Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në gusht 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta për 0.5% në nivel mujor, ndërsa për 2.7% në nivel vjetor. Në gusht 2017, në krahasim me korrikun 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 2.9%, në sektorin e Industrisë së përpunimit për 0.3% dhe në sektorin e Furnzimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.2%. Në gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin 2016, çmimet e…
Author: Semi
Qeveria sot i zbardhi tri raste për furnizime, tenderë dhe marrëveshje të dakorduara nga pushteti i kaluar për të cilën ekzistojnë indikacione kryesore se me to i është shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencë për shtyp theksoi se është kërkuar hetim prej Ministrisë së Brendshme, si dhe fillim i procedurës para prokurorisë shtetërore. Rasti i parë ka të bëjë për furnizimin e biletave të aeroplanëve nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP) në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2017. Është përcaktuar se personat përgjegjës në SHPPP pas…
Pretendime për fitore në të gjitha komunat ka thënë nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi. “Lëvizja BESA hyn në këto zgjedhje me pretendime që ti fitojë në të gjitha komunat shqiptare”, thotë shkurt Zeqirja Ibrahimi. Përndryshe, Sot në ora 18:00, mbahet tubimi qendror i Lëvizjes BESA për Çair, te “Kompleksi Çairçania”.
Në organizim të Këshillit Euro-Atlanik të Maqedonisë dhe Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tetovës, në ambientet e këtij fakulteti është organizuar një tryezë e rrumbullakët, ku janë prezantuar rezultatet e projektit kërkimor shkencor me temë “Të drejtuarit e dialogut rinor në promovimin e demokracisë në dritën e integrimit Euro-Atlantik”. Në këtë tryezë të rumbullakët shkencore, ka marrë pjesë kryetari i Këshillit Euro-Atlantik, Ismet Ramadani, ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishiç, Marko Cehovin nga Zyra e NATO-s në Shkup, Ilija Djugumanov nga Këshilli Euro-Atlantik, profesor Bekim Maksuti nga Fakulteti Juridik, profesor Jusuf Zejneli nga Fakulteti Juridik, si dhe studentët të…
Përmbaruesi Zoran Dimov, i emëruar për rajonin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup dhe Gjykatën Themelore Shkupi 2 Shkup, është kryetar i ri i Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë (OPRM). Nga Oda informojnë se Dimov është zgjedhur për kryetar në Asamblenë e jashtëzakonshme të OPRM-së, të mbajtur më datën 10 të këtij muaji. Kryetari i deritanishëm i Odës, Zoran Petreski në gusht të këtij viti parashtroi dorëheqje nga funksioni për arsye personale./Almakos/
Shoqata joqeveritare “Zelena Llupa”, vetëm gjatë muajit shtator ka dorëzuar mbi 25 parashtresa për vërtetim të përgjegjësisë së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatësve, në mesin e të cilëve dhe për kreun e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Sidoqoftë, nga ky Këshill njoftojnë se pjesa dërmuese e ankesave të pranuara në vitin 2017 janë zgjidhur, dhe vetëm një pjesë e tyre ka ngelur për t’u proceduar tutje./Almakos/
Kthimi i tarifës së lirë zbatohet në bazë të vendimit të Qeverisë së Maqedonisë miratuar 2 muaj më parë. Vlerësimet e para të ekspertëve për energjetikë janë se me kthimin e tarifës së lirë, të gjithë konsumatorët në të ardhmen do t’i marrin faturat për harxhimet të energjisë elektrike më të ulta për 30 deri më 40 për qind krahasuar me faturat e muajve të mëparshëm, por vetëm nëse do t’ju përmbahen periudhës kur harxhimi i energjisë elektrike është sipas tarifës së lirë./Almakos/
“Ky lloj i ndriçimit përdor algoritme për sa i përket rregullimit të intensitetit të ndriçimit, duke u përshtatur në frekuencën e qarkullimit të komunikacionit si dhe mundëson detektimin dhe alarmimin e dëmtimeve eventuale”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Në dekadën e kaluar gjetëm 560 mijë persona të punësuar, ndërsa tani pas vetes lamë 733 mijë të punësuar, ndërsa në dekadën e ardhshme do të ketë edhe 150 mijë vende pune për qytetarët, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në mitingun e mbrëmshëm në Aerodrom të Shkupit. “Vetëm edhe disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 15 tetorit. Këto zgjedhje lokale nuk janë të thjeshta. Vendimi juaj është shumë i rëndësishëm. Ky vendim është se çfarë të ardhme do të ketë shteti ynë dhe çfarë të ardhme do të kenë fëmijët tuaj, për shtetin tonë të përbashkët”, theksoi Gruevski.
Nxënësit vazhdojnë të ankohen për mungesën e teksteve shkollore. 1 muaj e gjysmë nga fillimi i vitit shkollor ende shumica e nxënësve nuk janë pajisur me libra. Valon Ejupi koordinatori i unionit të nxënësve të Shkupit, theksoi se disa herë kanë apeluar deri te MASH që të zgjidhet problemi i teksteve, por siç thotë deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje. “Viti shkollor ka filluar diku një muaj e gjysëm dhe Ministria e Arsimit nuk ka qenë e gatshme t’i sigurojë këto libra. Ne bëjmë apel deri te Ministria e Arsimit dhe deri te organet kompetente që nxënësve shqiptar tu…
Gjithsej 11 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së fundit në rajonin e SPB Shkup. Në një prej tyre, më rëndë është lënduar një person, në katër lëndime të lehta trupore kanë marrë pesë persona, ndërsa gjashtë aksidente kanë kaluar vetëm me dëm material. Siç informon MPB-ja, dje policia ka zbuluar dhe sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 11 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, si dhe 13 persona të cilët e kanë drejtuar automjetin…
A Prej sot deri më 20 tetor në Qendrën për dizajn “Dhoma publike” do të hapet ekspozitë e fotografive “Brazili ndër fotografi – para syve të opinionit të Maqedonisë”. Ky është rezultat i bashkëpunimit midis grupeve shfrytëzuese Uiki Arsim” nga Brazili dhe “Dituri e ndarë” nga Maqedonia, me rastin e Ditës së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë dhe Brazilit (14 tetori 1998). Në ekspozitë do të prezantohen 20 fotografi nga natyra dhe nga ndërtimet historike dhe moderne në Brazil, të cilat në vitin 2015 dhe 2016 kanë marrë pjesë në garat për fotografi “Uiki e do vendin” dhe “Uiki…