte modeste. Premton ndërtimin e infrastrukturës, investime në arsim dhe zhvillim lokal ekonomik. Gjestin e ish kryetarit të komunës, Blerim Bexheti për t’u rikandiduar e ka cilësuar si gjest egoist dhe qasje joprofesionale ndaj detyrës publike. Ai akuzon pushtetit lokal të BDI në Saraj se i ka munguar elementi i qeverisjes së mirë, ka pasur jo transparence, ndërsa atje ku ka jo transparence ka edhe korrupsion. Sipas…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot realizoi takim me ambasadorët e SHBA-së, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Republikën e Maqedonisë. Temë e bisedimeve, siç njoftojnë nga partia, ishte fushata zgjedhore dhe zhvillimi i saj. “VMRO-DPMNE ka theksuar se gjatë fushatës janë vërejtur një sërë shkeljesh të procesit zgjedhor, incidente fizike, shtabe të demoluara, si dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore për qëllime partiake”, thuhet në kumtesë. Nga VMRO-DPMNE, gjithashtu është theksuar nevoja e zbatimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, me ç’rast, siç theksohet në kumtesë, nevojitet angazhim i rritur i institucioneve shtetërore. “VMRO-DPMNE është e bindur se zgjedhjet…
Zgjedhjet lokale më 15 tetor janë mundësi që ju qytetarët t’i shprehni pikëpamjet tuaja për drejtimin në të cilin komunat tuaja duhet të lëvizin në të ardhmen, tha shefi i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë, Samule Zhbogar në video porosinë drejtuar përmes llogarisë së tij të tuiterit në prag të mbajtjes së zgjedhjeve. “U bëjmë thirrje liderëve politik dhe anëtarëve të partive t’i zbatojnë zgjedhjet pa frikësim dhe dhunë. Përkujtojmë rëndësinë të bëhet ndarje e qartë mes aktiviteteve shtetërore dhe partiake, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Ne vlerësojmë se institucionet shtetërore siç është policia, institucionet e pavarura si…
Ekspozitë me fotografi nga Kolonia e Arteve Ndërkombëtare “Takimet e Vevçanit” dje është hapur në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Paris, me rastin e Ditës së Kryengritjes së Maqedonisë, njofton Portalb.mk. Hapjen e ekspozitës e bëri sekretari i Ambasadës së Maqedonisë në Paris, Afrim Jashari, me moton “përpara dhe pas ngjyrës – fotografi shumëfjalëshe”, ku u paraqitën veprat e 30 fotografëve eminent nga Maqedonia, por edhe të kolegëve të tyre nga Franca të cilët në dhjetë vitet e fundit kanë marrë pjesë në koloninë e artit: Gligor Çemerski, Millosh Koxhoman, Mirosllav Masin, Niçe Vasielv, Petar Poçev, Stavre Dimitrov-Stadim,…
Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë mbajti tubim në Tearcë, ku kërkuan nga banorët e zonës që të votohet kandidati i tyre për kryetarë të kësaj komune, Ruhan Ilazi. Ky i fundit tha se Tearca do të ndryshoj për së mbari, nëse në zgjedhjet e së dielës qytetarët rrethojnë numrin 15. Ndërkaq, kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi, tha se oponenti i tyre politik, BDI-ja ka bërë marrëveshje me LSDM-në për Tetovën, pasi që sipas tij do të pësoj disfatë në këto zgjedhje lokale. Ai thotë se përveç PDSH-së, asnjë parti tjetër shqiptare nuk është opozitë e vërtetë. “Bile herë pas herë…
Mbi 90 mijë turistë të huaj e kanë vizituar Maqedoninë gjatë gushtit të këtij viti. Më të numërt ose 21.093 kanë qenë nga Turqia, pastaj 5.926 nga Polonia, 4.316 nga Rumania, 3.739 nga Greqia, 3.470 nga Bullgaria dhe 3.257 nga Gjermania. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, tregojnë se numri i turistëve në gusht të vitit 2017 arrin 188.758, ndërsa numri i bujtjeve arrin 766.844. Numri i turistëve në gusht të vitit 2017, në krahasim me gushtin e vitit 2016, është rritur për 20,4 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 10,4 për qind. Numri i turistëve vendor në…
Blerim Bexheti, ish kryetar i komunës Saraj të Shkupit, një mandate deputet i zonës së Dërvenit të Shkupit, dhe në fund ministër i drejtësisë, në zgjedhjet lokale të tetorit rikandidon për një mandate të ri të kryetarit të komunës. Në një intervistë për Almakos, Bexheti sqaron pse BDI riciklon kuadro të njejta për funskione të ndryshme të pushetit dhe cila është përgjegjësia e tij si ministër i drejtësisë në dështimin e reformave në drejtësi. Përvojën e të qenit deputet dhe ministër thotë se do ta përdor për zhvillimin ekonomik të Sarajit. S’kam faj për dështimin e refomave në drejtësi, ministri…
Për partitë politike në Maqedoni nuk është mision i pamundur përfitimi i votave nga komuniteti “ tjetër” dhe kjo u vërtetua edhe gjatë zgjedhjeve parlamentarë të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, kur rreth 40 mijë shqiptarë votën ia dhanë LSDM-së. Megjithatë, një vendim i tillë i elektoratit, u vlerësua nga analistët si votë ndëshkuese ndaj BDI-së dhe votë shprese, pasi kryeministri aktual gjatë publikimit të “bombave” pati deklaruar se përgjime ka edhe për rastet e montuara ndaj shqiptarëve dhe se të njëjtat do të publikohen. Megjithatë, materialet e tilla ende nuk janë publikuar, shkruan Almakos. Nga një analizë të…